DOSSIER: “Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar! Mos e harro kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës tënde!”

Nga Aurenc Bebja

Në fillim të veprës me titull “Une race oubliée; les Pélasges et leurs descendants – Një racë e harruar ; Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” të Edouard Schneider (Ish-shef inxhinier në Shkodër), botuar në Paris, në vitin 1894, gjejmë një dedikim special të vetë autorit për vajzën e tij, Mathilde.

Dedikim,

Për vajzën time Mathilde

Miq të shumtë të nënës tënde dhe të mitë më kanë thënë njëzet herë që të shkruaj atë që unë dija për Shqipërinë, vend ku kam njohur nënën tënde kur ishte vajzë e re,  me të cilën u martova dhe të solli në jetë.

Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, dhe po të dedikoj këtë libër të vogël, që ti ta kesh gjithmonë pranë teje, dhe kështu të mos harrosh kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës, ku në të ardhmen do t’u njihet vlera.

Në këtë moment, ti nuk di ende të lexosh, por ti flet më mirë se unë këtë gjuhë të ashpër, por e ëmbël në gojën tënde, që zgjati vetëm katër pranvera të gëzueshme.

Tashmë, ti tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë gjithmonë të shkruaj, me të folurën tënde fëmijërore, u thua të tjerëve që punoj për ty, për të fituar lekun që do të të sjellë lodra.

Kur të lexosh këtë libër të vogël, kur të bëhesh vajzë e madhe, grua, nënë, dhe të njohësh më mirë botën se tani, do të kuptosh se qëllimi i netëve të mia nuk ishte fitimi i lekut për të blerë lodra, por ringjallja e kujtimit të racës primitive të harruar të Pellazgëve, që sollën në jetë shqiptarët, nënën tënde.

Shekulli në të cilin do të jetosh do t’i përkasë si burrit ashtu dhe gruas; nëse dëshiron që hiri i babait tënd në varr të prehet në paqe, vepro si ai që nuk ishte shqiptar ; puno sa më shumë që të mundesh, për të ringjallur gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, sepse unë gjithashtu, si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë që populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor, që pa mbi tokë paraardhësit e familjes së madhe dhe inteligjente të hominideve.

Konstandinopojë, 31 dhjetor 1893 (SCHNEIDER-darsiani )

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “DOSSIER: “Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar! Mos e harro kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës tënde!””

  1. Iliri says:

    Po , si mund te flase ndryshe nje perfaqsues i kulures se qyteterimit, Pse si hienat rrotull?????? JOOO!!!! Ata i ndane nje Dete-qyteterim i tere me ardhacaketeazise se aferme a tjere.

  2. shqiptarrqziu says:

    ik or rrot cari!
    shqiptaret po shkulen me dhemb e dhemball nga syt kembet larg nga pellazgjija e shqipniqija kurse ky po na shet caraca demokratike si bicim o sa majr me ken shqiptar !!!
    po t ishte majr me ken shqiptar do ishte bo shqipnija amerik e kalu ameriks.
    shqiptaret jan rrac e humbur dersa thot vet ky qe jan pellazg te harruar sepse ashtu kan qen historikisht. te kqinj. dersa s dihet se nga vijn. dhe vazhdojn te jen te till prap se prap.
    kush don me pas liri dhe qetsi dhe prosperitet duhet te ndjek nje kshill biblike. “larg nga shqipnija. larg nga shqiptaret”
    vec kshtu je I qet I sigurt I lumtur dhe pa probleme.

    1. kuc says:

      Shqiperia do perparoje kur bythqima si puna jote do pastrohen nga ai vend 😀

  3. Viro says:

    Njeri me vizion e ndjeshmeri te larte por dhe I ndergjegjshem per rolin e tij ne kohen qe jeton.

  4. brisku says:

    Ke te drejt te kesh mendimin tend e vleresimin per veten!Nuk thone kot se “cdo fis e ka nje pis” Ben gabim kur flet ne emer te te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *