FOTOT: Ja si po merr jetë një lagje e re në kryeqytet

Balta dhe plehrat përpara pallateve deri pak muaj  më parë i kanë lënë vend tashmë stolave dhe lulishteve të sistemuara duke sjellë një transformim të jetesës për të gjithë banorët e zonës së njohur si përroi i Gjerozës në kryeqytet.

Përpara nisjes së punimeve në këtë lagje, e cila është populluar  kryesisht vitet e fundit me banorë të ardhur nga qytete të tjera, kjo zonë ishte një nga më të degraduarat në periferi të kryeqytetit pranë teleferikut, duke rrezikuar që të kthehej edhe në një vatër të përhapjes së sëmundjeve infektive për të vegjlit që luanin aty.

Punonjësit e kompanisë që po merret me punimet po punojnë me detajet e fundit të projektit duke e kthyer në një hapësirë model për qytetarët.

Rrugët lidhëse me aksin kryesor kanë lehtësuar komunikimin e banorëve me pjesën tjetër të Tiranës për të marrë shërbimet e nevojshme.

Ndonëse nuk ka përfunduar ende, investimi i cili po ecën me ritme të shpejta ka dhënë një impakt pozitiv duke rritur vlerën e pronës së qytetarëve. Gjithashtu, katet e para dhe të dyta të cilat ishin jashtë funksionit si pasojë e erës së keqe që vinte nga mungesa e kanalizimeve dhe plehrat mes pallateve, kanë filluar të marrin jetë dhe të gjenerojnë të ardhura për pronarët e tyre.

Për fëmijët po instalohen module të ndryshme lojërash, ndërsa për të moshuarit stola si dhe ndriçim për të kaluar orët e pasdites në gjelbërimin që ka nisur të rrethojë pallatet e tyre.

Prej dy vitesh, krahas përmirësimit të infrastrukturës në rrugët apo veprat e rëndësishme publike, Bashkia e Tiranës është fokusuar në rehabilitimin e blloqeve të pallateve nëpër lagje. 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-perroi-gjerozes-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-perroi-gjerozes.jpg","attachment_id":"827389"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-7.jpg","attachment_id":"827391"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-6.jpg","attachment_id":"827392"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-5.jpg","attachment_id":"827393"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-3.jpg","attachment_id":"827394"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-2.jpg","attachment_id":"827395"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_si-po-transformohet-1.jpg","attachment_id":"827396"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/si-po-transformohet-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/si-po-transformohet-8.jpg","attachment_id":"827390"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_ishte-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_ishte-2.jpg","attachment_id":"827397"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_ishte-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/thumbnail_ishte-1.jpg","attachment_id":"827398"}]

12 komente në “FOTOT: Ja si po merr jetë një lagje e re në kryeqytet”

  1. Doktori says:

    Mashtrim cdo asgaltim rrugesh, shifeni si eshte bere don Bosko; puseta e shkateruara, asfali teresisht i care, fallco te gjitha punimet. Gjith Tirana rruget me gropa, semaforet pa sistem. Merrni njerez adap arkitekt rrugesh , mjaft me abuzime mafiozesh

  2. Doktori says:

    Mashtrim cdo asfaltim rrugesh, shifeni si eshte bere don Bosko; puseta te shkateruara, asfalti teresisht i care, fallco te gjitha punimet. Gjith Tirana rruget me gropa, semaforet pa sistem. Merrni njerez adap arkitekt rrugesh , mjaft me abuzime mafiozesh

  3. Arzt says:

    Kjo flet shume per papergjegjshmerine e atyre qe qeverisin. Ato ambiente duhet te ishin sistemuar nga ndertuesit e pallateve, jo me parate e taksapaguesve!

  4. BUTRINTI says:

    vETEM BASHA MUND TE BEJ……………..

  5. Drita says:

    Po boll ma me rrena. Lagje ne periferi.!? Rregullo qendren nje here. Shko te drejtoria Arsimore ne mes te Tiranes gropa sa Lali leku ne kam. Shiko ruget e lagjen pas mini Bashkise nr.2. Rrugen. Sh. Ishmi .pas shkolles 1Maj. Jane per turpin tend e parardhesve tuaj , Kryeta Eri.. Boll harxhove lek me viza biçikletash(50 cm) duke prish rruge qe s’kan as dhjete vjet qe jane ndertuar. Boll na mashtruat e moret shprtin ne keni e besoni ne Zot. Mjaft ma se po hyni ne gjynah me kete popull duke e konsideruar budalla

  6. E vereteta e hidhur says:

    Vitin e kaluar kam pare me syte e mij se si Bashkia sistemoi ne themel nje Lulishte ne Rrugen Komuna e Parisit,pa tender,vetem me puntoret dhe teknikun e Bashkise ne krye.Ky ishte nje shembull se si mund te beje pune edhe shteti,dhe jo vetem privati.Shikojeni objektin ne fjale dhe merni te dhenat ne Bashki sa ka kushtuar,krahasojeni me nje objekt analog te ndertuar me tender nga privati,dhe atehere flasim.
    Ne foto shikoj nje stol.Bashkite e vendit bejne shume shpenzime per stola te tille.Por eshte fakt se keta tipa stolash,kane jete nje deri ne dy vjet,sepse sado qe i lyejne me boje derrasat kalben.Ka ardhur koha te mendojne per teknologji te reja per stolat.Mendoj se stolat me listela prej derrase duhet te behen perseri te tille, por listelat e derrases te jene te plastifikuara ne siperfaqe.Ato jane praktikisht te pavdekeshme.Keshtu nuk do kete mem nevoje qe te vendosen stola cdo vit.
    .

  7. spartaku says:

    Kur kjo lagje dhe shume lagje te tjere,po dalin ne drite,dhe ke qejf te dalesh te rrish nje cope here me kenaqesi,pse keta te opozites shajne sa u ha goja?.Pse nuk thone nje fjale te mire per ate qe eshte bere mire?

  8. Lida Al says:

    O Erion, pse nuk i le ashtu mes malit te plehrave qe la Luli, pa, lulishte, stola e trotutare e pastaj te mos te te shanin? Po pse, o njerez, jeni kaq negative? Nga ju buron kjo e keqe? Edhe kur behet nje pune e mire, e vlefshme, e prekshme nxirrni vrer. Thoni nje fjale te mire, inkurajoni ata qe punojne e, nese keni ndonje verejtje, vereni ne dukje qe te rregullohet, por jo te shani e paragjykoni. Eshte pune, eshte mund, eshte para, eshte perpjekje per ta bere qytetin tone jetueshem kudo e per kedo, jo vetem ne qender. O Zot me kete lloj njerezish pa sy, pa veshe e pa mend!

    1. aljosha says:

      Kush me thote mua se sa banore ka kjo lagje e ashtuquajtur e tille dhge sa larg eshte nga sheshi Skenderbej?
      Po ua them une:
      -Kjo quhet lagje se ashtu i intereson kryebashkiakut per te bere ca shpenzime , ka rreth 5mije banore dhe eshte rreth 5 km larg zyres se kryebashkiakut!
      Ndersa Yzberishin ,prane KMY-se(jo fshati) keta e quajne rrethina ,ndonese ka mbi 50 mije banore dhe eshte rreth 3 km larg zyres se kryebashkiakut.
      As i bejne pershtypje zotit Eri komentet tona,qe ankohemi se jetojme si ne bidonvilet e Bombejit,se lagja jone nuk ka asnje cerdhe e kopesht shteteror,nuk ka asnje lulishte apoo kend lojrash,asnje ambient per pensionistet,trotuaret u jane dhene kafeneve me qera,sa nuk kalojne dy vete njeheresh.
      E gjithe lagja ka vetem 200 metra rruge te shtruar,ndersa mbi 5 km rrugica jane te pashtruara,me gropa,me balte ne dimer e pluhur ne vere.
      Nuk guxon njeri te hape dritaret dhe ballkonet se i mbyt pluhuri,ndersa rrobat ndere vet5em naten se behen me pluhur!
      Plehrat dghe qente e rruges kane zaptuar te gjithe lagjen,ndersa nuk ka poste policie,poste shteterore,dege banke etj!
      Qindra femije te shkolles shkojne ne te vetmen shkolle te zones rreth 1 km larg qeendres se banimit,por rrezikohen nga makinat e shumta qe e3 kane bere kete rruge si nautostrade,nga qe nuk ka dalje tjeter per ne rruget kryesore.
      Te dy anet e kesaj nrruge nuk kane trotuare,sepse Bashkia si duket nuk i ka mbaruar pazaret me banoret qe kane zaptuar trotuaret duke ndertuar mure rrethues!
      Deputetet dhe kryebashkiaku vjen ne Yzberisht vetem ne fushatat zgjedhore dhe atehere,jo per te dhene llogari,por per te kerkuar votat per partine e tyre!
      Harram i paci votat tona!
      Mallkuar qofshi per jete o lal Eri dhe Rama te dy reklamaxhinjte me te medhej ne Shqiperi!

    2. Lida AI, ke te drejte, por ndoshtA nuk Jan mesuar me stola dhe lulishte, ndiejne mungesen eres se plehrave dhe pluhurit, une them te kthehen ugjentisht plehrat ,pluhuri, te hiqen stolat, dhe mundeisht te ngrihen Ca’ barake dhe disa kioska me ndryshk,,,, po’ cpaskemi qen ne shqiptaret per te ber militantin e politikes,,,te rregullosh,,pse rregullove,, te prishesh, pse prishe, apo nuk bejm hajer ne shqiptaret,,,e kemi krimbin brenda me SHEKULLIT,,,

  9. is says:

    Dakort, bravo u qofte qe bejne pune se per ate jane zgjedhur, por nje gje ka filluar te ndjehet neper lagjet tona: shume, shume, po shume jane rritur shpenzimet per te jetuar ne to. Te parkosh nje makine duhet te sorrollatesh 45min dhe pa le te gjesh nje vend parkimi afer shtepise. Llogarit edhe pjesen me te madhe te rrugicave qe na jane bere me pagese tani, o nene , o nene……………..

  10. Zzzzzz says:

    TI ERION VENDOS NJE GURE NE FILLIM VJEDH SA PER NJE MIJKE DHE E SHET PER QINDRA MILIONE ………NE PERFUNIM ME MIRE SE LULI BASHA QE NUK VENDOS ASNJE GURR POR I VJEDH ME SHPELLARET TE GJITHA PER VETE E POPULLI NGELET ME GISHT NE GOJE PER 27 VJET ME RRADHE DUKE PAGUAR TAKSAT ……….MNJFJALE MUT TI E BAJGE AI……!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *