VIDEO: Kryebashkiaku i PD-së mbështet hapur Ramën: Fillim i mbarë për marrëdhëniet tona, i mbështes reformat e ndërmarra por... do dal në protestë sepse...

13 Janar 2018, 10:22Politika TEMA

Kryebashkiaku i Lezhës dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fran Frrokaj ka treguar se ka stabilizuar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe se e mbështet atë mbi reformat e ndërmarra.

Duke ju referuar takimit që kishin pasur një ditë më parë, Frrokaj shprehet se mbrëmë kanë diskutuar mbi një sërë projektesh.

Ai shtoi se, pavarësisht se janë kundërshtarë politik, mbrëmja e djeshme nuk ishte “darkë e gabuar”.

Duke iu referuar titullit të librit të Kadaresë “Darka e gabuar”, ai ka thënë se kjo në fakt nuk ishte “një darkë e gabuar’.

Nuk ishte e gabuar, ishte e duhura në kohën e duhur.

U diskutua për shumë gjëra dhe për probleme konkrete, edhe pse nuk jeni në të njëjtin drejtim politik me kryeministrin.

Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falenderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave”, tha kreu i bashkisë Lezhë.

Frrokaj renditi edhe një sërë nismash të dakortësuar mes pushtetit qëndror dhe atij lokal.

Pavarsisht këtyre, kreu i bashkisë deklaron se do të shkojë në protestë më 27 janar, të thirrur nga Partia Demokratike.

“Unë do të jem në datën 27 janar në protestë, më gjithë partinë time, nuk diskutohet.

Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë”, iu drejtua ai Ramës, që e pyeti nëse do merrte pjesë në protestën e 27 janarit.

Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë”, iu drejtua Rama me humor atij

Sa për premtimet e bëra, unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thasë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen”, vijoi Rama.(TemA)

5 komente në “VIDEO: Kryebashkiaku i PD-së mbështet hapur Ramën: Fillim i mbarë për marrëdhëniet tona, i mbështes reformat e ndërmarra por… do dal në protestë sepse…”

  1. pensionisti says:

    Po ka te drejte ! Si thote populli : ” Kercen prifto nga belaja” Edhe kryebashkiaku i Lezhes do shkoji ne proteste se keshtu do pronari i PD . Sali Berisha e yzmeqari Lulzim Basha,.Ndryshe kemi demokraci e fluturon nga partia….

  2. M says:

    Eshte njesojsi ti thuash : une do te te ekzekutoj, por mos me quani vrases se jam me pagese

  3. shoku says:

    E, o e, po pak cipë ke, apo ç’e deshe?
    Do te ishe me e udhes nese e kishe vendosur ( ç’vendosur, juve ju detyrojne se ate parti, ata njerez keni) te mos ta takoje Ramen ( se keshtu i keni katandisur punet ju) dhe te shkoje ne miting ( te shtosh nr e atyre qe nuk e duan Shqiperine).

  4. spartaku says:

    Bravo,keshtu duhet,nqs themi qe po jetojme ne demokraci.

  5. FILIP says:

    Edi Rama eshte njeriu qe po i jep fytyren europiane SHQIPERISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje