5 milionë USD për ujësjellësin e ri/ Kumbaro: Premtim i mbajtur, 24 orë ujë për Përmetin!

12 Janar 2018, 11:35Sociale TEMA
5 milionë USD për ujësjellësin e ri/ Kumbaro: Premtim i

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri kanë inspekuar nga afër kantierin e punës për ujësjellësin e ri të Përmetit.

Si deputete e zonës Kumbaro u shpreh e lumtur që kjo vepër, e cila i jep zgjidhje përfundimtare furnizimit me ujë të qytetit të Përmetit,  po ndërtohet ashtu siç dhe ishte premtuar më herët.

Një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve përmetarë ka qenë furnizmi me ujë të pijshëm. Një problem  i madh edhe për bizneset e qytetit gjatë muajve  të turizmit, të cilët për shkak të mungesës së ujit shpesh nuk mund të ofronin shërbim.  E rëndësishme është që ne e mbajtëm premtimin dhe sot jemi këtu për të ndjekur punimet. Do të vazhdojmë të jemi deri në fund të zbatimit të projektit, derisa çdo qytetar i Përmetit të ketë në rubinetin e vet atë që dëshiron, gjënë më të rëndësishme, ujin”, u shpreh Kumbaro.

Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milionë USD.

Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeçare të këtij qyteti.

 

1 komente në “5 milionë USD për ujësjellësin e ri/ Kumbaro: Premtim i mbajtur, 24 orë ujë për Përmetin!”

  1. latif bora says:

    Po kjo ministrja i kendoi kenge Permetit per ujin? Kush ka qene roli i kesaj ne kete mes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje