FOTOT: Vëmendje për gratë, ministrja Qato viziton biznesin social: Skemë punësimi për grupet e pafavorizuara

Paraditen e sotme, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e shoqëruar nga zëvëndës ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri, vizituan në Kallmet të Lezhës, një biznes social operues në sektorin e veshmbathjeve dhe prodhimit artisanal, që ofron trajnim dhe punësim për rreth 75 gra të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Vizita e sotme përpos njohjes së problematikave kryesore të biznesit social në një prej qëndrave ku ai është më i pranishëm siç është Lezha, shërbeu gjithashtu për të prezantuar tek grupi kryesor i interesit projekt-vendimin e kaluar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, mbi MIRATIMIN E LISTËS SË VEPRIMTARIVE QË USHTROJNË NDËRMARRJET SOCIALE.

Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projekt-vendimi janë përcaktimi i fushave të veprimtarisë së ndërmarrjeve sociale që t’i shërbejnë interesave publike me anë të ofrimit të shërbimeve e mallrave shtesë për të rritur cilësinë e jetës dhe të jetesës.

Nëpërmjet veprimtarive të ndërmarrjeve sociale synohet dhe përfshirja sociale dhe riintegrimi i personave të cilët vuajnë pasojat e përjashtimit social.

Ministrja Qato u shpreh se nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve sociale do të realizohet jo vetëm punësimi i grupeve të pafavorizuara që vuajnë pasojat e përjashtimit social duke ndihmuar kështu në përmirësimine ekonomisë familjare të shqiptarëve, por do të sigurohen edhe mallra e shërbime të përshtatshme dhe të përballueshme nga grupet e pafavorizuara, të cilat zakonisht nuk ofrohen në mënyrë të vazhdueshme në treg, pa patur një mbështetje nga skemat e ndihmës shtetërore.

Dalja nga skema pasive e grupeve vulnerabël dhe integrimi social i tyre, zhvillimi i veprimtarive të vazhdueshme për prodhimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve, nxitjen e objektivave socialë, rritja e numrit të punonjësve nga grupet e pafavorizuara janë padyshim ndër objekativat kryesore të Qeverisë gjatë  këtij mandati.

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2319-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2319.jpg","attachment_id":"827194"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2280-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2280.jpg","attachment_id":"827195"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2168-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2168.jpg","attachment_id":"827197"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2194-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2194.jpg","attachment_id":"827196"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2152-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/IMG_2152.jpg","attachment_id":"827198"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *