“Policia në fushatë”, Petrit Vasili: Prokuroria mbylli hetimet pasi Rama kërkoi falje në Facebook

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petri Vasili tha se LSI do të marrë pjesë me sencën e rifillimt të sesonit të rri Parlamentar për vitin 2018.

Në një deklaratë për shtyp Vasili tha asili tha se LSI ka depozituar sërish padinë ndaj Edi Ramës në Gjykatën e Lartë për thirrjet e tij gjatë fushatës elektorale, ku i kërkoi policisë të dilte në zgjedhje.

“Ne kemi bërë padi ndaj shtetasit Edi Rama ku ai i ka bërë thirrje policisë për të dalë në fushatë. Ne e kemi ridepozituar padinë në Gjykatën e Lartë.

Pse e kemi ridepozituar në Gjykatën e Lartë? E kemi bërë, pasi Prokuroria e shqyrtoi çështjen në më pak se 2 javë.

Prokuroria thotë se lidhur me deklaratën e kryeministrit, ai shfajësohet me një status falje në Facebook. Kjo është njësoj sikur të vrasësh dhe të thuash më fal”- tha Vasili.

Ndër të tjera, Petrit Vasili tha se LSI do marrë pjesë në sesionin parlamentar të Kuvendit që nis për këtë vit në 15 janar. Ai tha se LSI ka qenë promovuese e konsensusit për reformën në drejtësi.

“Në lidhje me rinisjen e sesionit parlamentar të Kuvendit në datë 15 janar, LSI konfirmon pjesëmarrjen. Kemi dëgjuar një maskaradë të PS lidhur me dëshirën e tyre për reformën në drejtësi.

Ju them se e vetmja forcë politike që nuk e do reformën në drejtësi është Rilindja. LSI ka qenë promovuese e konsensusit për reformën në drejtësi. Integrimin e pengon kapja e drejtësisë”-tha Vasili.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Policia në fushatë”, Petrit Vasili: Prokuroria mbylli hetimet pasi Rama kërkoi falje në Facebook”

  1. zip says:

    . QIRIE VASILI!
    Mirë e ke.!
    Dhe METËN, që tha se do të armatoste popullin dhe do shpërthente luftë civile.: Në burg!!
    🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *