Pas largimit të Çakos, Policia e Shtetit hap garën për 5 grada “Drejtues i Parë”

Pas largimit të Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako, Policia e Shtetit ka hapur konkurset për të dhënë gradën drejtues i parë.

Mësohet se drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi, ka urdhëruar hapjen e procesit të konkurrimit për fitimin e gradës policore “Drejtues i parë” ku zhvillimi i konkursit do të organizohet shpejt.

Urdhri specifikon që aplikantët të dorëzojnë dokumentacionin deri më 16 janar dhe më pas Akademia e Sigurisë të zhvillojë procesin e konkurrimit që do të thotë se gradat do të jepen në një afat kohor brenda 2 javësh.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...