Një “radiografi” e çështjes se “Pallatit të Bashës” në Vlorë: e vërteta e 14 milionë eurove

14 Janar 2018, 11:40Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, që u prish në Vlorë nga Edi Rama, ka rihapur edhe njëherë debatin në opinionin publik.

Fakti është, se vendimi i tashëm i Strasburgut është një shtesë e “vogël” prej 3 milionë eurosh nga ajo që u miratua në verë, pra gjithsej familja e gruas së kreut të PD-së do të dëmshpërblehet me 14 milionë euro.

Pasi e nxori nga çadra dhe u takua më 17 maj, ku bëri marrëveshjen e famshme, Edi Rama vendosi që ta dëmshpërblejë kreun e PD-së me 11 milionë euro për pallatin e prishur.

Kjo histori, çuditërisht irritoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili pas vendimit të Strasburgut akuzoi qeverinë se u ka ngarkuar taksapaguesve shqiptarë një shifër marramendëse për t’i paguar, thjesht nga shkelja e ligjit prej qeverisë.

Për ta kuptuar sa më qartë situatën po i kthehemi nga fillimi i saj. Në vitin 2011, vjehrri i Lulzim Bashës ndërtoi një pallat luksoz në Ujin e Ftohtë në Vlorë, duke i hyrë detit në hise. Me gurë, u zu një pjesë deti dhe u përfitua një hapësirë përreth pallatit.

Lejen për ndërtimin e këtij pallati e pati dhënë kryetari i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, pas një pakti të tij me Lulzim Bashën. Edi Rama, pikërisht për këtë arsye u prish me Gjikën, pasi e konsideronte një “skandal” zënien e bregdetit.

Me ardhjen në pushtet, Edi Rama deklaroi se të gjitha ndërtimet që janë bërë përgjatë bregut nga Skela e Portit deri në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të prishen për të ndërtuar një shëtitore që u quajt Lungomare.

Atëherë nuk u prish vetëm pallati i vjehrit të Bashës, por edhe shumë ndërtime të tjera, madje edhe të disa biznesmenëve shumë afër PS-së. Pra Edi Rama i futi tritolin të gjitha ndërtimeve që kishin zënë bregdetin. Hapësira u pastrua.

Por të gjitha ndërtimet ishin bërë me para dhe, nëse ishin të ligjshme ata duhet të dëmshpërbleheshin dhe bëhej fjalë për shuma marramendëse. E pakta një pallat e ka koston 3 milionë euro.

Ai i familjarëve të kreut të PD-së normalisht e kishte më të madh pasi kishte “tokëzuar” detin, kishte pishinë, hekura dhe material nga më të fundit. Para e madhe me një fjalë. Që të ishte 14 milionë euro askush s’besonte. Po ja që doli…

Në fund për ta qartësuar problemin dy janë pikëpyetjet: nga erdhi pasuria prej 13 milionë eurosh që u investua nga familja e Lulzim Bashës në Vlorë?

Kjo shumë aq e madhe kërkon një skaner të hollësishëm nëpër të cilin duhet të kalojnë të gjithë ata zyrtarë publikë që përfitojnë nga kjo shumë marramendëse.

I pari është lideri i opozitës, më pas Avokatja e Popullit e zgjedhur nga radhët e opozitës, por ka edhe të tjerë…

Dhe e dyta: nëse ndërtimi ishte i ligjshëm dhe Rama e prishi për shërbim publik, pra për të ndërtuar shëtitore, përse paratë e dëmshpërblimit nuk u ngarkohet atyre që kanë abuzuar gjithë këto vite me shkatërrimin e bregdetit, duke nisur që nga pronarët e pallatit që e zunë detin me gurë?

Kush prish, duhet të ndreqë!

Nuk ka përse qytetarët të mbajnë paguajnë vazhdimisht zullumet e politikanëve apo familjarëve të tyre që humbin miliona dhe më pas janë gati të djegin vendin.

Megjithatë, qeveria për të qenë sa më e larë nga kjo histori, do të duhet të bëjë një bilanc të plotë sa është dëmshpërblimi për  ndërtimet e Lungomares dhe kur të bëhet e qartë shifra, presioni fiskal për të marrë ata para, le t’u ngarkohet atyre sipërmarrësve që kanë përfituar gjithë këto 27 vjet nga kontratat publike, pra buxheti i shtetit.

Kurse qytetarët që paguajnë nga rroga e tyre taksat, TVSH-në, tarifat e ndryshme qeveritare, taksat dhe tarifat e kryetarëve të bashkisë, duke nisur nga Erion Veliaj që i ka ngarkuar shumë, nuk u takon të paguajnë asnjë lek.

E fundit, qeveria nuk ka të drejtë të përdorë paranë publike si pjesë negociatash, sikur të ishte pazar për lekët e xhepit.

Ata janë para të qytetarëve dhe duhet të diskutohet në detaj për çdo lek që del nga buxheti si shpenzim. Por te ne ndaj bëhet gjithmonë zhurmë, pasi politika kërkon të bëjë sherr për të fshehur se ç’bëhet me lekët, tenderat kontratat etj.

14 komente në “Një “radiografi” e çështjes se “Pallatit të Bashës” në Vlorë: e vërteta e 14 milionë eurove”

  1. Leje ndertimi ne det says:

    Kush e dha lejen e ndertimit?
    U ble leja e ndertimit?
    U shkel ligji ne dhenien e lejes?
    Kush e theu ligjin dhe pse nuk veproi Qeveria Rama ne 4 vjet pushtet?

  2. Mentari says:

    Edvin Rama eshte kollaborator (Bashkepunus) me kriminelet dhe njeri nga ata ishte Shpetim Gjika qe Rama puthet edhe sot me ate. Kur Edvinit I duhen votat per tu bere kryeminister ky Monster bashkepunon me cdo felliqesire per te ardhur ne pushtet dhe keto I kushtojne shtetit shqiptar miliarda leke.Tani gjejeni se kush eshte fajtori.Media lepirbythe. Po Koco Kokedhimes pse nuk ja prishi Hptelerite ne buze te detit te Qiparoit? Apo qe te dy jane Ortodoksit e Janulles? Demtimi qe Monstra po ben taksave te popullit shqiptar jane gjigande dhe shum kriminele.

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      O Mentari , qe je i njeanshem dhe qe anon nga pd-ja nuk do shume per ta kuptuar , ne artkull qe botohet nuk flet per Ramen dhe se kush e ndihmon dhe “financon” ate ne menyrat qe vetem ti i di , por flet per skeljen e ligjit per ndertesen gjigante dhe financimin e saj te turbullt , eshte shkelur ligji nga te gjitha anet , shkrimtari thote qe kryetari i bashkise se Vlores , vetem e vetem se i dhe lejen e ndertimit familjes Basha , u prish me Ramen , ti cfare lexon ?? Dhe nxjer perfundime si te doje qefi , per gjthe shkeljet qe ka bere familja Basha , a ke gje per te thene ?? Do qe me interes te dinim mendimin…………

      1. likos69 says:

        Ska si te te japi pergjigje, e zure mat . Cfare nuk kuptove ne mendimin e Mentarit ( i cili ne fund te fundit shpreh mendimin e vet ) . Editorialisti perpiqet ne kete artikull te bej “fajtor ” si Ramen edhe Bashen ( njeri kryeminister dhe tjetri kryetar i opozites) per vendimet qe merr kryeministri. Fatkeqesisht keto gabimvendime do ti paguajme ne ( ti ,une ,ata ato ), sepse politikanet asnjehere nuk kane paguar per vendimet e marra gabim prej tyre. Kryeministri mund ta kishte cuar ne gjykate lejen e dhene ne toke private dhe pasi te kishte nje vendim gjykate ( ketu apo Strasburg ) te vepronte . Tani eshte shume vone per lote krokodili.Sa per financimin e nje pallati sic e quani edhe Ju gjigand besoj se puna jote eshte ne zyre , sepse ne Shqiperi objektet ndertohen ose me paradhenie ( kreditim ) nga vete bleresit ose me kredi bankare ( sepse investuesi-ndertuesit ) nuk kane deshire qe te ndertojne ( pra investojne ) dhe leket deri ne momentin e shitjes se objektit te jene te ngrira. FATKEQESISHT SHQIPERIA me shqiptare si ju do te ngelet edhe nja 100 vjete mbrapa ( 100 i kemi nga Enveri ). Pershendetje

  3. tradita says:

    Ne kete afere jane dy persona direkt Vjehrri i Luzim Bashes dhe Kryeministri: Logjika vjehhri i Bashes nese i takon te spjegoje si e ndertoj ashtu si duhet te tregojne ku i ka siguruar parat per ndertime te gjithe shqiptaret: Ndersa per kryeministrin duhet me nje here te nisin hetimet per shperdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Kete duhet te ia kerkoi protesta. Ka nje vendim E gjykates i pa diskutueshem. Ka thyer ligjin Edi Rames. Dhe per kete duhet te pergjigjet para ligjit.

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Sic e thua edhe vete ti zoti gazetar Strasburgu vetem sa ka shtuar shumen e demshperblimit. Kush e ka mbrojtur shtetin shqiptar ne gjykatat shqiptare? Avokatura e Pergjithshme e shtetit qe kryetare ka Alma Hicken. Kjo e ka mbrojtur edhe ne Strasburg. Po pronaret e pallatit kush i ka mbrojtur? Studio e Envi Hickes burrit te Avokates se Shtetit. A e di Rama kete? Po e di sepse i eshte thene shume here. Ka me dhjetra raste te tjera si ky ne gjykatat shqiptare ku gruaja eshte ne anen e shtetit ndersa burri ne anen kundershtare. Rames i eshte thene kjo gje por … e kupton vete ti

  5. spartaku says:

    Per pallatin e vjerrit te Lulzim Bashes ne vlore qe u prish me te drejte,duhet te behete vertete nje skaner,dhe te mos paguhen asnje leke hajdutit qe beri pallatin.Ai pallat ishte ndertuar ne nje vend qe nuk lejohej.

    1. Max says:

      Ashtu eshte Spartak. Sic dhe ti e ke theksuar shume here ne komentet e tua, Edi Rama dhe Rilindja po mundohet shume ta beje Shqiperine lule, por nuk e le armiku i brendshem.

    2. Remii says:

      Ta paguajn ata që e votuan edi ramën, edi rama ka vulosur rrënimin e pallatit, por ai kishte miratimin e votuesve të tij,
      Prandaj ti e ke votuar edi ramën ti paguaj me ata kolegët tuaj miliona eurot.

  6. Andoni says:

    Ore pse duhet ti shkojne Lulit nga mbrapa ,kur ata paguajne per ate nga taksat dmth per hajdutin
    Mos ti shkojne nga mbrapa dhe te shohim se cdo te beje Luli vetem
    apo I hedhe nje kocke dhe mere per vete gjithe tulen(mishin)
    Eshte populli shqipetar I tille prandaj ai loze me ata njerez duke I ngritur ne te ashtuquajturen Marshime Popullore

  7. Adea says:

    Ne kete ceshtje eshte implikuar Rama keq, prandaj duhet te dali dhe te japi sqarime dhe te veproje forca e ligjit. Perndryshe nuk besoj me as ne vetting e as ne nje gje tjeter.

  8. Shoku " Shpati " says:

    Edi Rama duhet ta ndertoje perseri pallatin aty ku ishte . Te shtoj edhe nje kat tjeter per shoket e gjykates se strasburgut ! Pike !

  9. Arber Iliri says:

    Duhet filluar nje hetim penal patjeter.Kush e dha lejen dhe pse u fallsifikua deti si toke.Demi ti ngarkohet fajtoreve.

  10. XXX says:

    PARATE DHE BURGUN DUHET TA PAGUAJNE ATA QE DHANE LEJEN E NDERTIMIT NE ASNJE MENYRE TAKSAPAGUESI POPULL FUKARA SHQIPTAR NDRYSHE TE GJITHE NE SHESH KUNDRA RAMES E LUL SALI BERISHES E KOMPANI………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje