INTERVISTA/ Skënder Minxhozi: Rama pa konkurrent. Pas tij, ende asnjë lloj drite në fund të tunelit

12 Janar 2018, 10:04Politika TEMA

Në një intervistë për tesheshi.com, një ndër zërat më racionalë të opinionbërjes politike në Shqipëri, Skënder Minxhozi, ia heq të drejtën LSI-së për të qenë ajo balli i protestave të pritshme të opozitës. Në një zbërthim të zhvillimeve aktuale e jo vetëm, Minxhozi e sheh me plot mangësi aksionin e paralajmëruar opozitar, e nga ana tjetër, njeriun që qeveris, Ramën, e vendos në disa prizme gjykimi, herë kritik e herë mirëkuptues, si një njeri që në mos i duhuri, është i ndodhur në kohën më të paduhur për të drejtuar një vend me kokolepsje të frikshme problematikash…

Bisedoi: Ermir Hoxha          

Po e nis këtë intervistë me ngjarjen kryesore politike në prag: protestat (theksohet shumës) e opozitës me përbetimin për ta rrëzuar Ramën. Ngjan si një “çadër nr.2”, edhe nëse nuk do të ketë çadër reale dhe ende nuk e dimë se cila do jetë pjesa stoike e protestave, nëse thjesht vazhdimësia e tyre në rrugë. Pyetja është: a është koha për një të tillë nga opozita, ku më kryesorja ende nuk ka siguruar një minimum të mbështetjes ndërkombëtare, që ishte dhe handikapi më i madh i “çadrës” së dimër-pranverës së kaluar?

Koha për një protestë opozitare është në çdo moment. Është në të mirën e shëndetit të një demokracie që përballë shumicës të ketë një pakicë të fortë. Nëse i hidhni një sy Europës, kudo opozitat, por edhe organizimet sindikale etj, janë në një cikël të fortë aktivizmi. Puna është se cila formë proteste është më produktive për vendin dhe për vetë opozitën. Që të bësh një protestë afatgjatë si ajo e çadrës, duhen njerëz, duhet frymë. Dhe kjo mungon. Opozita i ngjan atij djalit të ri që kalon në një vitrinë ku shiten makina të shtrenjta, e që do ta blejë megjithë shpirt një Ferrari, por s’i ka paratë.

Protestave iu shtohet dhe LSI, hije nën “çadrën nr.1”, e tashmë protagonist legal. E ndihmon kjo kauzën opozitare, apo e kompromenton më tej moralisht? Pra e bën më teatrale, më të pabesueshme në rol…

LSI ka qenë në qeveri, kur hashashi hidhte shtat e koncesionet miratoheshin në rradhë nga Kuvendi. Pas tetë vitesh në pushtet, LSI është partia me më pak “të drejta” për të thënë diçka kundër pushtetit në Shqipëri. Ka qenë përfituese në dy mandate. Dhe një përfituese jo fort korrekte, për mënyrën sesi e ka menaxhuar ngastrën që i kanë dhënë.

Duke qëndruar sërish te opozita, nëse dhe ju i qëndroni bindjes se ajo nuk përcjell shpresë a një vizion të besueshëm, përse ndodh kjo? Ku po funksionon keq? Sepse një opozitë, edhe pse nuk është në pushtet, reflekton imazhe pushteti, pikërisht nga mënyra e të bërit opozitë?

Së pari mbi opozitën rëndon trashëgimia e Sali Berishës. Është një figurë shumëplanëshe, e cila tek një pjesë e madhe e shqiptarëve ka lënë pas një shije të hidhur. Nëse Nano iku realisht nga PS në 2005, Berisha ngulmoi të qëndrojë në politikë edhe pas dorëheqjes në vitin 2013. Basha jo vetëm nuk insistoi lidershipi i tij të mos e kishte pas shpine peshën hijerëndë të Doktorit, por në një pjesë të madhe të karrierës së tij të re u investua që ta kopjojë Berishën. Kjo është kostoja më e lartë për imazhin, që Lulzim Basha i krijoi vetes.

Së dyti, opozita e sotme, përfshirë LSI, ka lënë pas rekorde mjaft negative kur ka qeverisur. Jo vetëm Gërdeci, 21 janari apo ngjarje të tjera traumatike, por stili qeverisës ka qenë imponues, është kultivuar kultura e përçarjes politike dhe urrejtja mes shqiptarëve. Rama është më i imunizuar nga këto aspekte negative, megjithëse ka edhe ai “të vetat”. Dhe nuk ka pak. Por sot ka dalë e qartë për mendimin tim, se Rama nuk ka një konkurent në të gjithë spektrin politik. Pas tij, nuk shihet ndonjë dritë në fundin e tunelit.

Kalojmë te pushteti, mazhoranca, qeverisja, Rama si mishërim i saj: 100 ditë për të provuar se faji ishte i tepsisë? Mos zhgënjyen dhe këto 100 ditë prove, apo janë akoma pak për të ofruar tregues bindës se me LSI-në grykëse (mbi tepsi) nëpër këmbë Rilindja ishte e vështirë?

Siç e thashë më lart, Rama është një lum i rrëmbyer që sjell gjithçka me vete. Të mira dhe të këqia. Fitorja e 25 qershorit ka treguar se ai ka ende besimin e votuesve. Është një sfidë elektorale nga ato që s’i kemi ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare. Dhe unë bëj pjesë tek ata persona që nuk e besojnë dot se mund të blihet një popull i tërë me hashash!

Qeverisja e Ramës ka një armik të vetëm të madh: Edi Ramën. Nuk po them asgjë të re, thjesht po nënvizoj diçka tashmë të njohur. Kryeministri duhet të na çojë drejt hapjes së negociatave, ai duhet të startojë projektet infrastrukturore që nuk i nisi gjatë katër viteve të shkuara. Atij i takon të kthejë shpresën e të ndalë hemoragjinë e njerëzve që duan të ikin sa më parë nga ky vend. Mali i sfidave mbetet i palëvizshëm përballë tij, ashtu si katër vjet të shkuara, sa për faktin se nuk bëri aq sa premtoi, aq edhe për faktin tjetër, se Shqipëria ka një listë të stërgjatë krizash, problemesh e nevojash.

Po ka dhe një fenomen tjetër tek Rama, që më shumë i shton pritshmëritë aq më shumë zhgënjen. Siç Berisha kishte “shiritin” – pra, atë të punëve gjysmake – Rama po ka “do të”-në. Pra, në atë që quhen punë të mëdha, të prekshme dhe që provokojnë një farë entuziazmi ekonomik e social bashkë, ka mbetur te “do të”-ja. Nga projekti “1 miliard”, lopatat në terren ende nuk kanë lëvizur duke e lënë këtë lloj çeku të bardhë ende në nivel retorike. Ndani dhe ju të njëjtin mendim?

U shpreha më lart, se njëra ndër sfidat madhore për një qeveri, është që të fusë në punë shqiptarët. E shohim sesi Rama investohet në idenë se “punë ka, por s’ka profesionistë”. Këto goditje me efekt janë të nevojshme, por deri në një farë mase. Makineria shqiptare vijon të mbetet e ndryshkur dhe e bllokuar. Duhet vajisur e futur në punë sa më parë, sepse do të vijë dita që s’do të kemi mjekë për spitalet, mësues për shkollat dhe inxhinierë për rrugët e minierat. Ky është mandati kur Rama duhet të flasë në të tashmen, e jo më në të ardhmen. E ardhmja është tani!

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se i takon socialistëve merita që treguan vullnet politik për të inicuar reformën në drejtësi. Megjithë vonesat, ngecjet, devijimet dhe perngesat, kjo mbetet reforma më e madhe e dekadës së fundit.

Përmenda pak më parë fjalën “entuziazëm ekonomik-social”. A nuk ju duket se ka një mospërputhje mes sondazheve të Ramës – paçka se janë elektorale – me atë që matin sensorët e aktorëve publikë, qoftë dhe qytetarë të thjeshtë, pra një mungesë të theksuar entuziazmi, përkthyer dhe si venitje shprese, e përkthyer gjithashtu dhe me një tendencë në rritje për ikje (Rama tenton ta zbusë duke përdorur “emigrimin” si fjalë), por që duket se anon nga “ikja” me një konotacion më dëshpërues?

Duhet kuptuar, mendoj, se një qeveri e vitit 2017 ka përballë sfidën që të marrë mbi vete të gjithë barrën e rëndë të keqqeverisjes, ndarjes së thellë politike, konflikteve, injorancës të atyre që kanë drejtuar para saj, së bashku me pesimizmin dhe mosbesimin endemik që ka gjeneruar tek njerëzit ky stil i drejtimit të vendit. Që nga viti 1990 kemi shkatërruar natyrën, kemi spostuar dhunshëm qindra mijë njerëz brenda vendit dhe po aq të tjerë i kemi shtyrë jashtë shtetit, kemi rrënuar fusha, lumenj, prishur një sistem arsimor që të paktën nuk prodhonte analfabetë funksionalë (një raport i Bankës Botërore i 2013 thoshte se 57% e 15 vjeçarëve shqiptarë janë të tillë), ose të diplomuar me diploma të blera. Kemi rrahur gjoksin se mund t’i vemë një vizë të madhe ekonomisë kombëtare dhe ta nisim gjithçka niveli zero, por më pas kemi kuptuar se kemi vrarë veten me duart tona. Në 27 vjet kemi shkatërruar sistemin e zgjedhjes të institucioneve tona, kemi vjedhur vota, kemi ngritur piramida që na kanë lënë pa shtëpi e katandi, kemi burgosur krerë të opozitës apo djegur gazeta.

E gjitha kjo faturë kilometrike është aty, megjithëse ne kujtojmë se ka kaluar. Asgjë nuk zhduket, thjesht vihet në rresht në listën e gjërave të pabëra, që je i dënuar t’i bësh më pas. Ne kemi humbur sot dhjetra trena historikë drejt një shteti demokratik, liberal dhe të bazuar mbi ligjin. Nuk ka Edi Ramë që mund ta ngrejë nga shtrati një të sëmurë të tillë kaq të lashtë dhe kronik…

Të qëndrojmë sërish tek “ikjet”. A mos është shndërruar në psikozë kolektive. Shqipëria ka kaluar periudha dhe më të vështira në tranzicion sesa thjesht një rënie ekonomike. Apo mos vallë i njëjti fenomen kam qenë dhe ndër vite, por është majisur virtualisht nga përdorimi politik (duhet thënë se kjo ndodh për herë të parë, pasi as eksodet e tmerrshme të ’90 e as ikjet me skaf nuk kanë qenë pjesë e narrativës politike), e nga rrjetet sociale?

Lexoja diku se edhe Kroacia e ka pasur problem gjatë vitit të shkuar ikjen e trurit drejt Gjermanisë. Me këtë nuk dua aspak të justifikoj një fenomen që është tejet shqetësues. Shoh se ka shumë mungesë besimi se ky vend mund të bëhet, për të përdorur një shprehje të vjetër shqiptare. Eksodet për të cilat flisni kanë ndodhur një çerek shekulli më parë. Ikjet sot, në “kohë paqeje” janë ndryshe. Sot nuk iket sepse s’ka qumësht apo veshje nëpër dyqane. Iket se nuk shihet një perspektivë për të ardhmen, për fëmijët. E kjo është tejet shqetësuese.

Po kanabisi, mos vallë dhe ai është një sajim virtual? Pra, ka qenë në të njëjtën masë kultivimi e trafikimi dhe dikur, e sot, përfshirja në narrativën politike, si dhe ndikimi i rrjeteve sociale, bëjnë që të na duket si diçka krejt e re? Apo realisht qeveria e ka djallosur me kanabisin?

Personalisht kam bërë pjesë tek ai grup gazetarësh e komentatorësh politikë, që e konsideronin debatin për hashashin si një sherr politik që niste dhe mbaronte brenda kufinjve të bulevardit qëndror të Tiranës. Faktet që do dolën më vonë, sasitë e mëdha të kapura, sipërfaqet e zbuluara pak a shumë të të gjithë territorin, na bëjnë që ta rimendojmë bindjen tonë të dikurshme. Po, fenomeni i kanabisit ka qenë masiv dhe ka vënë në lëvizje një industri që ka gjeneruar interesa dhe shuma të mëdha parash.

Lidhur me krahasimin e epokave të ndryshme, për të cilin ju pyesni, mund t’ju them p.sh se në vitin 2013, ende pa ardhur e majta në pushtet, autoritetet italiane që hetonin nga ajri zonën e Lazaratit, konkluduan zyrtarisht se xhiroja financiare e hashashit të prodhuar aty ishte dikur tek 4 miliard eurot në vit. Një shifër aspak indiferente. Me këtë nuk dua aspak të balancoj zgjerimin e fenomenit në vitet që pasuan. Thjesht duhet të jemi korrektë me përmasat dhe peshën e industrisë së drogës në vite. Dhe për të konkluduar me frazën e fundit të pyetjes tuaj, po ju përgjigjem shkurt: po, qeveria e djallosi me kanabisin!

Nga ana tjetër, duket se ka një mungesë ekulibri në reformat e Ramës: pjesa më e madhe ka tentur fuqizimin e  shtetit, përfshirë dhe mbushjen e arkës së saj, e nga ana tjetër shërbimet ndaj qytetarit kanë qenë të mangëta, gjë që e ka bërë këtë të fundit të ndihet ende viktimë, ende i pambrojtur. Është kështu?

Rama ka meritën se ka inicuar një numër reformash, ndër të cilat ajo në drejtësi dhe reforma territoriale, janë sipas meje, më të domosdoshmet. Erdhi më pas reforma në arsim, ajo në energji dhe reforma në shëndetësi, për të cilin siç e dimë, ka pasur edhe shumë luftë politike. Për ata që me të drejtë ankohen sot se institucionet janë ende të dobëta, se korrupsioni vijon të mbetet evident, se shërbimet janë jocilësore, se politikat e shtetit nuk përkthehen në një jetë më të mirë për qytetarin, duhet thënë se e vërteta qëndron diku në mes.

Reformat kanë aspektin e tyre të dhimbshëm, kanë në mënyrë të pashmangshme gabime, voluntarizëm dhe improvizim. Por racionalja në këtë listë sfidash duhet parë tek tendenca për të lëvizur nga vendi, për ta spostuar makinerinë e ndryshkur të shtetit nga pika e vdekur dhe për të ecur përpara. Mund të them se pjesërisht qeverisja e majtë ja ka arritur këtij objektivi primar, por ka padyshim shumë e shumë punë për të bërë, për ta perfeksionuar listën e punëve të nisura.

18 komente në “INTERVISTA/ Skënder Minxhozi: Rama pa konkurrent. Pas tij, ende asnjë lloj drite në fund të tunelit”

  1. nexhat says:

    Ty mire e ke se Rama nuk koknkurent jo vetem ne Shiperi po edhe ne bote, se ska kryeminister ne bote qe qeverise boten nen ndikim te droges. Me vjen cudi ju qe e mbroni ku eshte arsyeja ndoshta jeni te paguare mire se ai ka shume para nga droga. Vetem ne Shiperi qendrone mbas atije skandali kur ministry me I privileguare I kryeministrit u perfshi ne ate skandal nderkombetare droge dhe qeveria nuk e bene mall. Te ishte me nje shtet normal e tere qeveria kishte ra se nuk ishte vetem ministry por gjysa e policies ishte e perfshire ne kultivim e droges. Ty qe mbrone Ramen sigurishte qe ke pak pjese ne skandalin ose je djale I byrose politike dhe mbrone kusheririn nga byroja.

    1. gjithashtu malok says:

      o nexhe. po dhe ata qe nuk e Duan ramen, kur shohin qe perball rames eshte sala me lulin nuk ka ne rruge tjter. o te largohesh nga shqipria o te vazhdosh te shpresosh ke i gjati. sepse vetem nje person me instikte te forta vetvrasjaje do ja lete dhe njeher ne dore pushtetin dyshes sal-lul

    2. Kujtimi says:

      Basha NUK eshte konkurent
      TE LEHIN SI QEN NUK Ben PER KRYEMINISTER
      Ay KA probleme me drejtesin

    3. spartaku says:

      Skender Minxhozi ! Te lumt.Respekt.Je nje analist shume i mire.Ke thene ato qe kane qen,ato qe jane dhe ato qe duhen. Por disa myteber te Saliut,nuk u pelqen analiza jote reale,se ata duan jo realen,duan te lavderosh Salin,Bash bukukuroshin,atehere per ata je i mire.E verteta eshte kjo qe that ju ne kete inervist.Pershendetje.

  2. Ramiu si Saliu says:

    shume i sakte kryetitulli.

  3. Semak Stafa says:

    Shoku Minxhoz eshte fuat Célé ne devocionin ndaj Parties dhe Udheheaesit.

  4. Arjani says:

    Jam dakord me komentuesin Nexhati me siper.

    Rama eshte njesoj si Berisha dhe kusari ilir meta apo kurvari Fatos Nano.

    Nje prerje e ndyre dhe i njejti qelbesirllek.

    Militantet e PS-se qe kpomentojne ketu, jo vetem jane qesharake por edhe anit kombetare qe flasin per Rame drogaxhiun qe ka degedisur me shume se 300,000 shqiptare jashte shqiperise ne 4 vite sikur eshte ndonje rob i mire.

    Te gjithe keta qelbesire kane gjithashtu te perbashket se jane vene ne krye nga klikat nderkombetare.

    Nese e doni kete vend dhe nuk peshgtyni mbi sakrificat e stegjysherve tuaj, duhet te kerkoni ndertimin enje levzijeje te re politie, te perbere ndja djem te rinj qe vijne nga famlije te medha dhe qe nuk kane pasur kurr lidhje me politiken apo korrupsionin.

    Nuk ka zgjidhje tjeter.

    1. Epirioti II says:

      Arjan, me te shara, pa veprime nuk arrin asgje te mire, por te keqia mund te arrish sa te duash.
      Asnje nuk te pengon te fillosh apo te perkrahesh nje levizje te re politike. Derisa ti, apo ndonje shoku yt te mari nje iniciative te tille dhe te gjithe ne ta mbeshtesim nga mbrapa, do flasim per keta qe kemi.

      Te barazosh Ramen me Berishen, eshte kriminale, antishqiptare dhe po te perdor shprehjen tende me poshte, eshte qelbesisht e kaluar qelbesishtes. Shpresoj qe te jesh ndonje emigrant i verber dhe i painformuar se sa nje maskara i kalkuluar,

  5. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ik ore Lavire se na cate trapin me keshtu analizash. Ne politike nuk konkurohet per droge por per programe, nuk konkurohet per tepsi dhe timon por per ritje ekonomike dhe miqenie, Nuk konkurohet kush ka me shume kriminela ne parlament por per zhvillim dhe prosperitet te nje vendi dhe kombi, o bajge e, eDRAMES

  6. Tani says:

    Dhe ti o nexhat diç po na shkruan aty por ne stë kuptojmë dot po nuk shkruajte shqip.Sa për Ramën është e vërtetë dhe faktike s’ka rival apo konkurent kësaj mbaju dhe propozo ndonjë ti mbase na ka shpëtuar neve të tjerëve.Gjithsesi të përshëndes që mer guximin të komentosh diçka dhe ti.

  7. Tani says:

    O Arjan mos e krahaso Ramën me këta qelbësira që ke përmëndur aty se muti krenohet të krahasohet me mjaltin duke u justifikuar se njëlloj jemi se na fillon emërtimi me M.

    1. Iliri says:

      Ik mor bajge me 2 sy.

      Kush eshte mjalt, ram drogaxhiu , zar I klikave nderkombetare cifute?

      Qe ne 4 vite largoi me mijra veta nga shqiperia , mbushi vendin me droge dhe shtoi prostitucionin online? ??

      I militant, njesoj jane te gjithe.

  8. Tani says:

    O Arjan mos e krahaso Ramën me këta qelbësira që ke përmëndur aty se muti krenohet të krahasohet me mjaltin duke u justifikuar se njëlloj jemi se na fillon emërtimi me M.

  9. Gori says:

    Rumpallhana ti dukesh që nga emri që kërkon të identifikohesh.Hajde rrum dhe pall hajde.

  10. taraboshi says:

    Z .Minxhozi leri ç’prrallisin te tjeret analiza eshte shume e sakte dhe parimore dua te theksoj ketu qe Edi Rama eshte dasht kryeminister qe ne 90 ten e te kishin pare keto ku do ishte Shqiperia .Opozita e sotme i ka vene vehtes si detyre me nxi gjithçka se mendojne qe kjo u jep rezultat ju duket sikur populli nuk ka jetuar ketu dhe nuk i din bemat e tyre por me mire te vazhdojne ishtu se me shpejt ja bene varrin vehtes dhe shkatrrohen perfundimisht .

    1. Arjani says:

      Cfare thua mor idiot???? A nuk ishte rama kryetar bashkie per 11 vite dhe tirana u kthey ne beton dhe kryeqytetin me te shemtuar ne Europe???

      Prishi barrakat e saliut dhe pastaj morti nja 1000 20% te tjera.

      Cfare qelbesisht jeni ju keshtu???

      Qofte rama, qofte ilir kusari apo sali krimineli nje mut i madh jane, .

      Fati i kombit shqiptar nuk mund te varet nga klikat nderkombetare si Be-ja dhe sorosi

  11. Bushi says:

    Eshte e vertete,sikur Edi Rama te ishte kryeminister qe nga viti 90,sot shqiperia do ishte shume perpara,sepse EDI RAMA,nuk do kishte dhen urdher te shkaterrohet çdo gje,t’a çojme ne xero,se do i ngren uzinat fabrikat,bujqesine nga e para,dhe ne fund e deri sot nuk u be asgje nga qeverisja me e poshter e me keqe e Sali Berishes,dhe e partise se tij demokratike.Nuk do kishte dhen urdher te ngriheshin firmat piramidale,nuk do hapeshin depot e armatimit,gjeja me e keqe qe ka bere Sali Berisha.Nuk do kishte nje 97 katrahure,ku u vran 4000 vete per koketrashesin e Sali Berishes.Nuk do kishte gerdec.Nuk do kishte demostrues te vrare te 21 janarit ne mese te ulevardit.Nuk do kishte drog,apo braktisje te vendit,se,shteti do ishte bere shtet,do kishim mireqenje te mire,dhe nuk do kishte braktisje te vendit nga shqipetaret.or eshte ajo qeverisja e keqe e kryekriminelit SaliBerisha,qe e katandisi kete shtet,kete popull si mos me keq.Pra ky eshte realiteti,dhe jo si disa,qe i thurin lavde,maskarajt,anrishqipetarit me te madhe te kombit shqipetar,Sali Ram Sheqere Berisha.Atij i shkofte shpirti ne xhenem.Mallkuar qofte ai edhe familjarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje