“New York Times”: Sytë e botës mbi Kosovën, ndërsa pritet të arrestohen figura kyçe politike

13 Janar 2018, 19:26Rajoni TEMA

E përditshmja amerikane “New York Times” shkruan se përpjekjet e politikanëve kosovarë për të pezulluar gjykatën e krimeve të luftës, e cila është themeluar për të ndjekur krimet e kryera nga shqiptarët gjatë luftës së tyre për pavarësi po i kërcënojnë marrëdhëniet me aleatët e tyre perëndimorë që e përkrahën shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Këtë paralajmërim e kanë bërë zyrtarë europianë e amerikanë.

“The New York Times” i referohet mediave kosovare sipas të cilave aktakuzat e Gjykatës Speciale do të publikohen së shpejti dhe disa figura kyçe politike mund të arrestohen. Të hënën deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kthehen nga pushimet dimërore dhe parlamenti mund të mblidhet sërish për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, ndërsa SHBA, Bashkimi Europian dhe aleatët e tjerë perëndimorë do të vëzhgojnë.

Siç nënvizon “The New York Times” një grup deputetësh, kryesisht veteranë të UÇK-së, tentuan në dhjetor të dërgonin në kuvend për votim suspendimin e ligjit të Kosovës që rregullon funksionimin e gjykatës. Megjithatë, votimi nuk u zhvillua, por mbështetësit e tij thanë se gëzojnë përkrahjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili më parë është akuzuar për drejtim të një rrjeti të organizuar kriminal.

Nga fuqitë botërore gjykata shihet si parakusht thelbësor për pajtim në nivel rajonal pas luftërave të përgjakshme të Ballkanit në vitet ‘90. Por, përpjekjet për të pezulluar gjykatën para se të nisin proceset gjyqësore, kanë zemëruar përkrahësit perëndimorë. Ata ua kanë tërhequr vërejtjen udhëheqësve të vendit që të mos sabotojnë sundimin e ligjit. Kritikat më të ashpra kanë ardhur nga aleatët, të cilët rreth 19 vjet më parë ndërmorën një fushatë të sulmeve ajrore nga NATO-ja për ta shpëtuar Kosovën nga shtypja e dhunshme e udhëhequr nga Sllobodan Milloshevici, ish-lideri i Serbisë.

SHBA-të njoftuan më 4 janar, në një deklaratë të nënshkruar nga Gjermania, Britania, Italia e Franca, se çdo përpjekje për të ndaluar punën e gjykatës do të rrezikonte «gjithçka që Kosova ka arritur». «Është përplasja më serioze dhe më dramatike mes institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Perëndimit», ka thënë Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës «Koha Ditore». Përpjekjet e vazhdueshme kundër gjykatës janë një sinjal «i panikut në mesin e udhëheqësve të Kosovës», thotë ai. Kundërshtimi i pazakonshëm i udhëheqësve të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara – «mbrojtësit dhe kujdestarit të pavarësisë sonë», thotë Bajrami – ndoshta është shenjë se «disa prej tyre presin të akuzohen».

Disa ish-komandantë të UÇK-së, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se po drejtojnë përpjekjet për shfuqizimin e ligjit për gjykatën. Disa qytetarë në Kosovë janë shprehur të brengosur se liderët e tyre po punojnë më shumë për interesa personale se sa për interesa nacionale. Shumë thonë se ish-luftëtarët, që kanë dominuar qeverinë nga zgjedhjet e fundit, kanë dështuar të drejtojnë vendin. Ata ankohen shumë për mungesë të mbrojtjes ligjore dhe të drejtave civile, bashkë me korrupsionin endemik dhe institucional.

Por, edhe në mesin e kritikëve më të zëshëm të shumicës shqiptare, është vështirë të gjesh ndonjë që do të kundërshtonte rolin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në çlirimin e vendit. Nxjerrja e tyre para gjyqit do të ishte si anulim i pavarësisë së Kosovës, thonë shumë prej tyre. «Refuzojmë plotësisht gjykimin e pjesëtarëve të UÇK-së për krime në baza etnike», thotë Albin Kurti, deputet dhe ish-lider i partisë më të madhe opozitare, Vetëvendosje. «Është e dëmshme për vendin tonë brenda, por edhe për kombin tonë jashtë». «E kemi kundërshtuar atëherë gjykatën dhe do ta kundërshtojmë edhe tani», ka thënë Kurti për «The New York Times». Ai shtoi se lëvizja e tij, që ka 32 ulëse në parlament, nuk do t’i pushojë përpjekjet e saj për t’i sjell para drejtësisë liderët aktualë të vendit për ato që, siç thotë ai, «krime të kryera gjatë paqes».

Sipas gazetës amerikane, një ekip hetimor i BE-së i drejtuar nga diplomati amerikan, Clint Williamson ka arritur në përfundimin se i dyshuar për shkelje të ligjit ndërkombëtar është edhe presidenti i Kosovës, Thaçi, si drejtues i një rrjeti kriminal, i quajtur «Grupi i Drenicës». Thaçi i ka mohuar akuzat. Në një vendim në muajin dhjetor, ai fali tre ish-pjesëtarë të UÇK-së të dënuar për vrasjen e një familjeje shqiptare më 2001 sepse kryefamiljari dyshohej të ketë punuar me policinë serbe.

“The New York Times” thekson se nuk është e qartë nëse Kuvendi i Kosovës do të votojë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve për të miratuar pezullimin e ligjit, sepse nevojiten amendamente kushtetuese. Franca dhe Gjermania dërguan emisarë në Prishtinë dhe kjo dukej si përpjekje për të ushtruar presion ndaj liderëve që të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar Kushtetutën.

12 komente në ““New York Times”: Sytë e botës mbi Kosovën, ndërsa pritet të arrestohen figura kyçe politike”

  1. KOSOVA KRESHNIKE says:

    ATA NUK I SHPETON ASNJE ALTERNATIVE.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    vonon por nuk harron,dikur suniti luante ”viktimen” duke menduar se te tjeret hanin bar e nuk do te mesonin kurre se ”viktima” i kishte lyer edhe ai duart me gjak………………..!

    1. Nje përgjigje për këtë shqipfolës says:

      “… Nëse gërvish sadopak një njeri si ky shqipfolës, do të zbulosh priftin që pallton çunat e ri të sojit të tij…!

      Çfarë idiot!

      1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

        reeeee ouuussssstttttttttt,vrromo arapi……………….

  3. taraboshi says:

    Nje gje duhen te kene te qarte prendimoret me Amerikanet ne krye se serbet kan qene pushtusa dhe populli kosovar ( nje pjese e popullit se pjesa tjeter qe i perket Lidhjes demokratike shkonin ne europe me gjithe familje ) dhe gjate luftes tejkalohen disaligje dashje pa dashje por kjo jo per faj te ushtrise mbrojtese por asaj pushtuse se po mos te fillonte luften serbi nuk do kishte asnje te vrare as te zhdukur .Kjo po del sikur perendimi eshte penduar qe ka nderhy per çlirimin e kosoves dhe po çka po bej kete veprim qe me qenese denuam nja 4a5 ushtarak serb qe kan bere gjitheato krime qe edhe ato nuk po dihet ku jane a ne burg apo ne amerike dhe po kerkohet qe te denohen sa ma shume komondante kosovare .Jo zoterinj europjano prendimore kjo eshte e padrejte .Ndersa po paten ba gabime gjate qeverisjes prap pjesen ma te madhe te fajit e keni ju nderkombetaret sepse ata kan bere çfar ju keni thene ju se pak a shume ata kan qene qeveri jo fuqiplote .

    1. F. K says:

      Ska gjë të padrejtë në këtë mes, të gjitha ushtritë e ashtuquajtura çlirimtare, demokratike apo për pavarësi apo autonomi, nga Afrika në azi, ne europe apo amerike latine, kanë qenë ato që kanë kryer krimet me të tmerrshme , edhe në rastin e UÇK nuk është ndryshe

  4. albatros says:

    Qelbesorat perendimore pasi i perdoren dhe kplonizuan Shqiptaret tani do i fusin neper burgje.Serbine e bene per bere dhe e dobesuan ne baze te ndihmes Shqiptareve dge malin e zi e bene per vete tani po ju japin shperblim tokat shqiptare

  5. g says:

    Ore ti idiot qe akoma i ndan shqiptaret ne myslymane dhe te krishtere, dhe ha m.. kot pa ditur asnje gje prej gjeje.

    Shqiptaret jane nje gjak dhe kane Numrin e segmenteve gjenetike te njejte me njeri-tjetrin shume here me te larte ne evrope se cdo popull tjeter… (perfshire kosoven, dhe shqiptaret e tjere ne greqi dhe itali dhe maqedoni dhe ne mal te zi)

    Nqs provohet qe nje njeri ka bere krim atehere duhet vuaj pasojat… Po lufta eshte lufte… Duhet te vrasesh qe mos te vritesh. Dhe kjo ska te beje me arabe…. Mer vesh ti idiot… Nuk jane Shqiptaret arabe… Jane popullsia me homogjene ne Evrope dhe me e vjeter… Mos je gje kokel serbi???

    Lexo dhe hap syte:

    “By far the highest rates of IBD within any populations is found between Albanian speakers—around 90 ancestors from 0–500 ya, and around 600 ancestors from 500–1,500 ya (so high that we left them out of Figure 5; see Figure S12). Beyond 1,500 ya, the rates of IBD drop to levels typical for other populations in the eastern grouping
    ca paragrafe nga artikulli
    It is also interesting to note that the sampled Italians share nearly as much IBD with Albanian speakers as with each other. The Albanian language is a Indo-European language without other close relatives [53] that persisted through periods when neighboring languages were strongly influenced by Latin or Greek, suggesting an intriguing link between linguistic and genealogical history in this case.”
    “Furthermore, our Greek and Macedonian samples share much higher numbers of common ancestors with Albanian speakers than with other neighbors, possibly a result of historical migrations, or else perhaps smaller effects of the Slavic expansion in these populations.”

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      arapi mou,e kuptoj irritimin tend eshte e rend me qen korrak[sunit or shiit] por kjo ishte deshira e Zotit qe ju te jeni te tille…..
      kshq,st’arxidia mas ne ju pelqen juve apo jo te quheni te tille,kur nder shekuj[gjishja me thoshte : turqit[muslims],madje vec gjishes time[dhe shume gjisheve te tjera] si ”turq” citoheni edhe nga vet birazeri juaj,historiani turk[nobel,usa] O.Pamuk:[may nick]

  6. western Union says:

    Do you need a personal or business loan without stress and quick approval? If yes, contact us today as we are currently offering loans at super interest rate 2%. Reply to this Email:[email protected]

  7. se pari gjykaten sleciale ska force qe mund ta ndaloj,se kane pranuar dhe votuar vet parlamenti.edhe okb-ja me protestue,gjukata nuk anulohet e suspendohet,se eshte vendim i B-E-s.a te gjitha kto turbullira ne kosove,me kinse mos pranim te gjykates,ndamje e vetvendosjes,akuza per vrasje hedhje gazi ne parlament,jane produkte te servisit sekret ruso-serbe per ti shfaq te gjitha te kqijat te njejten kohe ne kosove,dhe ti ghuhet botes se kosova eshte mbushur me krime e smund te qendroj si shtet.servisi sekret ruso-serbe eshte ne mes parlamentit te kosoves…..

    1. drejtesi says:

      Ore gjeo-bythisti -zvicer ….. po mire na trego pak se kush jane keta “agjente ruso-serb” ne parlament ???!!!!! Na i thuaj me emra dhe jo …. me bla … bla…bla…, kush jane keta “agjente” te ruso-serbise ???!!!!… Eshte kollaj me llap lart e poshte por … .. duhen fakte dhe jo thash e theme !!!! Duhen emra … emra … dhe jo “shashka” kot ne ajer !!! Neqofte se i dini denoncoini publikisht dhe jo me hamendesi !!! Sa per gjykaten speciale jam dakort me ty ene se luan as topi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje