Rama: Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni, arritje historike për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të projekligjit për përdormin e gjuhës shqipe në Maqedoni .

Përmës një postimi në facebook Rama thotë se miratimi i ligjit të gjuhës shqipe është një arritje historike për shqiptarët.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë🇦🇱”-shkruan Rama.

Kuvendi i Maqedonisë vendosi ta kalojë sot projektligjin për përdorimin e gjuhëve që përcakton me ligj përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet zyrtare, me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...