Rënia e çmimeve të pronave në Itali “peshon” mbi bankat dhe votuesit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Italia është vendi i vetëm në BE ku çmimet e banesave ende po bien.

Tregu i pronës së Italisë është një tregues i dukshëm i gjendjes aktuale, teksa Partia qeverisëse Demokratike po “reklamon” një ekonomi të përmirësuar në thirrjen e saj ndaj votuesve, përpara zgjedhjeve të 4 marsit.

Të dhënat kombëtare të publikuara të mërkurën tregojnë përkeqësim të mëtejshëm të çmimeve të banesave në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, në një vend ku më shumë se 72 për qind e familjeve kanë vetë shtëpinë e tyre. Ky fakt po ushqen pakënaqësi ekonomike, shkruan sot ‘Financial Times’.

Më shumë se 80 për qind e italianëve mendojnë se situata ekonomike është e keqe, sipas Eurobarometrit.

Për më tepër, problemet e tregut të pronës italiane janë një zvarritje e sistemit të trazuar bankar të vendit, i cili ende po përpiqet të rimarrë veten nga kriza financiare.

Italia ishte vendi i vetëm në BE ku çmimet e shtëpive ranë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, sipas shifrave të fundit nga Eurostat, Agjencia e Statistikave të BE. Nga ana tjetër, pothuajse dy të tretat e vendeve të BE raportojnë rritje të çmimeve të shtëpive prej më shumë se 5 për qind.

Në terma realë, çmimet reale të banesave të Italisë kanë rënë vazhdimisht që nga viti 2007 dhe tani janë 23 për qind më të ulëta, një rënie që ka “gjunjëzuar” sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.

Ndërtimi thuajse ka përgjysmuar aktivitetin e saj, krahasuar me vitet para krizës. Në vitin 2016, 4.4 për qind e firmave të ndërtimit shënuan rënie, nga 5.5 për qind në 2013, por ende shumë më e lartë se mesatarja prej 2.6 për qind në këtë industri, sipas të dhënave nga Cerved, një agjenci italiane me informacione për biznesin.

Çfarë mund të ndihmojë lidhur me këtë gjendje, shkruan FT, është një rritje e çmimeve të shtëpive, si dhe një rikthim i investitorëve tek prona, të cilët mungojnë në treg.

Ndërsa Matteo Renzi, lideri i Partisë Demokratike, shpreson të mbajë partinë në pushtet, ai mund të punojë më tej për përmirësime ekonomike të tilla si përshpejtimi i rritjes ekonomike, përmirësimi i të ardhurave të disponueshme të familjes dhe krijimi i më shumë vendeve të punës. Por tregu i pronës, panorama e së cilit është ende e zymtë, mund të luajë një rol të rëndësishëm për të nxitur rritjen.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rënia e çmimeve të pronave në Itali “peshon” mbi bankat dhe votuesit”

  1. shqipetari italis says:

    o gazetar kazani hajde na gjej ti nje shtepi ketu ne itali me çmim te ulet hajde interesohu nje here ti! se ne qe jemi ketu nuk po gjejme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *