DOSSIER: Ja kërkesat e Italisë fashiste që mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë

Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

Nga Aurenc Bebja

Dibër, 10 prill. – Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur :

1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;

2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare : fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;

3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;

4.Heqjen e Ministris së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;

5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;

6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.(darsiani)

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “DOSSIER: Ja kërkesat e Italisë fashiste që mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë”

  1. shqiptari nga Shqiperia says:

    E bela e madhe , bejne ceshte e mundur te bejne katundarin e Burgajetit patriot , dhe keshtu si e kane mare me vrull do dali Bajram Curri , Avni Rustemi tradhetare ……….. cdo degjojme akoma ……Made in Albania

  2. Rush says:

    Mire e paska patur Italia e shkrete, Por a mund te behen mirenjohes arnavutet per te mirat qe ju jep pa kursim Perendia? Me sa ja diten per nder Perandorise Ottomane per miresite qe ju pruri dhe ju dha pisave arnavute. E kane me per nder te vrasin njeri-tjetrin si qener sa sa te qyteterohen.

  3. Gjin bue palla says:

    Perkthyer “drejt” nga frengjishtja ne shqip – shqip do te thonte qe Zogji i Pare te hiqte dore me deshire nga froni mretnor …. !!! E a e hate maloqi nga Burgajeti ate koqe ullini tja u linte fronin e fitum me gjak … taljonve ??!!! Mos e thuj ene njiher he burr …. a dhurohet qi kshu xhaba prona “private” e fitu me djersen e sumes se Zogjit .

  4. emigranti says:

    Ne rast se Zogu pranonte marreveshjen do te bente tradheti, sic beri mbreti belg.
    Fakti qe nuk pranoi marreveshjen e ben ate burre shteti.
    Ne rast se qendronte, do ta implikonte si tradhetar.
    Por Ai I shpalli lufte Italise duke e konsideruar ate agresore ndaj Shqiperise dhe veproi si cdo drejtues shteti qe nuk perballon furine fashiste, perjashto mbretin belg qe tradhetoi vendin e tij.
    Si Zogu vepruan drejtuesit e shtetit te vendeve te tjera te pushtuara, perfshi De Golin te cilin Franca e nderon.
    Po te kish qendruar do te kish nenshkruar tradhetine duke u kthyer ne kolaboracionist.
    Ai u tregua burre shteti duke I shpallur lufte pushtuesit, shume here me te fuqishem dhe shkoi ne Europe per te kerkuar mbeshtetje per te luftuar pushtuesit.
    Turpi bie mbi Angline per kushtet qe I vuri Zogut per mbeshtetje ushtarake ne rast se falte jugun e vendit Greqise duke e penguar te luftonte per clirimin e vendit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *