Donit një rival për Dukën? Ja ku e keni kandidatin Bashkim Fino!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ka qenë kryetar bashkie, kryeministër, zv. kryeministër dhe ministër. Një njeri që di të flasë, që ka qenë dhe mbetet pjesë e politikës, madje e forcës kryesore të saj në Shqipëri. Nëse dikush donte një rival për Armand Dukën, ja ku e ka Bashkim Finon. Deputeti i Partisë Socialiste, njeriu që përdori ndeshjet e futbollit për të veshur me mbathje të shkurtëra politikanët dhe për të zbutur Shqipërinë e 97-ës kandidoi për të qenë president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Që nga viti 2002 kur u bë për herë të parë numri 1 i FSHF-së, Duka ka gjetur kundërshtarin më të fortë. Jo thjesht për emrin dhe staturën, që në Shqipëri vlejnë, por nuk janë vendimtare, por sidomos për disa armë të hapura dhe të fshehta që mund t’i ketë vetëm një politikan dhe biznesmen. Besohet se Fino është i të dyja kategorive dhe në këtë vend asnjë garë, me përjashtim të njërës, nuk është fituar nga kundërshtarët e tyre. Kjo garë e vetme ka qenë për kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kur “gjysmë perëndia” Agim Fagu mundi pa konkurrim Esat Ademin.

Pyetja  që nxit më shumë: A do të mobilizohet politika  në favor të Finos? Le të lemë mënjanë skrupujt moralë dhe pengesat ligjore, apo kur kujton flirtin e ndezur vitet e fundit midis kreut te futbollit dhe politikes.  Realiteti ka treguar se loja nuk ka penguar kurrë dikë të rëndësishëm që të konkurrojë dhe të fitojë. Bindja është se futbo-politika  eshte loja qe kemi pranuar me zell, aq sa palet nuk mund te qahen per tradheti nga njera -tjetra.

Fino deklaroi se po hyn në garë për të përmirësuar imazhin e futbollit. Ai vuri gishtin në një plagë që është ajo e dosjeve që duhet të shkojnë në prokurori, lidhur me trukimet dhe me lojën me arbitrat. “Të kthejmë imazhin në interes të publikut shqiptar”, “të kthejmë besimin për lojën e ndershme”, “Federata duhet të jetë në ballë të punës me komisionet e Etikës”, “nuk ka asnjë dosje që ka vajtur në prokurori”, “ka ardhur koha për futboll të pastër që njerëzit të vijnë në stadium, pasi kush vjen kur ajo ndeshje është e mbyllur dhe nuk është rezultat fushe”. Këto janë disa nga shprehjet e Finos në emisionin e TVSH-së ku shpalli kandidaturën.

Po ashtu, ai deklaroi se do të ndihmojë me investime për fusha stërvitore dhe “jo vetëm në 10 qytete”. Asnjë fond, theksoi ai, nuk do të jetë i fshehur, duhet të jetë transparent. E gjithë kjo platformë është shumë e mirë, por  Bashkim Finos sigurinë se mund të fitojë mund t’ia japin vetëm “fijet e interesit” me krerët e klubeve që kanë të drejtë vote dhe jo mendimi pozitiv apo negativ i publikut që do futbollin.

A do të fitojë Fino  përballë Dukës? Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse nuk fiton ai, kush mund të fitojë tjetër?

Sfidanti.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Donit një rival për Dukën? Ja ku e keni kandidatin Bashkim Fino!”

  1. Nga ne says:

    Sfidanti,Po shiqyr mor burr se nuk mban me uje pilafi Eshte bere muti mullar sic thone ketej nga ne.

  2. Nese nuk fiton AI te presim me syte nga qielli kur ti soset vaji i kandilit Don Dukes dhe ne te gjithe te lutemi ne nje kor te stermadh

  3. Fitimtari says:

    Fino vertete mund te mos fitoje ,sepse e dime ke ka perballe.Por cdo kush duhet ta dije dhe eshte mire tja tregoni ju njerezit e medias qe Fino DUHET te fitoje

  4. "BOHOTINA" says:

    Eshte njeriu i duhur. Te vetmin njeri qe nuk kam degjuar nga politika jone famekeqe te perflitet, as nga njeri krah i saj. Suksese.

  5. mergim tari says:

    Po tifozet shqiptare qe ndjekin skuadrat e tyre dhe sidomos kombetaren ne cdo ndeshje, a kane te drejte vote.
    Nese jo, une mendoj se keta duhet te jene te paret te votojne. Ata e dine me mire se te gjithe ne FSHF se sa ka dhene Duka per futbollin, sa mire ose sa keq do te jete per kete sport nese iken apo vazhdon te rrije edhe nje mandat tjeter, deri sa te mbushe te pakten 20 vjet ne atë karrige.

  6. mirel says:

    Po si mor. Ne po vuajme kush do jete pronari i ri i skllaverise.

  7. Niko says:

    Tani do ti fitojme te gjitha ndeshjet sepse keshtu ka vendosur partia

  8. pro says:

    ..nje konkurrent politik ??..jo nga bota e sportit..!?

  9. {sit back and relaks} says:

    Nuk e di sa konform rregullave te fifa dhe uefa eshte qe nje politikan te vihet ne krye te nje federate futbolli, gjithmone duke pasur parasysh qe te dyja keto institucione te futbollit jane te ndjeshme ndaj nderhyrjes se politikes ne sport

  10. {sit back and relaks} says:

    Nuk e di sa konform rregullave te fifa dhe uefa eshte qe nje politikan te vihet ne krye te nje federate futbolli, gjithmone duke pasur parasysh qe te dyja keto institucione te futbollit jane te ndjeshme ndaj nderhyrjes se politikes ne sport.

  11. tomas says:

    Sekretari organizativ i PS do te ket nen zap FSHF?
    Super,pse jo? Mos eshte FSHF me e forte se gjykatat,policia,prokuroria qe te mos kapet nga Rilindja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *