Skandali i shoqatave fantazmë që u zbulua pak ditë më para përmes një investigimi të kryer nga ana e TemA TV dhe Vipsport sa vjen dhe thellohet akoma edhe më shumë.
Tetë shoqata rajonale të cilat janë Shoqata Rajonale Tiranë, Shoqata Rajonale Shkodër, Shoqata Rajonale Lezhë, Shoqata Rajonale Durrës, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korçë, Shoqata Rajonale Gjirokastër kanë të drejtë vote si antarë të FSHF-së, por që nuk janë të ligjshme pasi nuk janë të rregjistruara në Gjykatë.
Ky fakt u vërtetua pas kërkesës së bërë në Gjykatën e Tiranës, e cila me një përgjigja zyrtare faktoi se këto shoqata nuk ekzistojnë, pra nuk janë të regjistruara pranë gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji.
Fakti skandaloz është se të gjitha këto shoqata rajonale kanë marrë pjesë si votues në Asambletë e mëparshme, me përfaqësuesit e tyre respektiv.
Mikel Furxhi, anëtari me të drejtë vote për Shoqatën Rajonale të Durrësit i kontaktuar nga TemA TV për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje, dha një përgjigje të shkurtër duke mos e pranuar këtë fakt pasi theksoi qartësisht se nuk është anëtar me të drejt vote.
“Jo nuk jam unë e keni gabim”, ishte përgjigja e dhënë nga Mikel Furxhi.
Por, emri i tij është i shkruar qartë në listën e votuesve që janë të pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit si të ligjshëm, si anëtarë me të drejtë vote ne Asamble.
Edhe antarë të tjerë si Ilirjan Përmeti i Shoqatës Rajonale të Korçës, Ridvan Kulli i Shoqatës Rajonale të Lezhës dhe Sulejman Mema i Shoqatës Rajonale të Tiranës kanë shfaqur padije për çështjen e mosregjistrimit në Gjykatë të shoqatës që përfaqësojnë.
Kjo tregon qartë mënyrën se si Armand Duka ka krijuar disa shoqata fantazmë që nuk janë të ligjshme por që kanë votuar në Asambletë e FSHF-së për ti siguruar atij vota të sigurta që janë pronë e paligjshme e tij. ( TemA TV )
Te kerkohet URGJENTISHT mase sigurimi ne gjykate
duke u PEZULLUAR CDO E DREJTE VOTIMI
e ketyre pseudo-shoqateve qe i bejne fresk Dukes se Krimit.
Pajto juriste o Fino, mos rri duarkryq te te vjedhe fitoren Mafiozi Duka.
Si nuk i vjen turp nga kollarua qe var ne qafen prej demi! Turp delenxhiu. Hajduti…
Mendoj se dokumenti duhet ti nenshtrohet nje ekspertimi daktilografik( te shkrimit ,te firmave…) dhe kjo do jete zgjidhja me e mire ,e nese vertetohet,Duka ndeshkohet vete ….
Ore nje gje me bie ne sy te gjitha qytetet kane shoqate rajonale .Vlora pse nuk ka?
Bohotina ti je ajo qe rri poshte tavolinave te zyrave te FSHF eshte shume e dukshme.Dil dil nga ai pozicion se te ze frymen dil bej nje pune te ndershme moj shushunje