“Lulzim Basha çfarë nuk tha për LSI-në 6 muaj më parë, ndërsa tani na shfaqet me Monikën në krah. Po tallet me anëtarët e PD-së”

12 Janar 2018, 20:41Politika TEMA

Anëtari i kryesisë së PD-së, Genti Malko ka komentuar nisjen e protestave të PD-së bashkë me LSI-në.

I ftuar në studion e “Fax News”, ndër të tjera Malko sulmoi Bashën duke thënë se protesta bëhet më shumë për të hequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Partisë.

Malko gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e Bashës me LSI-në, për të cilën tha se baza e PD-së është kundër, ndërsa Basha ka vepruar pa marrë parasysh statutin e partisë.

“Shqiptarët protestojnë çdo ditë duke u largujar nga vendi. Nuk ka ndodhur asnjë largim më i madh që nga vitet 90. Kjo është protesta që po bëjnë çdo ditë shqiptarët, dhe ky është çelësi që duhet të kuptojë qartë PD. Shqiptarët nuk largohen vetëm prej qeverisë.”

Sipas tij, fFillimisht PD-ja duhet që të rifitonte besimin e humbur të qytetarëve ndaj klasës politike.

“Po të mos kishte qenë kështu PD-ja do të kishte qenë në pushtet. Duhet të shohim në tërësi gjërat që nuk shkojnë.”- deklaroi Malko.

Po ashtu ai tha se shqiptarët i shqetësojnë gjërat bazike që kanë lidhje me ekonominë, dhe e dyta sistëmi i drejtësisë dhe demokracia funksionale.

“Vetë Basha nuk ka deklaruar derimë tani që do të ketë një protestë të dytë si ajo e çadrës, dhe marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Kjo tregon që vetë ai është i paqartë me atë çfarë do ndodhë në lidhje me protestën. Kërkon që të heq vëmendjen nga problemet e brendshme. Po gjithçka ka një kufi, nuk mund të shkosh shumë larg me këtë taktikë.”

Gjithashtu Malko thkesoi se duhet thënë se situata në bazë është tmerrësisht e vështirë, vende vende dhe inekszistente dhe sipas tij e vetmja kërkesë që ata bënin ishte që të mos kishim një martesë tjetër me LSI-në.

“Ndoshta ai bën llogaritjen e numrave, po nuk mori parasysh mendimet e bazës, dhe kjo do të ketë koston e saj edhe në protestën që do të mbahet.

Ne e bëmë copë para gjashtë muajsh LSI-në në fushatë, ndërsa sot bën një tjetër marrëveshje duke shkelur statutin”, u shpreh Malko.

“Duhet një reflektim të thellë në lidhje me atë që ndodhi në zgjedhje. Kjo sjellje që ne po mbajmë do të na çojë drejt një partie të dorës së dytë.

Unë mendoj që njerëzit që i rrinë Bashës pranë e shohin atë me sy kritikë. Ndërsa ne kemi kurajo që ta shprehim kundërshtinë ata nuk e bëjnë.

Unë nuk paragjykoj LSI-në për qëndrimin që ka, por brenda PD-së  ne duhet të konturohemi për të rikthyer besimin e humbur, dhe për të rikthyer identitetin.

Duhet që të rikthejmë njerëzit që janë larguar. A jemi ne forca e djathtë te e cila shqiptarët besuan në vitet ’90?! Kjo është pyetja që ne duhet të ngremë. Përveç marketingut që bëhet, unë mendoj se diferenca me partitë e tjera është shumë e vogël”, u shpreh Malko.

Lidhur me faktin nëse Basha ka tentuar që të bashkojë partinë ai u shpreh se Basha ato që nuk i përballon dot i shmang duke u sjellë sikur nuk ekzistojnë.

‘’Basha ka një të metë, që gjërat që nuk i përballon dot, i shmang duke u sjellë, sikur ato nuk ekzistojnë. Pak kohë më parë i kemi kërkuar zotit Basha një takim, që të shohim të gjitha pikat që na bashkojnë, sa nuk është vonë. Nuk ka pasur një përgjigje nga ana e tij. Ka bërë sikur propozimi nuk ekziston”, u shpreh më tej Malko.

5 komente në ““Lulzim Basha çfarë nuk tha për LSI-në 6 muaj më parë, ndërsa tani na shfaqet me Monikën në krah. Po tallet me anëtarët e PD-së””

  1. Colij says:

    BASHËS NGORDHJA I KA ARDHË,
    LESHELISË I VJEN VËRDALLË,
    POR ÇFAR BËN MORE MERHUM,
    PD-në, ÇOVE PËR LUMË.
    PD-ista, TËRË MBLIDHI,
    LESHELINË NË KOSH, HIDHNI.

    1. Kujtimi says:

      Basha dhe Mona Jan TRADHETAR
      LLAPAQEN

  2. drejtesia po vjen says:

    More rron ky Jemin Gjana se m’u kujtua nga fotua me larte?

  3. macoku says:

    Gjithe plehrat ne kete foto

  4. Kujtimi says:

    Basha dhe Mona Jan TRADHETAR
    LLAPAQEN
    Grupi SALI Basha MONA Like FLORIRI
    Jane fundi I kazanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje