Bashkim Fino, ish kryeministri që kërkon të thyejë pushtetin e Dukës dhe ringritur futbollin shqiptar

12 Janar 2018, 16:33Sociale TEMA

Në datën 7 shkurt në qytetin e Durrësit do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe për antarët e Komitetit Ekzekutiv. Tashmë zyrtarisht në garë për të marrë drejtimin e insitucionit të futbollit shqiptar janë dy kandidatura, ajo e kreut aktual Armand Duka, i cili synon mandatin e tij të pestë në këtë pozicion pas 16 viteve mbretërim në këtë post, ndërsa kandidatura tjetër është ajo e Bashkim Finos që garon për herë të parë në këtë pozicion.

Ndryshe nga herët e kaluara këto zgjedhje pritet që të jenë mjaft të forta dhe emocionuese pasi në garë janë dy figura me peshë që do të rivalizojnë fort me njëri-tjetrin për tu bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Emri i Bashkim Finos që qarkullonte tashmë është zyrtarizuar dhe ai shihet si njeriu ideal që mund të thyejë pushtetin e Armand Dukës i cili nuk e ka dërguar futbollin shqiptar në nivelet e duhura në këto 16 vite pasi skandalet kanë qenë gjithmonë prezente, akuzat në drejtim të tij kanë qenë në çdo fund kampionati për shkak të përcaktimit të garës. Shpesh herë ekipe të kampionatit shqiptar kanë qenë në qënder të vëmëndjes rreth trukimeve të ndeshje, ku nuk kanë munguar dhe ekipet kombëtare.

Në 16 vite që Armand Duka ka drejtuar futbollin shqiptar shumë gjëra kanë çaluar ku në çdo fund sezoni, institucioni që ai drejton është gjithmonë në qëndër të akuzave për abuzim të garës dhe përcaktim të fituesit të kampionatit. Ne çdo vit kemi një zbrasje të frikshme të stadiumeve. Dhuna vijon të mbetet ende prezent në fushën e blertë dhe përsëriten fenomenet skandaloze të dhunimeve të arbitrave. Institucioni që Duka drejton nuk ngurron që të abuzojë edhe me fëmijët, duke kujtuar këtu projektin e “Grasroots” për të cilin UEFA akordon një fond prej 100 mijë eurosh për tu ofruar kushte komode fëmijëve që të stërviten, por që këtu tek ne i lëshuan nëpër trotuare duke u rrezikuar jetën apo dhe Fondin e Solidaritetit.

Është një president që FSHF-në e ka kthyer në pronën e tij dhe është një nga personat që ka një mos pëlqim ekstrem nga ana e tifozave shqiptar për shkak të mënyrës se si ai e ka drejtuar për 16 vite futbollin shqiptar. Ka ndërtuar skemën e disa shoqatave fantazmë që u ka dhënë në mënyrë skandaloze të drejt votet në Asamblenë e Përgjithshme, por që nuk figurojnë të rregjistruara në Gjykata ashtu siç e kërkon ligji. Dhe diçka e tillë i ka krijuar një komoditet duke i siguruar ato vota që e rizgjedhin si president, por që në këto zgjedhje diçka e tillë nuk do t’i rezultojë për shkak të zbulimit të skandalit.

Të shumta këto skandale që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë këtyre viteve ku ka dhe të tjera, ka bërë që ndryshimi në drejtimin e futbollit shqiptar të jetë i domosdoshëm. Dhe emri i duhur që ka një platformë serioze në shërbim të futbollit është ajo e shpalosur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH nga ana e kandidatit që rivalizon Dukën, Bashkim Fino.

Një platformë që kishte si synim kryesor përmirëimin e imazhit të futbollit shqiptar, që në të vërtetë nën drejtimin e Dukës ka pasur një rënie drastike duke humbur në masë të madhe besimin e tifozave shqiptar. Një tjetër pikë kryesore ishte përmirësimi i infrastruktuarve të terreneve stërvitore ku përgatiten ekipet si dhe ndërtimi i pesë stadiumeve të rinj si ai i “Elbasan Arenës”.

Pika tjetër ishte kufizimi i mandateve në krye të FSHF-së ku presidenti nuk do të ketë më mundësine që të kandidojë më shumë se dy herë. Një gjë mjaft e mirë duke pasur parasysh që një vendim të tillë e ka marrë dhe UEFA që ka vendosur që mandati në atë insitucion të mos jetë më shumë se tre. Plus dhe shumë pika të tjera që ishin të domosdoshme për skuadrat shqiptare si privatizimi i tyre apo dhe përfitimet më të larta nga të drejtat televizive.

Dhe figura e Bashkim Finos i plotëson të gjitha këto kritere për të sjellë një frymë të re dhe përmirësimi të futbollit shqiptar që në këto 16 vite ka lënë shumë për të dëshiruar.

Ish kryeminsitri Bashkim Fino ka një karrierë të sukseshme në jetën e tij politike ku në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, detyre të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Kulmi i karrierës së tij do të ishte në vitin 1997 ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit duke drejtuar me dinjitet shtetin shqiptar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ka pasur detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i Pushtetit Lokal, ndërsa në vitet 2001-2002 Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit, kurse në periudhën 2004-2005 Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Një karrierë e gjatë dhe e sukseshme e një njeriu që tashmë ka ardhur të ndihmojë në përmirësimin e futbolli.

Ka ardhur në kohën e duhur pasi më shumë se kurrë futbolli shqiptar kë nevojë për një drejtim të ri, imazh të ri, ide të reja, dhe me njerëz që kanë dëshirën dhe motivim të punojnë për të ringritur futbollin aty ku i takon.

Përgatiti Fatjon Baze-TemA TV

 

16 komente në “Bashkim Fino, ish kryeministri që kërkon të thyejë pushtetin e Dukës dhe ringritur futbollin shqiptar”

  1. {sit back and relaks} says:

    Nuk e di sa konfrom rregullave te FIFA-s eshte kandidimi i Finos kur dihet qe ai eshte nje politikan aktiv ne skenen politike dhe pjese aktive e forumeve drejtuese te partise ne pushtet dhe qeverisje.

    1. adi says:

      eshte nje nga ngjarjet me skandaloze te futbollit shqiptar po jam i sigurt edhe boteror kur nje deputet i parlamentit ,sekratari organizativ i partise ne pushtet dhe ish kryeminister dmth nje figure me politike se kaq nuk mund te gjendet te kandidoj per drejtuesin e futbollit.
      dhe nuk do meret vesh ne zyrat e fshf do behen mbledhjet e futbollit apo mbledhjet e rilindjes. po kujt i plasi shqiperi hesapi ketu cdo gje ka me pak vlere se ne afganistan.
      eshte e sigurt qe FIFA nese fino fiton do e perjashtoje shqiperine nga te gjitha kompeticionet sepse eshte rasti i vetem ne bote qe politika ben nje kapje te tille te sportit.

      1. ben says:

        adi-nuk ka asnje kusht i FIFA-s apo UEFA-s qe kandidati per Kryetar te nje Federate futbolli te mos jete figure politike apo publike ne pergjithese. Bashkim Fino ploteson te gjitha kushtet per tu bere Kryetar i FSHF-se.

  2. {sit back and relaks} says:

    Nuk e di sa konfrom rregullave te FIFA-s eshte kandidimi i Finos kur dihet qe ai eshte nje politikan aktiv ne skenen politike dhe pjese aktive e forumeve drejtuese te partise ne pushtet dhe qeverisje…

  3. Vari teneqen says:

    Duhet me qene barkderr per kete post ?

  4. Ceni says:

    Besoj se Duka i ka dhenë shume futbollit, me sa di kontrata e brigelit ka qenë sponcorizim i dukes

  5. zhaku I pamposhtur says:

    Ti or mik qe mundohesh ti bësh reklama finos nuk di të godasësh në shenjë. ..kë quan karrierë të suksesshme ti mër trangull? Nejse nuk dua të zgjatem shumë dhe as më rruhet për finon e dukën. .as për ramën e Berishën. ..ju jeni të gjithë halera që edhe plumbin e keni hak ..ziheni si qentë ti hani kokën njëri tjetrit. ..faktikisht merita e dukës është ai kualifikimi i Shqipërisë në euro Francë. .dua të them që Shqipëria u kualifikua falë pazareve dhe jo nga merita e lojtarëve. ..prioritet për shqiptarët nuk është fshf por është korrupsioni dhe degjenerimi i qeveritarëve shqiptarë
    Shqiptarët duhet të korrigjojnë një gabim të pafalshëm. ..tI kthejnë akrepat në vitet 90 dhe ti japin hakun këtyre pjellave që na la qoftëlargu enver
    jeni shume të neveritur. .nuk e di se sa do tju duroj ky popull

  6. Lili says:

    footbolli ishte vend ku perçarje politike nuk i kishte fut hundet e ku gjithe kombi shqiptar ishte i bashkuar.
    Me nje njeri si Fino, exponent i nje parti politike edhe aktiv n’ate parti, perkrahja per federaten do perdoret per perkrahje te PS edhe gjysma e kombit nuk do perkrahe me Kombtaren
    Pra qe ne start eshte nje kandidatur qe sjell perçarje e hije te keqe, e lere ma ma larg.
    Perndryshe e dime se eshte amator footbolli si spektator qe asnje here nuk ka kontribuar per footbollin ,qofte minimalisht duke paguar bileten e vete, qe bile me ato pare te ndihmoje pak ringritjen edhe pajisjen e klubeve me elementet minimale si veshjet apo mjetet e transportit . Jo as kete gje minimale nuk e ka ba…. pra nuk kuptoj cka kerkon ne federaten, pos nje pjese te TEPSIse.
    Duka le shume per te deshiruar, po sigurisht ma pak se FINO i cili nuk di te na tregoje si e beri pasurine e tij… Duka ,bile ka nje rezultat edhe nje kontribut ne footboll.

  7. vang says:

    Perse ne krye te kesaje federate nuk vihet nje profesionist?.Perse njerez te politikes? TE mos pranohen kandidaturat e atyre qe nuk jane marre me sportin profesionalisht.Kjo tregon se ka perfitime.

  8. K. Fier says:

    Ne fakt nuk ka faj ky derdimen, por gazeta TemA dhe ushtare te bindur si Fatjon Baze qe shpifjen e kane njesoj sikur çajne lajthi Peshtan apo hane rrush oborri… Kam pershtypjen qe as Dukes se FSHF dhe as se vertetes nuk i sherbejne lepiresit, por vetem treshes Demi, Fino dhe Eri Braces mund ti bejne pune per te fuqizuar me karburant Partizanin e shpartalluar nga krimi.

  9. albi says:

    Në 16 vite që Armand Duka ka drejtuar futbollin shqiptar shumë gjëra kanë çaluar ku në çdo fund sezoni, institucioni që ai drejton është gjithmonë në qëndër të akuzave për abuzim të garës dhe përcaktim të fituesit të kampionatit. Ne çdo vit kemi një zbrasje të frikshme të stadiumeve. Dhuna vijon të mbetet ende prezent në fushën e blertë dhe përsëriten fenomenet skandaloze të dhunimeve të arbitrave. Institucioni që Duka drejton nuk ngurron që të abuzojë edhe me fëmijët, duke kujtuar këtu projektin e “Grasroots” për të cilin UEFA akordon një fond prej 100 mijë eurosh për tu ofruar kushte komode fëmijëve që të stërviten, por që këtu tek ne i lëshuan nëpër trotuare duke u rrezikuar jetën apo dhe Fondin e Solidaritetit.

  10. Ju rrogetaret e Dukes dhe te FSHF se po vetem kete refrenin e nderhyrnes se politikes tek futbolli ju mesoi Don Duka per 16 vjet o mjerane. Mblidhuni te zyrat e FSHF se dhe mesoni nje kenge tjeter per dy javet qe vijne.Nderrojeni pak se u turperuat fare.Kush eshte mjeshtri i korit te FSHF se????

  11. Lili says:

    A jo ,korri i korbave ne sherbim te dukes nuk mundesh me na thane ,pse nuk ta pelqejme Finon: une Duken qe moti ketu nuk e kam pelqye,shikoje pak reagimet tona per matchin ne beograd kur Duka pranoj mos preseancen e tifozeve shqiptar ne beograd,prandaj reaguam me dronin,edhe sot me indeferencen e tij per Ballist Morinen…
    po ky tjetri eshte edhe ma zi …

  12. ..... says:

    JAM nji mij perqind i sigurt qe te gjitha kto komente ne favor te dukes esht nje njeri i vetem ky qe shkruan me psoudenime te ndryshme i shtyr nga noj legen ne federat , nga ata mashtrusa qe jan atje çfar nuk pret , ne kemi tre vjet qe degjojm stadjumet ne korr qe shajn duken e i thon ik shporru , ktu na dalin te ter e naj bejn burr esnaf ,çfar populli pa kuptushem qe jeni mer zot , FINO e dorzoi mandatin e deputetit dhe nuk ben me pjes ne forumet e PSse , prandaj e ka te drejten me pash te kandidoj dhe ta heqi kte alabak nga ai post ne krye te FSHFse , se e ka bo si organizat bixhozxhish FSHFne , vetem bejn pazare e ndajn pare me njeri tjetrin , pun bakalarosh te pa fytyr , ishalla e fiton FINO se vetem ky esht kandidat se dhe nje nga rruga te dilte me ate do isha , se na esht shpifur me shitje ndeshjesh e me pazare te pista jan ber si shoqeri e deklarume matrapazesh dhe mashtrusish FSHFja.

  13. Skraparlli says:

    Ceni po cfar i ka dhene Don Duka futbollit mor i mjere .U fut si tregetar vezesh dhe u be nje mafioz multimiliarder Aq sa ish oresidenti Berisha e krahasoi me klanin me te fuqishem Rus ate te Zemunit.Duka e vodhi e rrenoi e shkaterroi e bastartoi e infektoi e ka
    Bi futbolin.Respekto veten Ceni qe te te resoektojne te tjeret mos thuaj te paverteta se ne rastin me te mire je injorant dhe ne rastin me te keq po te perdor Don Duka i krimit ( Prap thenia e Berishes)

    1. ce says:

      ka ikur koha e haxhi lleshit per kryetar federate, eshte njeri pa nivel , sdi me lidh 2 llafe , karizma zero, niveli intelektual zero, eshte bere si Haxhi dede rreshat bardhi , han nje gjel deti per dreke,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje