FOTOT/ Historia tronditëse: Në pak ditë unë do të duhet ta varros këtë vajzë të bukur dhe babanë e saj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një nënë ka ndarë disa momente prekëse të vajzës së saj 5 vjeçare, e cila po lufton me kancerin.

Vajza pesë vjeçare e Ally Parker, po përballet me një sëmundje të “egër”, betejën me kancerin që i ka përfshirë një pjesë të trurit vogëlushes.

Ndërsa edhe babai i saj që shihini në foto vuan nga një sëmundje e pashërueshme neurologjike.

Nëna nga Florida tani përballet me fatin e zymtë dhe të hidhur për të varrosur të dy, si vajzën, edhe babain e saj, brenda pak javëve, pasi mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë se ata mund të mbijetojnë.

Ajo ngarkoi një fotografi në Facebook gjatë ditës së dielë, duke treguar burrin, Sean Peterson, që qante nga shtrati i spitalit.

Shprehja e dukshme e agonisë në fytyrën e tij, përcjell dhimbjen e madhe që e gjithë familja është e detyruar të durojë.

Më 6 dhjetor, vajza Braylynn Lawhon u diagnostikua me “Difuzin Intrinse Pontine Glioma”, forma më vdekjeprurëse e kancerit të trurit, që nuk ka shërim.

“Ne të gjithë menduam se do të jetonin mbijetuar nga pjesa tjetër e nesh … dhe sigurisht nuk kemi menduar kurrë se Braylynn-i im i çmuar i vogël do të ishte i pari që do të shkonte”, shkruante Parker në Facebook.

“Viti i kaluar ishte i vështirë për ne, por nuk mund të filloj dot të shpjegoj se sa e vështirë do të jetë ky viti i ri.

Në pak ditë unë do të duhet ta varros këtë vajzë të bukur të vogël. Muaj, ndoshta edhe javë, më vonë, do të duhet ta varrosin babanë.

Të dy heronjtë e mi, të shkuar, brenda të njëjtit vit,” shkruan nëna e vajzës së sëmurë në facebook. “Si mund të na ndodhte kjo?

Çka bëri ndonjë prej nesh për ta merituar këtë?

Pse duhet të na lënë? Çfarë duhet të bëjmë?

Unë nuk pranoj të besoj se ka një arsye për këtë. Kjo botë është një vend i tmerrshëm”, shkruan ajo.

Ndërkohë, familjes Pensacola iu dha një dritë shprese pasi dëgjoi për trajtimin revolucionar eksperimental në Meksikë që mundet t’i shpëtojë jetën vajzës së vogël, shkruan “Daily Mail”.

Por për realizimin e këtij trajnimi duken 300,000 dollarë për procedurat.

Dhe për këtë arsye familja e vajzës, e vendosur që të mos dorëzohet, po mbledh donacione nëpërmjet një faqeje GoFundMe.

Trajtimi, që nuk mbulohet nga sigurimi, kushton rreth 30.000 dollarë në raundin e parë, dhe për shkak të natyrës agresive të këtij kanceri, duhen bërë disa raunde për të pasur sukses, pra duhen 300.000 dollarë gjithsej. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE86B00000578-0-image-a-19_1515635097959-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE86B00000578-0-image-a-19_1515635097959.jpg","attachment_id":"826102"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE86F00000578-0-image-a-20_1515635108249-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE86F00000578-0-image-a-20_1515635108249.jpg","attachment_id":"826101"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE85700000578-0-image-m-23_1515635127754-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE85700000578-0-image-m-23_1515635127754.jpg","attachment_id":"826100"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE86700000578-5256911-image-m-26_1515635264417-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/47FFE86700000578-5256911-image-m-26_1515635264417.jpg","attachment_id":"826099"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD2D00000578-5256911-image-m-6_1515645487401-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD2D00000578-5256911-image-m-6_1515645487401.jpg","attachment_id":"826098"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD0D00000578-5256911-image-a-10_1515645880963-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD0D00000578-5256911-image-a-10_1515645880963.jpg","attachment_id":"826097"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD4500000578-5256911-image-a-1_1515645279585-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD4500000578-5256911-image-a-1_1515645279585.jpg","attachment_id":"826096"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD3D00000578-5256911-image-a-5_1515645381436-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4800CD3D00000578-5256911-image-a-5_1515645381436.jpg","attachment_id":"826095"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *