Bashkim Fino në krye të futbollit shqiptar: Prapaskenat e një kandidimi dhe si qëndron përballë Dukës

12 Janar 2018, 18:47Sport TEMA

Nga Ylli Pata

Tashmë është zyrtare që më 7 shkurt, dy emra do të garojnë për kreun e Futbollit Shqiptar: Armand Duka dhe Bashkim Fino.

Armand Duka, president i FSHF-së prej vitit 2000 dhe njeriu që e çoi për të parën herë futbollin shqiptar në një kompeticion ndërkombëtar si Europiani, është një milioner.

Ai i ka zgjidhur herët hallet e tij personale. Tashmë është jo thjesht një njeri publik por edhe një tycoon shqiptar, një përfaqësues lobesh të forta dhe një person përgjithësisht jo negativ.

Ai ka në CV-në e tij historinë 18-vjeçare të futbollit shqiptar me të mirat dhe të këqijat e tij. Të mirat u përjetësuan në vitin 2016 me Kampionatin Europian, kurse të këqijat me murtajën e shitjes së ndeshjeve.

Po a duhet të sfidohet Duka nga një person që mendon se duhet të garojë për t’i zënë vendin? Natyrisht që po, është e drejtë e çdonjërit!

Bashkim Fino tashmë e zyrtarizoi kandidaturën e tij për të garuar si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, por sulmet ndaj tij kanë vazhduar edhe më egërsisht.

Fino me Dukën janë miq të vjetër që në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, kur dhe u sulmuan nga Ilir Meta përpara themelimit të LSI-së, i cili i cilësonte ata si pjesë të monopoleve në vend. Njëjtë edhe Sali Berisha në atë kohë. Po përse ata u përplasën kaq egër sot? Natyrisht sepse Duka dhe Fino përfaqësojnë dy grupe të ndryshme interesi.

Armand Duka mbështetet nga një grup biznesi që sot përfaqësohet në sport nga klubi i futbollit “Skënderbeu. Ndërsa e Bashkim Fino duket se ka mbështetjen e tre lobimeve të mëdha. Gaz Demit të Partizanit, Sinan Idrizit të Flamurtarit dhe Safet Gjicit të Kukësit.

Sulmet ndaj Finos po vijnë kryesisht nga qarqe anti-qeveritare, që përveç se ngrenë argumentin se sporti do të kapet nga mazhoranca, që “ka në dorë gjithçka”, sulmojnë edhe personalisht politikanin tashmë veteran.

Kush është Bashkim Fino në hapësirën publike shqiptare dhe a është profili i tij i përshtatshëm që të drejtojë Federatën e Futbollit Shqiptar?

E para: duke e nisur nga “A”-ja, garimi është një e drejtë e çdokujt.

E dyta: duke qenë përfaqësues i lartë i politikës, Fino ka marrë përsipër një risk të madh përveç favorit që ushqen dyshimin që qeveria po e mbështet të marrë FSHF-në dhe mund të përdorë politkisht sportin më popullor në vend.

Nëse zgjidhet, madje ende pa u zgjedhur, ky paragjyim do të jetë mallkim për Finon, i cili duhet të tregojë me vepra se politika nuk do ta kontaminojë sportin.

Por a është kjo një utopi? Padyshim, pasi sporti shqiptar është i kontaminuar prej 27 vjetësh nga ndërhyrja e politikës në çdo klub futbolli, në çdo ndeshja apo kombëtare. A nuk ishte politika që solli Armand Dukën në krye të FSHF-së, duke rrëzuar Sulejman Starovën?

Duka, vëllai i një ministri të qeverisë “Nano” e kishte shumë të lehtë për të rrëzuar “ballistin” Starova në kulmin e lulëzimit të atij që Sali Berisha do ta quante “klani i Zemunit”, e që ishte grupi “Koka-Duka”. Madje Armand Duka ka një histori heroizmi përballë Berishës, të cilit bëri si bëri dhe ia ktheu mendjen në 2006-ën për ta shkarkuar, pasi i kishte vënë pas Bujar Leskajn me një “gozhdë” në dorë.

Bashkim Fino, është padyshim një nga personazhet publike shqiptare më prominente në vend. Ka qenë kryetar i Bashkisë ë Gjirokastrës, para se të ngjitet drejt Tiranës – me helikopter  – për t’u bërë kryeministri i më të vështirës kohë – pranverë e ‘97-ës, ku drejtoi një qeveri në mes të kaosit dhe u bë popullor për gjuhën e tij të qetë e qytetare. Po në ato vitë, ai shfaqi dhe zellin e tij prej futbolldashësi.

Tifoz i “marrë” me Brazilin dhe me Interin e Milanos, njihet për marrëdhëniet e afërta me Gaz Demin, një biznesmen kontraversal me origjinë çame, i cili është presidenti i Partizani; e që drejtues teknik ka një ish-sportist të njohur në Shqipëri, ish-basketbollistin Olsi Rama, i cili është vëllai i madh i Kryeministrit shqiptar.

Pikërisht Gaz Demi, si një nga presidentët e klubeve, pjesë e FSHF-së ka bindur Finon të kandidojë dhe e mbështet për në garën e madhe të 7 shkurtit.

Një garë që për Finon apo edhe për vetë Dukën që kandidon për herë të pestë, është mëse legjitime.

Por pse një pjesë e qarqeve mediatike kryesisht anti-Rama sulmojnë ish-kryeministrin? Një analist i njohur si kritik i kryeministrit, ish-pjesëtar i qeverisë së Edi Ramës, përdorte një fjalor të rëndë ndaj Bashkim Finos në një koment për garën e madhe të FSHF-së.

Por për të argumentuar këtë garë mjafton të ndjekim një logjikë. Ndërmjet Armand Dukës dhe Bashkim Finos, kush ka qenë më i akuzuar nga kundërshtarët e tyre për afera dhe kmpromentime? Natyrisht më shumë është Duka, pjesë e një grupi biznesi që drejton klube futbolli, televizione që fitojnë kontrata nga futbolli dhe tendera milionëshe.

Bashkim Fino, ka një backraund publik të nivelit të lartë. Ka drejtuar qeverinë për më pak se 6 muaj, por fama si Kryeministër i qeverisë së Shpëtimit Kombëtar ka mbetur edhe sot. Është politikan i rëndësishëm prej vitesh, e që deri tani nuk ka pasur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij prej organeve ligjzbatuese. Ky duhet të jetë tregues.

Është zgjedhur deputet në Kuçovë, Fier dhe Korçë, ndërkohë që në diskurin politik është nga të paktët aktorë që nuk shan kurrë, nuk fyen dhe përdor një fjalor qytetar në komunikimin publik. Ka qenë një nga kryebashkiakët e opozitës më bashkëpunues me qeverinë e Sali Berishës dhe këtë ja llogarisin si minus.

Sipas të gjitha kritereve normale, asnjë s’mund t’i heqë Bashkim Finos të drejtën e kandidimit. Por që natyrisht nëse ai përdor asetet qeveritare në katapultimin për të marrë FSHF-së, do t’i japin një vulë që ndoshta Fino deri më sot nuk e ka pasur.

Por kjo vjen më pas. Deri tani paragjykimi vetëm sa krijon hendek dhe jo gjykim logjik.

11 komente në “Bashkim Fino në krye të futbollit shqiptar: Prapaskenat e një kandidimi dhe si qëndron përballë Dukës”

  1. Shkadrani says:

    Qe armand duka nuk e meriton te jete me president i fshf kete e kerkon pjesa me e madhe e shqiptareve gje qe ja treguan atij ne mitingun me rastin e kualifikimit ne europian fakt qe edhe duka e di vete. Pervec kesaj nuk eshte normale qe te zgjidhet edhe kater vite te tjera fenomen ky qe nuk i sjell asgje te mire futbollit kur koha kerkon njerez dhe impulse te reja per tu ngjitur edhe me lart. Dhe ajo qe i ve kapakun moskandidimit te tij eshte qenia e tij si akaioner i nje ekipi qe gjate gjysmes se mandateve te tij eshte shpallur kampion duke vene ne dyshim gjithcka ka fituar korca gjate mbreterimit te tij. vetem keto do te mjaftonin qe duka te mos drejtonte me futbollin shqiptar. Por edhe bashkim fino qe i ka hyre kesaj gare edhe ai duke qene se eshte pozicionuar hapur ne mbeshtetje te partizanit apo kukesit edhe ai nuk ka pse te kerkoje te zgjidhet. Anesia e tij politike por edhe mungesa e qasjes ndaj futbollit e ben finon nje kandidature te papershtatshme per ecurine e futbollit shqiptar. Per me teper nese futbolli sot kerkon ide grinte energji fino qe para pak muajsh mori me vendim te km nje shume te madhe nga parate tona (pavaresisht se edhe ai si duka ka biznesin e tij ) per tu kuruar jashte vendit pra nuk eshte mire nga gjendja shendetesore si mundet qe ky individ te drejtoje futbollin shqiptar. Te dy individet nuk jane per president te fshf. Ai pozicion kerkon njerez te paperlyer dhe profesioniste qe gezojne respekt nga te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare. Dhe nje kandidature e mire do te ishte lorik cana qe do ta nderonte dhe do ta bente shume mire punen

    1. shvejku says:

      O shkodrani!
      Ti e ke te drejte,por gje nuk te takon!
      President te FSHF te zgjidhet nje nga Maroku ose Zimbabve ne pamundesi qe te zgjidhet nje nga fisi Zulu!

  2. Visconti says:

    O ia qifsha robt qe do iki dhe duka se boll vodhi

  3. Shoku " Shpati " says:

    O kryeminister , kush do ta marre ne pytje Bashkim Finon nese I ploteson kriteret per pozicionin qe kerkon ? Pak figura te nderuara sportit shqiptar ka ne shqiperi ? Juve sikur keni shprehur kritiken tuaj per sasine e tepert te dhjamit qe qarkullon ne Tirane ! Fino nuk ka rrespekt per trupin e tij , si mund te jete dashamires apo te sjelle progres ne nje mision te tille kur Fino I fshin buzet me berxolla !!! Po e doni si koleg qe e keni keshilloheni te rregulloj njeher frymemarrjen e tij pastaj te sjellepres nje fryme te re ne sportin shqiptar .

  4. Boby says:

    Ky Finua qenka bërë si fuçi muti, kisha kohë pa e parë. Si katandisen njrëzit…

  5. Visar says:

    Bashkim Fino, ne gjirokaster, ne vitet pas fitores se demokracise, kalonte mallra kontrabande ne shtetiin fqinj, Greqine. Dergonte kamionet kontrabande ne greqi, dhe fitonte miliona.
    Mendoj se nuk eshte veshire te vertetohet.

  6. Lipe Shtogu says:

    Ylli Pata qe te behesh I besueshem hiq dore nga patatet qe leshon.Olsi Rama eshte vellaj I vogel i Edi Rames,ka mbaruar per arkitekture dhe Nuk ka qene ndonje basketbollist shume I njohur.

  7. Lepirsja says:

    Boby-bobja ti moj llapistja e paradhomave boll me se e zbulove veten keq fare.Frenohu pak vajz se ste ben mire per linjat

    1. Boby says:

      ?????, të shava shefin, ja kështu të dhjerë duhet të ndiheni, era mut ju vin????

  8. Ai Dritani i Xhunges shume qenka merzitur qe e hoqi Rama nga zvminister te mbrojtja.Paska inat te madh dhe i mban shume inati.Po cte bente Rama kur te gjithe i thoshin se Hila eshte kokrra e legenit?

  9. pro says:

    neqoftese te dy jane te kontaminuar..te shtyhen zgjedhjet dhe futbolli te gjeje ne mes TIJ njerezit e merituar ..kaq sakrifice e meriton..{Ju keni bere nje shkrim bardh e zi per te dyja figurat..pra si tifoz,jo si njeri qe e vlereson te ardhmen e futbollit}}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje