A do të bjerë qeveria “Rama”?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Eduard Zaloshnja

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se protestat e fundit të janarit, do të sjellin edhe fundin e qeverisë Rama. Nëse realizohet ky objektiv, do të ishte hera e parë që një qeveri shqiptare e tre dekadave të fundit, do të binte prej shkundjes nga poshtë …

Është e vërtetë se, në vitin 1991, pas grevës së përgjithshme të punëtorëve dhe grevës së urisë së minatorëve të Valiasit, ra qeveria Nano. Por ajo nuk ra prej tyre. Shkaku i vërtetë ishte rënia e komunizmit në të gjithë Europën Lindore, si dhe izolimi ekonomik i shtetit komunist shqiptar. Në qoftë se komunistët shqiptarë nuk do t’i kishin ndërprerë marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Kinën komuniste, protestat në Tiranë do të kishin patur fatin e atyre të sheshit Tienanmen, ku mijëra studentë kinezë, u vranë e u shtypën nga tanket e gardës komuniste …

Është e vërtetë se, në vitin 1997, pasi revoltat e shkaktuara nga rënia e skemave piramidale iu afruan Tiranës, Berisha e pranoi shkarkimin e qeverisë demokrate dhe krijimin e një qeverie provizore, me një socialist në krye. Por shkaku i vërtetë i rënies së qeverisë demokrate, duhet kërkuar në vitin 1996.

Pas zgjedhjeve të majit të atij viti, qeveria amerikane i kërkoi zyrtarisht Berishës, t’i përsëriste zgjedhjet në 40 zona, pasi raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë kishin identifikuar shkelje të rënda në to. Përsëritja e zgjedhjeve në ato zona, kishte gjasa ta rrezikonte kuotën e 2/3 të mandateve parlamentare demokrate, që i duheshin Berishës për t’u rizgjedhur si president i republikës. Dhe ai nuk e pranoi kërkesën zyrtare të SHBA-së.

Vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, do të zhvilloheshin zgjedhjet lokale, dhe Berisha i vuri objektiv vetes të arrinte një fitore me mbi 2/3, në mënyrë që të legjitimonte rezultatin e zgjedhjeve të majit. Dhe kur FMN-ja e Banka Botërore (në të cilat SHBA-ja ka paketën kontrolluese të aksioneve), paralajmëruan publikisht për katastrofën financiare që i priste ata që investonin kursimet e tyre në kompanitë piramidale, Berisha deklaroi se paratë e shqiptarëve ishin më se të sigurta në kompanitë vendase. Ai donte që votuesit shqiptarë të ishin të kënaqur deri në zgjedhjet e tetorit, në mënyrë që t’i jepnin PD-së më shumë se 2/3 e votave. (Motoja e PD-së në ato zgjedhje ishte, “Me ne fitojnë të gjithë”, dhe presidentët e kompanive piramidale shfaqeshin vazhdimisht në tribunat e saj elektorale.)

Dhe në fakt, shumica e shqiptarëve, për fat të keq, dëgjuan më shumë Berishën se sa FMN-në e Bankën Botërore. Në vend që t’i tërhiqnin investimet e tyre nga skemat piramidale, ata shitën shtëpi e katandi, për të futur më shumë pará në to – të joshur edhe nga interesat që rriteshin çdo ditë. Dhe, siç kishin paralajmëruar FMN-ja e Banka Botërore, fill pas zgjedhjeve lokale (të cilat PD-ja i fitoi me mbi 80%), filluan edhe falimentimet e para të skemave piramidale, të cilat përfunduan me ikjen e Berishës nga presidenca. Në qoftë se Berisha do ta kishte pranuar kërkesën amerikane për përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona, skemat piramidale do të mbylleshin prej tij, para se t’u bënin gjëmën shqiptarëve dhe qeveria demokrate do ta kishte mbyllur normalisht mandatin e saj …

Në vitin 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit, Berisha u përpoq ta rimerrte pushtetin me një protestë popullore. Dhe në fakt, protestuesit arritën të pushtonin pothuaj të gjitha godinat qeveritare. Madje, një lejtnant i Berishës deklaroi në televizionin shtetëror se, qeveria kishte rënë dhe se opozita do të krijonte qeverinë e re. Por u deshën vetëm disa telefonata nga kanceleritë perëndimore, që Berisha t’i tërhiqte protestuesit nga të gjitha godinat qeveritare. Dhe atij iu desh të priste edhe 7 vjet të tjera, për të riardhur në pushtet – me zgjedhje…

Aktualisht, protestat që planifikon të fillojë në fund të janarit opozita, mund ta rrëzojnë qeverinë Rama, vetëm nëse kancelaritë perëndimore japin sinjale të forta se e dëshirojnë një gjë të tillë. Sado citime të Tomas Xhefersonit të bëjë Basha, e sado përbetime për rrëzimin e Ramës të bëjë Kryemadhi, qeveria nuk bie në një vend si Shqipëria, për sa kohë që kancelaritë perëndimore nuk duan trazira.

Të mos harrojmë se jemi një shtet i vogël, që nuk do ta kishte fituar dot pavarësinë reale vetëm me kryengritje popullore. Pavarësisë tonë iu vu vula zyrtare, vetëm kur u njoh nga kancelaritë perëndimore në Londër…(AFP.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

25 komente në “A do të bjerë qeveria “Rama”?”

  1. taraboshi says:

    Qeveria Rama 2 nuk eshte ngritur akoma ju analista e gazetare te pjerdhur flisni a do te bier po si bie ngrehina pa u ngritur more derdemene Si nuk mendoni çfar me ba ma mire qeverija dhe opozita qe te shpejtohet hyrja ne Europe por mendoni si me ba pune te liga more e liga ju marret .Ne vend qe te gjithe bashke institucionet medjat organizatat joqeveritare te punojne se bashku per te shkuar ne Europe per te miren e popullit .

    1. Kujtimi says:

      Several KA votate popullit
      NUK ja dhan Basha BERISHA
      KETA Duan te shohin shqiperin posht e me posht
      NUK e Duan kete vend, NUK Duan te a pen negociatat me Evropen
      NUK Duan bringing
      KETO NUK JAN PER RAMEN PO JAN PER POPULLIN
      JAN UMBJE E MADHE PER POPULLIN
      BASHA, BERISHA, LIKE FLORIRI DHE MONA
      JAN KENDRA SHQIPERIS DUHET PASTRUAR NGA POLITIKA

  2. h says:

    Kur ta kuptojne shqiptaret se gjithcka qe ndodh eshte e nderlidhur me politiken nderkombetare do jete larguar Hena nga Toka. Per shqiptarin e thjeshte bota eshte pak a shume lagjja, kanalet porno, dhe ndonje tv italian.

  3. shushica says:

    Si mund te bjere qeveria kur Rama ka shumicen ,si ne parlament ,si ne popull.Cfare analisti injorant ….krahason Kinen me Shqiperine .A e ka idene ky Zaloshnja se populli i majte ne Shqiperi eshte mbi 65 perqind …Dhe nuk ka fare rendesi Rama ,kushdo qe do ti bente thirrje popullit te majte te dilte ne rruge per tju kundervene falangave anarkofashiste tribale te Berishes ,brenda 24 oreve do te eleminoheshin jo vetem lideret por edhe turmat.Pra ,ne se dikush provokon nje prove force ,do te shkaterrohet .Populli i majte eshte me i fuqishem jo vetem si numur ,por ne radhe te pare mbron ide qe ne Shqiperi jane shume here me superiore nga kundershtaret .Sepse ne Shqiperi nuk ka nje te djathte moderne ,por vetem grupime amorfe ,anarkiste ,orientale ,anti kohore qe hiqen si te djathte por qe ne thelb jane mbeturina te kultures anadollake dhe fashiste.Nje gje ndoshta nuk gabon ,ne se Shqiperia do te ndiqte Kinen ,nuk do te ndodhte ajo qe ndodhi Por me nje ndryshim ,,,brenda nje shteti autokrat ,ndoshta Shqiperia do te ishte vendi me i pasur i Europes ,natyrisht duke u shnderruar ne pike strategike per Kinen Ate qe sot synojne shume vende te Europes ,qe nga Britania ,Gjermania ,Franca e deri tek Greqia dhe Serbia .Nderkohe qe ne merremi me debate idiote ,Gjermania ben koalicion te madh ,pra interesi kombetar dhe i shumices mbi individet dhe partite .Kurse bandat e Berishes mendojne vetem si ti shpetojne ndeshkimit dhe te mbrojne miliardat e vjedhura .Sa per dijeni ,o Zaloshnja ,askush nuk e di sa u vrane ne Tienanmen ,nderkohe qe ne si vend i vogel na duhen investime nga Kina dhe jo prononcime idiote per Kinen .Jo me larg se pardje Makron nuk tha asnje fjale ne publik per te drejtat e njeriut ne Kine …aresyeja …interesat .Sa per dijeni ,demonstruesit qendruan ne shesh mbi nje muaj ishin 100 apo 200 mije ,por populli kinez dhe rinia nuk i perkrahen .Ndryshe Kina sot do te kishte perfunduar si India ,nderkohe qe eshte shndrruar ne nje superfuqi .

    1. Kristian says:

      Rrofte Kina ,Turqia,Rusia.TRAP INJORANT ANADOLLAK JUGOR.GREKO-Turk,socialiste =komuniste=mafioze =islamike =jugore.

  4. prit Gabelo me goje hap
    posht sa ti bien bolet Rames
    dhe shijoj bashke me transin moniku
    nji ti Gabel mediash e nji rropsia

    1. mmm says:

      bolet jane te mira

  5. sondazhi says:

    Bravo Saloshja..te dinja pok me ment, por ti qenke i pjedhuir fare..
    Si ske turp kur thua A do bjere qeverija Rama..
    Pse sben nje shkrim A do bjere qeverija e Merkelit.
    Po pse mo? Se populli i dha voten ne menyren plebishitare..
    Pse europa dhe Amerika po vleresojne reformat dhe po behen gadi ta fusin ne Be
    Pse sben pyetjen tjeter..A do arestohet Berisha Iliri, Luli e Monika per ncitje,te popullit, per te rezuar pushtetin etj.
    Turp turp 100 here
    Bejo nj e sondash, ne popull dhe mer pergjigje
    A duhet te rezohjet qeverija dhe a duhet te futen ne burk, BerishaIliri Luli e Mona..

  6. fieraku4u says:

    PO SI DO BJERE QEVERIA RAMA O GOMERE…KUR AI KA 84 VOTA NE PARLAMENT, IKNI I MJERAN SE JENI BERE VARI BIDONIN.

  7. zini says:

    RAMA TI BEJE FIRRJE ELEKTORATIT TE MAJTE ,DITEN QE TE BEHET PROTESTA DHE TE SHIKOHET NGA ESHTE SHUMICA E POPULLIT ,DHE PASTAJ TJU QINE ROBET KELYSHAVE TE SALI KRIMINELIT

  8. N.VJOSA says:

    Nga poshtë ,
    O Zalo,
    vetem koqet mund ti shkundësh Ramës,
    se Populli e votoi me shumicë spektakolare dhe absolute!…

  9. zi says:

    N.q.s historia do te ish nje njeri normal,
    do tu mbeshtyste dhe po te ish perendi,
    do tu mberthente me shume mijvjecare se sa zeus mbertheu prometeun,kot.
    Bjeri kokes ne mur deri sa te nxere dhe pastaj shkruaj,
    cdo germe sidomos e shkruajtur ne shqip eshte nje plage qe pikon gjak,
    cdo fjale ploteson njerine ne vllangat e gjakut ku ra,
    cdo fjali nje shoqeri qe vuan, vuan e pergjakur,
    historia perfaqeson nje popull te tere, nje perzjerje gjaku,dhimbjesh,aritjesh, disfatave,
    nje kombinim i se teres ne ndarjen e se mires ndaj te keqes,luften nder vetes,
    mbejeteses.
    Zhgaravine, hap syte perpara se te hapesh b…..n,
    degjo,degjo,degjo prape ata qe e jetuan historine ata qe e lane me gjak,
    me pas mendo,mendo dhe mund te hedhesh nje germe ne leter,
    mbas vitesh nje fjale e mbas qindra vjetesh nje fjali,
    keshtu shkruhet historia,mbrohet e drejta,e mira,gjaku,e pastra.
    Kafshe.

  10. sami says:

    Kjo si pyetje nuk ,duhet te behet .Nje qeveri bje kur humbet shumice ne kuvend Partit nuk protestojne ne rruge , protestat jane mjete te sindikatave Partit vetem bejne mitingje elektorale .Partit opozitare luftojne fort ne parlament dhe kudo tjetre por jo ne rruge dhe duke u bazuar ne sondazhe kerkojne zgjedhje te parakoshme, Ju zotni i dini keto gjera bile mirreni edhe me sondazhe , kur te bindeni me sondazhet tuaja se Rama nuk i merr 71 deputet i sygjeroni opozites te kerkoj zgjedhje te parakoheshme,Por kam edhe nje si parandjene se edhe protesta nuk do behet fare pas ndonje nderhyrje te LUS , VLLAHUTIN

  11. Jimi says:

    Nuk e di ? Elexoj une gabim Zaloshjen, apo komentusit e mesiperm? Ashtu sic une e kuptoj, Zaloshja pikerisht ate thote! Qe pavaresisht deshires se opozites dhe pavaresisht trubullirave qe ajo don te krijoj me levizjet “populiste” qeveria dhe jo vetem kjo qeveri, nuk bie!
    Ne kushtet ne te cilat ndodhet Shqiperia, vec vullnetit te zgjedhesve i cili eshte paresor per zgjedhjen e nje qeverie esht e domosdoshme edhe perkrahja dhe mbeshtetja qe kjo qeveri e zgjedhur me vullnetin e popullit duhet te kete edhe nga Europa dhe Amerika, gje te cilen kesaj qeverie nuk i mungon, prandaj edhe Zaloshja e percakton si faktor teper te rendesishem per garancite e nje qeverisje normale.

  12. jani says:

    Analize prej kari.

  13. likja says:

    Zaloshnja. Je analist i pabesueshem, gazetar i pabesueshem dhe sondazhist i paafte.

  14. Lumi says:

    Kesaj I thone: opozita ne bulevard pret mos I bien koqet Dashit te Kryeministrise..

  15. Po,Po says:

    Je shunë i saktë dhe me logjikë të ftohtë , zoti Zaloshnja ! Unë do të shtoja
    që opozita e di mirë këtë , por pikërisht , duke ditur dobësinë e Perëndimorëve ,
    që nuk duan trazira e destabilitet , opozita shpreson tu bëjë presion atyre ,
    që të rikthejnë Salinë në pushtet , ashtu sikurse bënë ne 2005-ën , edhe pse
    Saliu e kishte kaluar shumë vijën e kuqe të shënuar prej tyre ! Ashtu sikurse
    brenda vendit , Saliu është mbështetur tek llumi i shqiptarëve , po ashtu edhe
    në marrëdhënie me jashtë , është mbështetur tek njerëzit më të fëlliqu , si
    puna e Grosrukut ( austriakut të OSBE-së ), Doris Pack , etj. që andej janë me
    shumicë !

  16. DETARI Atllantides🌐 says:

    Qeveria Rama 2 ,ka ndezur motoret dhe do te fitoje ne zgjedhjet qe vijne me qeverine Rama 3 !
    Pastaj munde te kete dhe qeveria Rama 4 ,por dhe po nuk pati ,do te kemi QEVERIA VELIAJ 1!
    Ju vazhdoni e mbani te zbutur me shkume sapuni te Rrogozhines………

  17. Cerriku says:

    Qeveria po punon shume mire opozita nga zilia dhe nga frika kerkon remuje me keto veprime favorizon mazhorancen.kjo qeveri ka mbeshtetjen e nderkombetareve.perse? (eshte ne drejtimin e duhur) germo o tare germo.as qenin e ngordhur skane per te gjetur por do humbin edhe vete.

  18. Beni says:

    Ju gazetarët e leshit mos e bëni popullin budalla nukë del populli në protestë për të mbrojtur hajdutët pse do shkojnë në burgë do dalin vetëm familjarët e tyre dhe ata që kanë vjedhë në kohën e tyre populli është fukara por jo budalla

    1. Zhala says:

      Zhaloshe, mos u bej gazi i botes

      1. undefined says:

        Nuk bje qeveria aq lehte pa bere zgjedhje nga populli dhe jo nga militantet e partive. Saliu nxori tanket dhe nuk u rrezua qeveria. Kjo qeveri ka perkrahjen e popullit dhe te nderkombtareve.Tre pale zgjedhje i mori tre shpulla po pritet dhe shpulla e katert.

  19. Sadie Kruja says:

    SI do njeri qeveria kur ka shumisen e octave o mjeran si Lulushja Salushja Krye….va e kokemadhit Vasili koke loqja dhe te tjeret me range zorraniket qe pert si sorra koqet e Dashin per te ngren kreminelat qe Kane duart me gjak Rama ku e ke vetingun se keta prandaj bejme rremuj. futi take ku e meritojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *