Prapaskenat: Avokatja e Popullit, zgjedhur nga Basha, e bëri betimin në Kuvend dy muaj pas zgjedhjes. Mbronte vjehrrin e Bashës në Strasburg, kundër Shqipërisë

Nga marrëveshja e 18 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, PD ndër të tjera, mori edhe postin e Avokates së Popullit.

Në këtë post u zgjodh Erinda Ballanca, e cila tani del se ka lidhje të ngushta me familjen e Bashës.

Taulant Balla ka zbardhur disa prapaskena, të cilat kanë dalë vetëm tani në skenë.

Sipas tij, Ballanca nuk u betua në Kuvend kur u zgjodh, por një gjë të tillë e bëri vetëm dy muaj më pas.

Arsyeja për këtë gjë, sipas Ballës, ka qenë fakti sepse ajo përfaqësonte vjehrrin e Lulzim Bashës në Strasburg, kundër Shqipërisë, edhe pse ishte Avokate e Popullit e Shqipërisë.

Reagimi i Ballës:

Më 22 maj 2017 shumë shqiptarë ishin me sy e veshë tek Kuvendi i Shqipërisë, teksa votoheshin pikat e marrëveshjes që nxorri Partinë Demokratike nga çadra dhe e futi në zgjedhje.

Si një ndër dëshmitarët e asaj seance plenare, ndër të tjera më 22 maj votuam edhe për Avokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca, e cila pas votimit duhej të bënte edhe betimin për detyrën e rëndësishme si avokate e interesave të popullit shqiptar.

Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.

Ne u detyruam t’ia pranonim Lulzim Bashës edhe këtë kusht.

Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve.

Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të përfaqësuar si trupë mbrojtëse vjehrrin e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse.

Pra, më 23 maj 2017 në Strasburg, në Gjykatë (GJEDNJ), gjendeshin përballë Avokatja e Shtetit në mbrojtje të Shqipërisë kundër Avokates së Popullit (të zgjedhur) në mbrojtje të interesave të Lulzim Bashës.

Pra, Lulzim Basha praktikisht ka përdorur një institucion shtetëror shqiptar për interesa të vetat, duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi.

Ironia e madhe, në gjithë këtë turp të Lulzim Bashës, është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit.

Por që Lulzimi nuk e kishte “marrë” për demokratët, e kishte marrë për avokaten e pallatit të vjehrrit.

Për kujtesë, Lulzim Basha mori nga marrëveshja e 18 majit ndër të tjera edhe Ministrinë e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjykatën në fjalë, por edhe Ministrinë e Financave e cila bën pagesat në zbatim të vendimeve në fjalë.

“Qerratai” Lulzim ndoshta ka shpresuar se mos vendimi jepej ato ditë dhe qëndrimi i ministrave të tij deri në mes të shtatorit, në thyerje të marrëveshjes, të bind se halli i Lulit paskan qenë vetëm lekët e pallatit të vjehrrit.

Pyetja që do t’i shtroja sot demokratëve është:

Mirë, o miq demokratë, për 3 muaj në çadër protestuat për të bërë Avokate të Popullit avokaten e pallatit të vjehrrit të Lulit, po më 27 Janar për çfarë ju ka kërkuar Luli të dilni në protestë?

Ndërsa ju, o miq demokratë protestues, duhet t’i bëni Lulit pyetjen: Ku i gjeti i vjehrri i Lulit milionat që investoi në atë pallat? Sepse edhe “vetting”-u i parave të Vjerrit do bëhet.

Që pallati u ndërtua mbi det, që shkëmbi në breg u bë truall, e të tjera e të tjera faje penale si këto, kjo është një dosje që nuk është mbyllur, ajo është e hapur.

Sot meraku i Lulit është kur do t’i tërheqë Vjerri lekët e pallatit. Shikojini mirë tabelat e protestuesve më 27 Janar pranë jush. Ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë nga kunati edhe tabelën: DUAM LEKËT E VJEHRRIT!

E kur bëhet fjalë për një protestë të tillë, një protestë për para, Saliu, LSI-a, Fatmir Mediu&co nuk mund të mungojnë.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Prapaskenat: Avokatja e Popullit, zgjedhur nga Basha, e bëri betimin në Kuvend dy muaj pas zgjedhjes. Mbronte vjehrrin e Bashës në Strasburg, kundër Shqipërisë”

  1. Kombi says:

    LULZIM HALJA DUHET TA SHPAGUAJ SHTRENJT KETE PALLAT TE NDERTUAR PADREJTESISHT NE BREG TE DETIT . WETINGU DUHET TI BEHET KETIJ NGA VITET E PARA TE TIJ DHE DERI ME SOT . AI KURRESESI NUK DUHET TE DALI PA LAGUR . POSHTERSITE E TYRE DUHEN TE ZBARDHEN .

    1. Peza says:

      Ajo nuk eshte Avokate e Popullit por e “DJALLIT”!
      Por “DJALLI” jeni ju si qeveri e mazhorance qe e prishet pallatin dhe nuk ishit te zote ta mbronit ne Strasburg ose ishit pjese e mafies se tyre!
      Rama duhet te shkarkohet nga detyra si kryeminister dhge kryetar i PS-se si i pa afte ose me keq akoma!

      1. selfo says:

        Jam me ty Peza.
        Mire turp nuk kini, more Taulant, po zorr nuk ju vjen qe del e prononcohesh me kete “PERLE”, nenkupto pacavure, shkrim.
        Cfar kerkon te na thuash qe Luli eshte i pa ndershem e i pa moralshem, “na i futi”, e nenvleresuam, etj. etj.
        Kete e dime. Ne te thame ty qe: para 10 vjetesh, kur ty ishe ne LB dhe fshije qurrat me mengen e xhaketes, Luli vidhte jo pak por 220 milion euro nga Rr. e Kombit.
        Po e keqja tende eshte se ty ben sikur kishe ne dore per nenshkrimin e marreveshjes me Lulin.
        Kush ta vari ty o lumemadh. Kryetari tend nuk pordhi burra 100 here me me peshe nga ty. Por, beri c’i desh by … dhe na tha te gjithve “…une pushtetin e popullit, leket e populli, deshirat tuaja, i bej si te dua, deri dhe mund t’i a fal Lulit, Saliut, Ilirit, Monikes deri dhe Mehill Fufit (jo ndonje te papuni socialist-mos o zot) sikur ti kem pronen e Kristaqit.
        Ndaj ki miresine te mos na merzitesh me keto arsyetime mediokre.
        E pastrove figuren e KRYETARIT tend qe eshte katandisur per te bere nje konsulte me psikiatrin.
        Nuk e dinte Edi kush ishte av. Ballanca, “ja futi Luli”.
        Ikni ore plehra mos na beni qe per inatin tuaj te dalim ne proteste.

    2. shvejku says:

      Me ketre qe beri Lul Basha e meriton te jete sundimtari i ketioj populli te tallur deri ne palce!
      Edi Rama duhet te paguaj te gjithe demshperblimin e dhene nga gjykata e Strasburgut dhe te shporret nga kryeministria!
      Avokatja e DJALLIT i lumte qe talli bythen me postin e shtetit per derisa nuk ishit ne gjendje ta vinit me shpatulla per muri qe shperdoroi detyren shteterore duke kryer pune private!
      Po dekoratat e Enver Hoxhes,kur do t’i hiqni?
      Po mutin pilaf kur do ta gatuani?
      Mortja qe s’u ha,kur doni edhe ju armiqte e Shqiperise te sundoni kete popull te mjere!
      A e kupton o popull shqiptar se vetem Enver Hoxha punoi me ideale dhe dashuri per kete popull?
      Tani mbushni faqet e gazetave duke share Enver Hoxhen,qe t’i shplani trurin ketij populli dele!

    3. shvejku says:

      Tani e kuptova une,se pse avokatet e “djallit” nuk me mbronin mua nga ankesa qe bera kunder shtetit,sepse do qe te kompesoje pazarin mafioz me vjerrin e Lul Bashes!

  2. likja says:

    Dhe ju vazhdoni ta mbani ne detyre kete fare avokatje, ashtu sic vazhdoni te mbani ne detyre edhe Zgurin, Kryetarin e KQZ. Si nuk ju vjen turp. Paskeni qene me te dhjere se Saliu dhe Luli. Po ti Balla vetem per te konstatuar je?

  3. pensionisti says:

    Po mire Luli ,po Ju qe e pranuate si avokate te popullit, nuk e dinit se ke kishte avokate ne Strasburg vjehrri i Lulit ? Kur ajo nuk beri betimin si avokate e popullit ,Ju pse e votuate ? Te fillonte detryren pas betimit… Ndaj ,O Taulant mos e mbuloni m…. me sh….. se nuk mbulohet. Ua u futi Luli ,tani mbajeni me shendet……. Nuk eshte justifikim. Mjer ne ke kemi ne drejtim.

  4. Albi_I says:

    Or zotni, Ballanca kishte shtepi te sajen aty. Perpara se te luftonte per Lulin, per vjerrin e Lulit, apo per Shqiperine, po luftonte per veten e vet.

  5. M says:

    I dinit te gjitha keto qe permende ,
    e tani na i tregon si prapaskena( keto ishin pazaret qe beret per te lene cadren? )
    Juve c’ fare perfaqesoni interesat e popullit shqiptar , apo kariken per interesa personale?
    Ku eshte vitingu , nga cili planet vjen?
    Apo si27 vjet tranzicion demokratik!?
    Nqse drejtesia , demokracia, evropa do te duan 100 vjet ne djall vafshit qe te gjithe( mashtrusa dhe gjakpiresa te nje populli te tere)

  6. andrea says:

    shkrim pe idjoti,kunder shqiperise thote.atyre qe ju prish pasuria nuk ishin shqiptare

  7. says:

    Erinda Ballanca është si ajo maca e zezë ku gjith fshati e dëbon

  8. Labi says:

    Te te vije turp ty Tauland dhe sidomos atij shefit tend qe beni pazare te ndyra me leket e Shqiptarevet! Ku ishit ju kur ajo zonja nuk bente betimin? Pse lejuat qe ne gjykaten e Strasburgut te shkonte pikerisht kjo ne emer te shtetit Shqiptar? Edhe avokati me i rendomte por i ndershem do te ishte ne gjendje te mbronte shtetin kur shkeljet ne ate ndertim ishin aq te dukeshme sa te vrisnin syte e kujdo
    Po te ishin leket tuaja do te lejonit tja u mernin? Detyroheni ate Ballancen te paguaje nga xhepi saj ne qofte se nuk jeni bashkepuntore!

  9. orli says:

    Po more balla qenka e vertete ajo qe thua! Po ju kaq budallenje jeni sa tani e moret vesh?! Bolle u tallet me ate kodosh popull, dihet qe sali karaxhici eshte super monster por dhe ju nuk jeni shume prapa tij.

  10. freee says:

    i gjithe shteti eshte ne funksion te familjeve politikane deri aty ku edhe interesat kombetare shiten per favore te familjeve. Ky popull e meriton kte qeveri se cdo 4 i voton me qejf te madh.

  11. Shoku " Shpati " says:

    Kush dha urdher per prishjen e dy pallateve duhet te procedohet penalisht . Perfundimi doli qe nuk ka patur te drejte . A duhet dikush te pergjigjet per kete ? Cpune keni me ate qe e ndertoi !!! Po te kishte qeveri dinjitoze as nuk dohe kthente koken nga deti ai qe I ndertoi dy pallatet e jo memire ti shkonte mendja te investonte ne det …

  12. IS says:

    Por edhe vetingu i atyre qe kane blere ne ate pallat, pasi te ndertosh duhet te kesh vetem leket e lejes se ndertimit e projektit. Pastaj ndertimin e jep me klering dhe e shet si frengu pulen. E rendesishme eshte pronesia e truallit dhe ku u gjeten parate per marrjen e lejes se ndertimit dhe shpenzimet e projektit………..

  13. syri blu says:

    Ketyre monstrave duhet nxjere gjuha per se gjalli , kush ama ?? Te gjithe jane ne kolpon e madhe te rembimit , Ai qe qe i zoti nuk ron me ………. rini e shikoini dhe i duartrokisni tani bageti popull……..

  14. gjithe fajet i ka berisha says:

    … ndaj i mban prane Rama injorantet, idjotet, hipokritet, hajdutet

  15. Goni says:

    DAVA KURVE NJE ORDINERE ME FYTYRE 70 VJECARE

  16. Dersniku says:

    Po more Balla kjo qe thua nuk ka fare vlere pervec ju rendon pozitat per pazaret qe kini bere Harram .Te gjithe e dime kush jeni ju dhe kundershtaret tuaj, por nje gje nuk dihet kur do ti mbarohen hallet ketij populli kaq mallkuar prej kohes Zogut -Enverit- Saliut dhe tani me ju pyetja eshte kur do behi njerez ju politikanet ?

  17. Lili says:

    Pazaret Rama Basha vazhdojne ,kot mundoheni me mbrojte Ramen,se po shihet se pushtetin e sidomos tepsine ai e ndan me Saliun ne kurriz te shqiptareve..
    A nuk e ka ditur kujtoni ju se eshte avokatja kunder Shqiperise kjo? E ka ditur edhe mire,se ne qofte se nuk e ka ditur kot eshte aty si kryeminister,e ka ditur edhe e ka prishur bile duke e ditur se do kompensohet ,po me paret e shqiptareve,edhe kur te ndertohet aty pak ma larg nje ndertese me pamje nga deti ,paret nuk do shkojne ne xhepin e shqiptareve po ne xhepin e Rames edhe te miqeve te Rames,pra fitimtare ne cdo ane Rama i jone

  18. Dn says:

    Edhe si debila qe jeni pranuat qe te shkelet procedura,
    Kujt doni me ia mbush mendja se nuk jeni i njeti mut,
    Kot mundoheni me la mut me shurr.
    Fajtore jeni ju,bashke , po sidomos Rama.

  19. albaniafirst says:

    Po ju pse e pranuat qe te betohej dy muaj pasi u zgjodh po nga ju?

  20. Shushunja e Shqupit says:

    Bushtra jeton ne luks ne nje vile 300 milioneshe ne Rolling Hills.. dhe nje shushunje e tille e sprovuar do loze rolin e avokates se popullit? Ky eshte nje vend monstrash

  21. Taulant Erinda Palla(nca) says:

    sa bukur e luan naivin ky Taulant Balla (Palla me mire me thene), Tani e mora vesh thot ky, po mir mor qorr, ne strasburg ,kush ishte i akuzuar, mos valle ishte i akuzuar fqinja i yt i katit te 7 , apo ishte shteti shqiptar, i cili u desh qe ne nje proces ligjor te kishte edhe ai Juristin e vet, i cili ne mos per te drejte informimi por edhe per kuriozitet nuk e dinte se kush mbronte palen akuzuese, e verteta eshte qe ju e dinit fare mire por heshtet, madje sic spekullohet ne media edhe qellimisht nuk eshte mbrojtur si duhet interesi i shtetit shqiptar ne kete ceshtje , dhe meqe ne shqiptaret e thjesht e kemi te pakten te drejten te ndjehemi edhe kesaj rradhe te fyer dhe te mashtruar nga shteti cili edhe kesaj here bemat e veta do ti hedhe mbi shpinen e taksapaguesve , atehere me lind dyshimi i madh se nje nga ceshtetjet e takimit RAMA BASHA me dyer te mbyllura mund te kete qene edhe kjo, dmth :TI THYEJME BRINJET SHTETIT SHQIPTAR NE STRASBURG DHE GJOBEN 16 mijlon euro e ndajme bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *