Gjiknuri në Lezhë: Investimet përmirësuan furnizimin me energji

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në nënstacionin elektrik të Lezhës ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë.

“Ky nënstacion vazhdimisht përmbytej por me ndërhyrjet e bëra vitet e fundit dhe me investimet u bë e mundur që këto probleme të eleminohen. Nga ana tjetër, në qytetin e Lezhës dhe Bashkinë në tërësi kanë vazhduar investime të tjera në rrjetin elektroenergjetik. Në tërësi janë rreth 5 milion dollarë të investuara në këtë drejtim”, u shpreh Gjiknuri.

Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me fokus e përparësi zonën turistike. “Testet që kaluam me përmbytjet dhe me reshjet e muajve të fundit, treguan se gjithçka performoi shumë mirë edhe për shkak të investimeve që ne bëmë në hidrovore gjatë vitit 2016”, theksoi Gjiknuri.

OSHEE gjatë vitit 2017 investoi për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit të Lezhës, ndërtimin e 45 km linjë tension i mesëm dhe i ulët ABC ashtu sikurse ndërtimin dhe rikonstruksionin e 16 kabinave të reja.

Edhe gjatë këtij viti, OSHEE do të investojë për të rritur më tej sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike të qytetit, duke realizuar rikonstruksion i fiderave Lezha 1 dhe Vaji, në 20 kV, ndërtimi i 35 kabinave dhe linja ABC.

Një tjetër investim i parashikuar është edhe rikonstruksioni i linjave dalëse nga nënstacioni Lezhë duke rritur cilësinë e furnizmit me energji për rreth 50 mijë banorë.

Duke u ndalur tek sektori në tërësi, ministri Gjiknuri tha se 2018 do të jetë një vit i thellimit të reformës.

“Vet kompania do ti nënshtrohet një ristrukturimi me ndarje të mëtejshme brenda saj. Kemi një vit ku fillon të japë frytet plani i rimëkëmbjes përfshirë dhe shlyerja e shumë borxheve dhe gropave të vjetra financiare të krijuara në sektor gjatë viteve të krizës. Mjafton fakti që energjia elektrike nuk është më në vëmendje të krizave siç ka qenë deri në vitin 2013. Ky është tregues se çfarë hapash gjigand janë  bërë në këtë sektor krahasuar me ku e nisëm dhe atë ku jemi tani. Kuptohet ka ende shumë punë për të bërë. Investimet nuk do të mungojnë por duhet një menaxhim edhe më i mirë nga personeli këtu sidomos për të luftuar ilegalitetin”, insistoi Gjiknuri.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *