Përse është i shqetësuar Berisha për “Pallatin e Bashës” në Vlorë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Nuk ka ndonjë lajm të ri rreth pallatit që figuronte në emër të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë. Të gjitha detajet rreth tij janë bërë publike me kohë. Ai u ndërtua duke zaptuar vijën bregdetare dhe ujin e detit, dhe duke fallsifikuar një pronë në breg të detit. Pronar formal ka figuruar vjehrri i Lulzim Bashës, por në Bashkinë e Vlorës njeriu që ka bërë pazare për pallatin, ka qenë djali i Sali Berishës, deri dhe tek oferta për të shkëmbyer nderin me investime publike për Vlorën.

Po ashtu, është e njohur botërisht se Edi Rama shmangu penalizimin e njerëzve të Lulzim Bashës për zaptimin e tokës dhe fallsifikimin e dokumenteve, pasi drejtësia ishte në dorë të Berishës, dhe e prishi me vetëdije pallatin për interes publik, pra për të liruar hapësirat e zaptuara, se do të ndërtohej “Lungomare”.

Për këtë shkak, Edi Rama i ka dhënë Lulzim Bashës një javë pasi doli nga çadra, 11. 3 milion euro dëmshpërblim për këtë pallat.

E reja e vetme është që nga 11. 3 milionë euro, Gjykata e Strasburgut ka shtuar dhe dy milionë të tjera.

Pra, këtu nuk ka ndonjë lajm të ri rreth legjitimitetit të pagesës së pronarëve të pallatit. E reja e vetme që u shfaq qysh në maj të vitit të shkuar, është pagesa e menjëhershme e qeverisë për Lulzim Bashën dhe tërbimi i Sali Berishës.

Tërbimi i parë i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës ndodhi pikërisht kur kuptoi se bashkë me daljen nga çadra, pronarët e pallatit kishin marrë dhe 11,3 milionë euro. Siç e kanë pas  zakon njerëzit e tij, i merrnin paradhënie nderet dhe nuk pretendojnë dot më të jenë tek përfituesit e dëmshpërblimit. Por kjo është arsyeja më e vogël për t’u tërbuar.

Arsyeja më e fortë dhe e besueshme, është se Berisha e shikon luajalitetin e Edi Ramës për t’i paguar paratë e një biznesi të paligjshëm një kundërshtari, si akt korruptimi. Pra, ai shikon se në marrëveshjen e 18 majit ka pasur më shumë pazar lekësh, se sa pazar zgjedhjesh.

Kjo nuk është realisht e vërtetë, por është bindëse për kulturën politike të Sali Berishës. Sali Berisha i përket një shkolle politike ku kundërshtari politik, mundësisht duhet vrarë e jo më të paguhet.

Ai nuk e pranon dot që të ketë ai në dorë t’i paguajë një vendim gjyqësor kundërshtarit dhe ta zbatojë vendimin. Ai është gati të shkeli dhe dhjetë vendime të tjera për të mos e paguar. Dhe duke pasur këtë kulturë politike, ai nuk e shikon si detyrim të qeverisë pagesën për pallatin, por si akt korruptiv të Ramës ndaj Bashës.

Ana tjetër që i frikësohet Berisha, është pavarësimi i Bashës nga një shumë kaq e madhe e ofruar legalisht. Ai e shikon këtë si një premisë që ai të pavarësohet prej Berishës dhe të ndjehet i pavarur prej tij.

Dhe nuk e ka vetëm me Bashën. Me këdo nga të vetët që mund të pasurohet për rrethana të ndryshme, ai tërbohet. Kjo shumë marramendëse e bën të ndjehet edhe më keq. Pastaj paranoja vjen i forcohet, se si para një proteste të re, atij i shtohen dhe dy milionë euro. Dhe këtu shpërthen duke bërë sikur u qan hallin shqiptarëve përse po u merr para Lulzim Basha me kunatin dhe vjehrrin e tij, kur më lehtë e ka tu thotë atyre t’ua kthejnë lekët shqiptarëve.

Ky është thelbi i protestës së Sali Berishës. Normalisht sot ai duhet të ishte kokëulur për këtë që po ndodh. Djali i tij ka qenë sekseri i këtij pallati, Habilajt kanë qenë roje të rrethimit të pallatit, kunati i Lulzim Bashës është pronari real, dhe përfituesit janë të gjithë rrethi i tyre. Edi Rama është përgjegjës që e prishi pallatin si ndërtim të ligjshëm, pasi drejtësinë e kishte në dorë Sali Berisha dhe do ta legjitimonte, paligjshmërinë e tij, edhe sikur Rama ta kishte çuar në gjykatë. Por sidoqoftë, ai duhet të provonte.

Por ai e prishi si një ndërtim që pengonte perspektivën e Vlorës, dhe për këtë duhet të paguante. Problemi i Berishës është se nuk i ka gjërat në dorë tani që po ndahen lekët. Dhe i trembet shumë idesë, që lekët janë në duart e vartësve të tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

22 komente në “Përse është i shqetësuar Berisha për “Pallatin e Bashës” në Vlorë?”

  1. Alban Dega says:

    PSE !?

    Ka friken ne palle per sarajet e Dugajat e Xenit dhe
    Armines …..
    Ato do te konfiskohen sepse jane ngritur me gjak te pafajshem benesh, gradh shtatzena e pleqsh.
    Jane ngritur me para krimi !

    1. adi says:

      mero
      timonieri bleu bashen me leket e shqiptareve ??????
      pse nuk i nxori timonieri dokumentat fallco qe kishin bere rilindasit e rames ?????
      dhe pyetja kryesore mos ndoshta edhe gjykates se hages duhet ti behet veting simbas stilit rilindas??????
      kur nje njeri normal i kthen pergjigje ketyre 3 pyetjeve e kupton ca tallje trapi ben i zoti i tepsise me shqiptaret.
      dhe ne fakt nuk ka faj shqiptaret meritojne me shume tallje se kaq .
      edhe ti mero ben shume mire qe tall trapin tek e fundit kur ju mer edhe leket edhe frymen nuk ngelet gje tjeter vetem te tallni trapin.
      suksese!

  2. Lani says:

    A duhet ndeshkuar njeri per keto leke tonat qe shkojne ne xhepat e horrave? Po. Ish kryetari bashkise Vlore qe dha lejen dhe Edi Rama qe e prishi. Zotesi eshte tia prishesh me ligj. Ndryshe cfare merite ti njohim?

    1. mirel says:

      Jo, rendesi ka qe Ramuti i realizon premtimet politikes.
      Vete ben dhe nja dy tre mitingje te tjera ne Vlore, atje te Lungomare..dhe mileti do dorovisin vete, pa jua kerkuar ai.
      Shkurt muhabeti, cfare eshte e paligjshme do shperblehet.
      Sa here te behet gati Ramiu te prishi ndonje ndertim te paligjshem, opa, do ngrihen ne greve politike opozitare pronaret..dhe hop Ramuti do leshoje milionat.
      Ky lloj biznesi eshte i lezecem fare. As shesin e as blejne..vetem marrin cte gjejne perpara..pallate e popull bashke.
      Na kane marre prone..jo na kane blere. Ketij populli asnje lek nuk i vlen lekura.

  3. Sit back and relaks says:

    Dmth, Rama prishi ne menyre te paligjeshme nje ndertim te presupozuat te paligjshem vetem se presupozonte qe gjykata e korruptuar shqiptare do i jepte te drejte lulit, ashtu sic i dha dhe gjykata e korruptuar e strasburgut. Hajde mendje hajde. Dmth sipas Meros Rama bleu Lulin per 13 milion euro qe dihet se ku do perfundojn e per cfare do perdoren. A te kripsha te mendjes ja.

    1. mirel says:

      Jo, Ramuti e shperbleu me 11 milion meqe gjykata do e nxirnin te pafajshem. Keshtu qe Ramuti nxitoi vete para gjykates,u veteshpall fajtor per paligjshmerine e lejes se ndertimit..dhe vrapoi e shperbleu Lulin para se ta merrte vesh Berisha, ne menyre qe te behej pakti i zgjedhjeve. Dheky kunji qe i paska fut Berishes vlen me shume se 11 milione nga leket e popullit. Dmth dy milione, sipas Strasburgut .
      Neve sa here qe te duam ti ngrejme nervat Berishes shkojme paguajme Bashen..dhe anasjelltas, si ta sjelli historia.
      Kesaj i thone Drejtesi.
      Dhe Strasburgu u permend sa per hi syve.
      Nuk e shikoni cfare ping pongu behet me paret e popullit.
      Nderti eshte i paligjshem, po per ti cytur nervat Berishes. ..po i jap miliona Bashes…
      Ka arritje me te madhe se kaq😀

  4. Dibrani says:

    O Mero bukur e the qe kjo ndertese eshte ber jasht cdo kornize ligjore….por me kaq e mbyll

    Dhe fillon duke shtjelluar ,.. : Cka per tu cuditur ? Rama e kishte ndermen tua jepte leket ,..vetem 2 milion Euro shtoi me shum nga Strazburgu ,..qe ne fakt nuk eshte e vertet se do paguash dhe Strazburgun 1.4 milion Euro.
    Pra me nje fjal veprimet e Rames i legjitimon si mburrje.
    Kurse un mendoj qe vjen era korrupsion shtetror qe si ha fare c’mendon populli dhe i injoranc ne qeverisje…qe po i kushton popullit.

    Problemi qendron tek ajo qe the ne fillim ndertes se pa-ligjshme.
    Pra kemi korrupsion si nga Lulushi-Berisha dhe Gjika
    Shtrohet pyetja perse fle Rama ndaj kesaj grabitje shtetrore dhe thyerje te ligjit.

    Ose eshte i pa-zoti ne detyren e tij ose nuk i rruhet trapi se ka plot afera te veta korruptive ne rendin e dites,. dhe nuk i intereson kjo humbje monetare qe do i kushtoj popullit.

  5. Kombi says:

    BERISHA NUK KA HALL LEKESH , SEPSE KA MILIARDA . HALLI I TIJ ESHTE KOKA E VET .

  6. gezuar festen e 21 janarit 2011 Zaho Rama & Little donald says:

    I nderuar Mero !
    Nqs do themi se Bash krimineli Lul eshte i pafajshem
    ( paska pakez faj sipas jush)
    dhe fajet i paska Berisha
    atehere duhet te arretojme ty dhe Bedri Islamin
    si shpifes te rrezikshem
    qe keni ndyre yllin ne ngjitje te fameziut Arvizu.
    .
    E thene me sakte
    Nese bashkesia nderkombetare duke filluar nga Donaldet dhe mbaruar te Merkelat lejojne nje qendrim kriminal te varteseve te tyre qe tjeter standart kane me gabimet e PS dhe tjeter me krimet e PD atehere ju lutem mos shani Enverin se po e beni Perendi te Shqiptareve

    Nuk ka aresye ku te rrije …qe vjedh tjetri gjysem miljardi dollare te rruga e kombit (me ambasadore pas bythe) dhe shpallet yll ne ngjitje pasi palosi 4 protestues ne bulevard…..
    Shkel ligjin Vjerri & kunetrit dhe ne vend te gjobitet perfiton dyfishin e vleres pallatit.
    …COHU ENVER NGA VARRI KANE FILLUARRECITIMET NE BLOGJET ON LINE DHE JAM I BINDUR QE SHUMICA JANE ANTIENVERISTE POR KUR SHOHIN KETO MONSTRA KTHEJNE KOKEN NGA XHAXHI….
    .PSE DUHET TE PAGUAJNE BREZAT QE VINE GELBAZAT E RAMES…JASHTQITJEN E LUL BASHES DHE FECET E NDONJE AMBASADORI ??

    “””””””””””””””””””””
    KETO DY MATERIALE TE MEPOSHTME TREGOJNE JO VETEM SHKALLEN E KRIMIT TE LUL BASH BERISHES POR DHE PISLLEKUN E SHTYPIT SHQIPTAR ( DHE MEROS) QE MBYLLIN SYTE SOT PARA LUL BASH SERBERISHES
    “””””””””””””””””””””

    Bechtel: Dell – Frank Wisner US Mafia & Basha: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

    Postuar më: 29 Prill, 2014

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    ————————————————————————–

    Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic

    Mero Baze…..07/10/2008


    I personally know Damir Fazllic. I think I met him first time on the same day with Sali Berisha, unless the latter was feigning during that first meet in Washington , January 2005. The American company BG&R contracted him as a specialist for Balkans and he would be part of the team for helping PD electoral campaign in 2005. After contract was signed and it was agreed BG&R would stay by the side of PD, Fazllic asked for a contact person in Tirana. KOP (policy orientation committee) had 2 weeks it was created.

    Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd .

    At least, Berisha publicly insinuated this. With this he also justified the demolition of Zogu I Zi. This last one was a perfect combination of a simply personal interest of the closest person of Berisha’s son, Shkelzen, with the ugliness of that crossover. When I learned the true reason why it was being demolished, I felt grief, but when I though it had to be demolished because it was ugly I felt good. But I couldn’t stay tongue-tied…..

    _________________________
    ,
    Nqs Bash krimineluli jo vetem nuk u arrestua per krimine 21 janarit 2011
    por po tall lesht me Ramen dhe Donald Lune & jetimet e kokpalareve.
    .ju lutem mos u merrni me gazetari apo politike..
    ..Merruni me studime historike per shembull…
    Filloni te gjeni se kur eshte data e pushtimit Shqiperise
    nga nazi-berishizmi dhe lulbashizmi ?
    2 prilli 1991 apo 21 janari 2011 ?

    ..

  7. Alban says:

    TEK BLLOKU….. !

    – Tek Lalzi e Farkat e kucedrave te krimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen Gerdecit e corp!
    Tek blloku… tek bloqet e Gites, Armines, Monikes …
    Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
    Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
    Aty eshte vendi i popullit !
    Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
    Tek Blloku….
    Tek Lalzi ….
    Tek Farka….
    Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
    Kjo eshte Shqiperia qe duam!
    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
    Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 7 here Lugati i Vicidolit dhe 40 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
    Tek Blloku !
    Tek Lalezi !
    Tek Farka… !?
    Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
    Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
    Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!

  8. Kaonia says:

    Berisha ska asnje hall,komenton per c do gje siç e ka zakon.Rama e prishi pallatin me vetedije por e keqja qendron se mileti mer shije negative nga keto gjera aq me keq kur kryetari bashkise ishte socialist qe po mos kishin dale keto gjera do qe deputet sot.Pune shqiperie ,keshtu jemi dhe ti rime mutit siper.

  9. Patriroti SHBA says:

    Zotti Mero, se kush esht ky qen plak, qe tani vetem leh, se askush se degjon, kete e di gjith shqiptaret brenda e jesht vendit,
    Ajo qe na shqeteson me shum, esht kori i kukuvajkave, antishqiptare, qe po ben cmos me gjithfar maskaralleqesh te pengojn hapjen e negocjatave.
    Te lutemi shum, bej nje editorjal, per nje pakt kombetar dhe rendesin e tij, ne menyr qe brenda keti gjashtmujori, bastardet qe sduan rreforme, dhe veting, si ata te PD she te LSHL, ti therasin mendjes, te heqin dore per gjasht muaj nga protestat, trazirat dhe remujen qe kerkojn te bejn per rezimine qevris Rama.
    Me qense thirjet e Rames per bashkepunim , konsesus sduan ti degjojn se kerkojn me pa tjeter te marin pushtetin, me cdo kusht, pamvareisht se marin me qaf popullin, qe mezi pret te behet pjes e familjes Evropjane. Makuteria e ketyre ska te treguar, i shohim perdit se cfar prockullash nxjerin, vetem e vetem te vin e pushtetin e humbur, nga populli.
    Keto mostra, po bejn cmos qe te mos ndodhe hapja e negocjatave, prandaj po bredhin neper qytete per ti mashtruar shqiptaret.
    Me mir se ju askush tjeter smundet tua shpjegoi shqiptareve, domosdoshmerin e nje pakti kobetarm, ne situaten aktuale. Ju faleminderit per mirkuptimin.

  10. Ylli says:

    Hahahahahaha…..Berisha u terbua pse moren njetezit e Lulit 13 milion € ??? Hahahahaha…..cfare arsyetimi.!! Me e bukura qe Edi ja dha Lulit se ky i fundit hyri ne cader.Dhe me fenomenalja eshte qe Merua fshatari mbron Edin qytetarin me idene qe nuk besonte re gjykatat shqiptare dhe i dha Lulit para cash ne dore !!!! Kjo nuk quhet korrupsion i Edit por levizje e zgjuar e Edit .Dhe Edi qe ka frike dhe Gjykaten e korruptuar ne Strasburg bie dakort te japi dhe 2 milion € te tjera .Hahahahaha…….kryeveper fshataresh nfa Tepelena .
    Ai kryetari fshatar i bashkise qe dha lejen nuk ka faj.Madje kryetarin fshatar ,shokun e ngushte te Edit qe gjykatat shqiptare jo te korruptuara ne kete rast per krimet me lejet e ndertimit nuk e denuan fare.
    Po me e bukura eshte qe shokun e ngushte te Edit ,kryetarin fshatar te Vlores e ka kercenuar cuni i Sales.Hahahahaha…..o Mero le kokrren e namit.
    Nje gje me pelqen te Edi.Keta palaco gazetare majtiste dhe keta komentues karagjoze majtiste i ka kthyer ne legena ,legena ,legena
    Gjykata e Strasburgut i jep 13 milion banoreve te pallatit ,keta shkruajne e ka fajin Sala ?????

  11. Alban says:

    TE GJITHE NE KEMBE ! …

    … per Sali Baben dhe dyzet hajdutet e tij !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte thirrja e Vampirit, Kucedres. Shtrigut te Vicidolit Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve Lulezim Basha, Edi Palokarit, Gent Strazimirit, Flamur Noka Stanishicit, Arben Ristan Xurxullit, Monika Kryemadhit, Petrit Vasil Shkolleperlumit …e co.
    Te gjithe ne kembe per:

    1- te mbrojtur sarajet e dugajat e Xenit te ngritura me gjak femijesh Gerdeci !
    2- te shpetuar vilat e Argites dhe Monikes ne Lalez
    3- te shpetuar Lul Berishen per 599 milione eurot e vjedhura nga Autostrada e Kusarise se Kombit !
    4- te ruajtur milionat e vjedhura nga CEZ, Rapiscan, Albpetrol, Armo….
    5- per te shpetuar anijen qe po mbytet te Saleh Kadafit e bandes se tij politike e biologjike
    6- per te shtuar milionat e Butikave te Armines
    7- per te perjetesuar Salikracine !
    8- per te djegur e zhbere perfundimisht Shqiperine
    9- per ta rrenuar e shitur jo vetem detin por edhe mbare Shqiperine
    10- per tu ekzekutuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit vetem qe te perligjim emrin e tij ku nuk guxoi te ekzekutoje as fashizmi e as Komunizmi….
    1001- Me ne fitojne te gjithe sidomos ata dhjetra mijera te vrare e te sakatuar ne 97-en, ne Otranto, ne Gerdec.
    Tashme ata nuk kane asnje hall, asnje vuajtje, asnje borxh, asnje kokecarje !
    Te gjithe ne kembe !
    Me ne fitojne te gjithe!
    Ne parate dhe luksin!
    Ju mjerimin dhe skllaverine !
    A nuk jemi te gjithe te fituar !
    Te gjithe ne kembe qe tu shkelim gjithnje me kembe e me plumba !

  12. Edi Rama says:

    Luftojme korrupsionin ne menyre ilegale!

  13. taraboshi says:

    O z.Mero ne kete rast nuk jam dakort as me ju as me z.Edi .Sepse n.q.s.eshte prish per kapriço ta paguaj Edi Rama .Ne qofte se ka qene me leje dhe ajo leje bie ne kundershtim me planin rregullus ta paguaj Gjika Berisha dhe Zeni si garant .Per vendimin e gjykates te mos zbatohet perkohesisht por te ankimohet nga qeveria ky vendim e jo te luhet me leket e popullit ne shuma kaq te medha .

  14. mero baze nje kaqamak serbe.baze flete vetem per vjehrrin e lulzim basheshes qe juridikisht e legjitim ndertoje nje hotel apo banes pak rendesi se qka ka qen,por mero baze kurre nuk flete per pasurine dhjet milionshe te ilir metes dhe ps si koka e trafik droges ne europe.shkurt,mero baze e fatos lubonja jabe udb-ja e serbis ne shqiperi.nje persone qe fsheh krimin,ne europe denohet si terroriste.mero baze nuk dine te beje analiza,por vetem qesin falle me fatos lubonjen.

  15. Olti says:

    Shpetoni ushatarin Rayan ( Meron) ! Vertet qenka shume keq menderisht ! Ky shkrim flet shume per gjendjen e tij mendore.Gjynah !!

  16. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Te jemi te qart. Fajtor jan pronaret e pallatit ne det.Edi Rama duhet tua nxjerr leket fajtorve, taksapaguesit nuk u kan asnje borxh. Te verifikojn burimet e finances. Paraja e zez te konfiskohet dhe me to paguhen demet e rrumpalles berishjane.

    1. {sit back and relaks} says:

      Eh mer daj, te kishte ndodh kjo qe ka bo Rama me kunotin e Lulit ne ndonje ven tjeter te Europes do kishin shku ne burg te gjithe qe nga Rama, Kunoti, Kryetari Bashkise, zyra urbanisitkes etj etj etj. Akuza do ishte e thjeshte, abuzim me fondet publike dhe detyren. Kjo kryedelja-prokurore qe u zgjodh tani mund te hapi nje ceshtje penale pa pasur nevoje per padi nga ndonje pale tjeter pasi ajo perfaqeson shtetin shqiptar, pra qytetarin shqiptar dhe interesat e tij te cilat jane shkelur edhe me kemben e majte edhe me kemben e djathte. Po te kishte shtet them une, po ndoshta me mire te presim se ca do thote Lu-ja me Vllahon se coku nxjerrin ndonje hyner nga goja dhe ata te dyja.

  17. zi says:

    Po te kuptosh demokracine,ndarjen e instuticioneve,
    llogjiken,ligjet,
    Meroja, vlereson dhe gjykon normal.
    Mentaliteti,kafsheria,anarshia,vendi,koha,njerezit,
    jashte cdo normaliteti juridik e ligjor,
    ben te pa mundur zgjidhjet e pa zgjidhura dhe te pa vlefeshme cdo llogjike.

  18. {sit back and relaks} says:

    Eh mer daj, te kishte ndodh kjo qe ka bo Rama me kunotin e Lulit ne ndonje ven tjeter te Europes do kishin shku ne burg te gjithe qe nga Rama, Kunoti, Kryetari Bashkise, zyra urbanisitkes etj etj etj. Akuza do ishte e thjeshte, abuzim me fondet publike dhe detyren. Kjo kryedelja-prokurore qe u zgjodh tani mund te hapi nje ceshtje penale pa pasur nevoje per padi nga ndonje pale tjeter pasi ajo perfaqeson shtetin shqiptar, pra qytetarin shqiptar dhe interesat e tij te cilat jane shkelur edhe me kemben e majte edhe me kemben e djathte. Po te kishte shtet them une, po ndoshta me mire te presim se ca do thote Lu-ja me Vllahon se coku nxjerrin ndonje hyner nga goja dhe ata te dyja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *