Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD kundër LSI: Alternativë është kjo (me Monika Kryemadhin)?

Demokratet nuk jane dakord qe aksioni opozitar kunder mazhorances te behet duke pasur perkrah LSI, partine e cila ka qene kater vitet e kaluar ne perberje te qeverise se Rames.

Ermira Qosja, pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombetar te PD që muaj më parë kërkuan dorëheqjen e kreut demokrat pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e ka shprehur qarte kundershtine per koalicionin me partine e Kryemadhit.

Me anë të një fotoje e diçiture shoqëruese shpreh padakortësinë e saj, per një aleance PD-LSI në protestën e 27 janarit e më tej, në të gjithë aksionin opozitar.

“ka 1 mije arsye per te protestu ndaj qeverise, po a mund te jete alternativa kjo?!”, shkruan Qose, ku nënteksti dhe mesazhi është i qartë: Jo LSI-së!

Është një pjesë demokratësh të cilët nuk e pranojnë faktin që partia e tyre do jetë krahëqafë LSI-së, kundër PS-së.

Ata e shohin këtë forcë të drejtuar sot nga Kryemadhi dhe dje nga Meta, si varrmihësen e saj kur qe ne pushtet, si shkakun kryesor të gremisjes…në opozitë.

Madje dhe ne analizen e humbjes se PD ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 cilesonin aleancen me LSI dhe korrupsionin proverbial te saj ne te gjitha arteriet e shtetit ku qeveriste partia e Metes.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD kundër LSI: Alternativë është kjo (me Monika Kryemadhin)?”

  1. tone says:

    . O Mira, po tek KOKËMADHI shpresoni moj.
    Po si merrni kurrë votat tona.
    Lsi ja,bëri qef sa deshi me PSnë, tradhëtoi të djathtën dhe do të bëjë përsëri aleancë majtas.
    Larg nga Lsija. 😖🐍🐍

  2. Arben says:

    Aha, kjo fotoja duket se permbledh te gjitha subjektet madhore te Burose se hetimit! I kane proceset gati te gjithe keta fyturat e prishura ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *