Bashkim Fino, ish kryeministri që kërkon të thyejë pushtetin e Dukës dhe ringritur futbollin shqiptar

Në datën 7 shkurt në qytetin e Durrësit do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe për antarët e Komitetit Ekzekutiv. Tashmë zyrtarisht në garë për të marrë drejtimin e insitucionit të futbollit shqiptar janë dy kandidatura, ajo e kreut aktual Armand Duka, i cili synon mandatin e tij të pestë në këtë pozicion pas 16 viteve mbretërim në këtë post, ndërsa kandidatura tjetër është ajo e Bashkim Finos që garon për herë të parë në këtë pozicion.

Ndryshe nga herët e kaluara këto zgjedhje pritet që të jenë mjaft të forta dhe emocionuese pasi në garë janë dy figura me peshë që do të rivalizojnë fort me njëri-tjetrin për tu bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Emri i Bashkim Finos që qarkullonte tashmë është zyrtarizuar dhe ai shihet si njeriu ideal që mund të thyejë pushtetin e Armand Dukës i cili nuk e ka dërguar futbollin shqiptar në nivelet e duhura në këto 16 vite pasi skandalet kanë qenë gjithmonë prezente, akuzat në drejtim të tij kanë qenë në çdo fund kampionati për shkak të përcaktimit të garës. Shpesh herë ekipe të kampionatit shqiptar kanë qenë në qënder të vëmëndjes rreth trukimeve të ndeshje, ku nuk kanë munguar dhe ekipet kombëtare.

Në 16 vite që Armand Duka ka drejtuar futbollin shqiptar shumë gjëra kanë çaluar ku në çdo fund sezoni, institucioni që ai drejton është gjithmonë në qëndër të akuzave për abuzim të garës dhe përcaktim të fituesit të kampionatit. Ne çdo vit kemi një zbrasje të frikshme të stadiumeve. Dhuna vijon të mbetet ende prezent në fushën e blertë dhe përsëriten fenomenet skandaloze të dhunimeve të arbitrave. Institucioni që Duka drejton nuk ngurron që të abuzojë edhe me fëmijët, duke kujtuar këtu projektin e “Grasroots” për të cilin UEFA akordon një fond prej 100 mijë eurosh për tu ofruar kushte komode fëmijëve që të stërviten, por që këtu tek ne i lëshuan nëpër trotuare duke u rrezikuar jetën apo dhe Fondin e Solidaritetit.

Është një president që FSHF-në e ka kthyer në pronën e tij dhe është një nga personat që ka një mos pëlqim ekstrem nga ana e tifozave shqiptar për shkak të mënyrës se si ai e ka drejtuar për 16 vite futbollin shqiptar. Ka ndërtuar skemën e disa shoqatave fantazmë që u ka dhënë në mënyrë skandaloze të drejt votet në Asamblenë e Përgjithshme, por që nuk figurojnë të rregjistruara në Gjykata ashtu siç e kërkon ligji. Dhe diçka e tillë i ka krijuar një komoditet duke i siguruar ato vota që e rizgjedhin si president, por që në këto zgjedhje diçka e tillë nuk do t’i rezultojë për shkak të zbulimit të skandalit.

Të shumta këto skandale që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë këtyre viteve ku ka dhe të tjera, ka bërë që ndryshimi në drejtimin e futbollit shqiptar të jetë i domosdoshëm. Dhe emri i duhur që ka një platformë serioze në shërbim të futbollit është ajo e shpalosur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH nga ana e kandidatit që rivalizon Dukën, Bashkim Fino.

Një platformë që kishte si synim kryesor përmirëimin e imazhit të futbollit shqiptar, që në të vërtetë nën drejtimin e Dukës ka pasur një rënie drastike duke humbur në masë të madhe besimin e tifozave shqiptar. Një tjetër pikë kryesore ishte përmirësimi i infrastruktuarve të terreneve stërvitore ku përgatiten ekipet si dhe ndërtimi i pesë stadiumeve të rinj si ai i “Elbasan Arenës”.

Pika tjetër ishte kufizimi i mandateve në krye të FSHF-së ku presidenti nuk do të ketë më mundësine që të kandidojë më shumë se dy herë. Një gjë mjaft e mirë duke pasur parasysh që një vendim të tillë e ka marrë dhe UEFA që ka vendosur që mandati në atë insitucion të mos jetë më shumë se tre. Plus dhe shumë pika të tjera që ishin të domosdoshme për skuadrat shqiptare si privatizimi i tyre apo dhe përfitimet më të larta nga të drejtat televizive.

Dhe figura e Bashkim Finos i plotëson të gjitha këto kritere për të sjellë një frymë të re dhe përmirësimi të futbollit shqiptar që në këto 16 vite ka lënë shumë për të dëshiruar.

Ish kryeminsitri Bashkim Fino ka një karrierë të sukseshme në jetën e tij politike ku në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, detyre të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Kulmi i karrierës së tij do të ishte në vitin 1997 ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit duke drejtuar me dinjitet shtetin shqiptar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ka pasur detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i Pushtetit Lokal, ndërsa në vitet 2001-2002 Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit, kurse në periudhën 2004-2005 Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Një karrierë e gjatë dhe e sukseshme e një njeriu që tashmë ka ardhur të ndihmojë në përmirësimin e futbolli.

Ka ardhur në kohën e duhur pasi më shumë se kurrë futbolli shqiptar kë nevojë për një drejtim të ri, imazh të ri, ide të reja, dhe me njerëz që kanë dëshirën dhe motivim të punojnë për të ringritur futbollin aty ku i takon.

Përgatiti Fatjon Baze-TemA TV

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...