“Gjithçka është stil”, Kumbaro bashkon kulturën dhe sportin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Aeronautikës nderoi dje pasdite në një mbrëmje Gala, Xhonatan Islamin me titulli “Sportisti i Vitit 2017”.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit, Rinise dhe Sportit, Lindita Nikolli, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Viron Bezhani, Presidenti i FSHAir, Renis Tershana, Drejtori i Autoriteti i Aviacionit Civil , Krislen Keri, etj

Në aktivitetin e zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Kumbaro tha se “gjithçka është më shumë se një garë, është stil”.

“Sporti dhe Arti kanë shumë të përbashkëta. Qëllimi më i rëndësishëm është arritja e rezultatit më të mirë të mundshëm. Të dyja orientohen nga qëllimi për sukses Artisti dhe sportisti kanë si synim për të fituar Garën, garën skenike, ose garën sportive”– u shpreh në fjalën e saj Ministrja Mirela Kumbaro .

Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë FSHAir dhe aktivitetet sportive, turistike dhe kulturore, duke besuar që edhe këtë vit do të jetë pjesë e pandashme e rrugëtimit së bashku për promovimin e vlerave kulturore të vendit tonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/11111-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/11111.jpg","attachment_id":"826249"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-1.jpg","attachment_id":"826250"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/23-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/23.jpg","attachment_id":"826252"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/234-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/234-4.jpg","attachment_id":"826253"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *