VIDEO/ Rama: Me çizme, me taka, me këpucë, pa këpucë, Basha-Kryemadhi vetëm një gjë kanë bërë, bllokimin e integrimit

14 Janar 2018, 13:42Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama tha se Basha dhe Kryemadhi po pengojnë integrimin e vendi drejt Europës.

Duke folur në 26 vjetorin e themelimit të FRESSH, kryeministri Rama duke ironizurar opozitën tha se …“Me çizme, me taka, me këpucë, pa këpucë, vetëm një gjë kanë bërë dhe cënuar në këto 6 muaj, bllokimin e integrimit”.

 “Të dalësh sot si barrikadë do të thotë të jesh qorr, shurrsh dhe i padobishëm për interesat e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë shqetësimin se kush do shkojë para drejtësisë nga ata qe janë në skenën politike, apo ata që sot udhëheqin opozitën, shqiptarët kanë shqetësimin se kur Shqipëria do të jetë pjesë e Europës së bashkuar, që të mos kemi më damkën e të mbeturit jashtë saj kur jemi mu në zemër të vetë Europës.

Me çizme, me taka, me këpucë, pa këpucë, vetëm një gjë kanë bërë, na kanë penguar dhe cënuar në këto 6 muaj bllokimin e integrimit” ,- tha Rama.“

Rama “shpërthen” ndaj Basha-Kryemadhit: Karnakarët e politikës së mbledhur tek firma e “Ç Ç”, Çadra e Çizmeve thonë se ne prishëm marrëdhëniet me grekët

Nuk ka munguar kryeministri Edi Rama qe ne pervjetorin e 26 te themelimit te FRESSH te ktheje pergjigje per kreret e drejtimit te opozites, Basha-Kryemadhi, qe e akuzojne se prishi marredheniet me fqinjin tone jugor.

“Ne nuk do të mbyllim sqepin si ata që qeverisnin para nesh”, tha Rama për marrëdhëniet me fqinjët dhe dialogun me ta.

“Ka lloj lloj karnakarësh të politikës së mblerdhur tek ajo firma e “Ç Ç” Çadra e Çizmeve që thonë se në jemi shkaktarët për prishjen e marrëdhënieve me grekët. Fakti që ne negociojmë dhe ne kemi gjetur hapësira të reja,” deklaroi Rama.

Teksa sot Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar feston 26 vjetorin e themelimit, ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi të rinjtë e FRESSH për mbështetjen që i dhanë PS për të fituar betejën e 25 qershorit. Po ashtu kryeministri foli për sfidën që kjo qeveri ka përpara.

“Festojmë ditëlindjen e FRESSH në një vit ku ne kemi të vetëm timonin, dhe kjo rini i ka besuar të vetmes parti të përgjegjshme Partisë Socialiste drejtimin e vetëm.

Kjo është përgjegjësi, jo dhuratë apo trofe për ne progresistët. Është një sfidë me veveten përballë atyre të gjitha influencave të së keqes në politikë që ne i ndeshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë, një sfidë përgjegjësie për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur dhe mundësinë historike për t’u ulur në tryezën e BE dhe të bëhet anëtar i familjes së bashkuar europiane,” tha Rama.

“Kjo është një sfidë me vetveten, sfidë përballë influencave përballë së keqes. Është një sfidë përgjegjësie për ti dhënë vendit jo vetëm drejtimin e duhur por edhe mundësinë historike që të ulet në tavolinën e integrimit në BE si dhe anëtarësimin e saj.

Mos harroni që ka së shpejti një betejë për të fituar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë ti japim drejtimin e duhur. 1411 halle të njerëzve me administratën, çka do të thotë se përtej planeve të mëdha për Shqipërinë, çdo hall i një njeriu të zakonshëm duhet të jetë një hall i madh”, tha Rama.

Kërkesa prekëse e mësueses që vuante nga kanceri, Rama: Ilaçi gati për 10 ditë

Duke risjellë në vëmëndje kërkësën prekëse të mësueses qe vuante nga kanceri, Rama deklaroi se brenda 10 ditëve do të zgjidhet problemi i saj si dhe për të gjithë personat që vuajnë nga kjo sëmundje, do të marrin ilaçin e nevojshëm.

Teksa foli në 26 vjetorin e themelimit të FRESSH, kryeministri i vendit Edi Rama tha më 2013, qeveria dhe shteti garantonin 800 flakonë, ndërsa sot garantohen 4 mijë dhe duhen 5 mijë për të sëmurët me tumor.

““Dje në Mirditë në mësuese rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin, e cila ishte me kancer. Ajo tregoi për përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve në Tiranë, tha se prej disa muajsh ië shtë ndërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaci, i cili kushton shumë, por që është i domosdoshëm për shëndetin e sja dhe të tjerëve që marrin atë kurë.

Përballë një historie të tillë është vështirë të qëndrosh. Njëra mënyrë është për të thënë ‘ja qeveria e poshtër, shteti i poshtër, krimi, droga, korrupsioni i kanë ndërprerë kurën mëueses’.

Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhduar betejën së bashku me atë mësuese dhe të gjithë ata që kanë nevojë ta kenë atë kurë të pandërprerë, deri kur kjo të realizohet, duke thënë se pari për këtë kurë më 2013, qeveria dhe shteti garantonin 800 flakonë, sot garantohen 4 mijë dhe duhen 5 mijë.

 Janë 1 mijë flakonë që na ndajnë nga politika që mund të mjaftohet duke iu kthyer opozitës e duke i thënë ‘ ju blini vetëm 800 flakonë’, ne arritëm të blinim 4 mijë’. Jashtë politikës dhe jashtë betejës së shifrave, ne duhet të zgjidhim problemin për të mbyllur përfundimisht ciklin e kësja përpekeje, që vazhdon prej 27 vitesh.

Shqiptarët me kancer nuk arrijnë dot ta marrin të plotë e ta kenë të sigurt deri në fund kujdesin e tyre nga shteti. Pas mbledhjes ne vazhduam dhe ne do ta cojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do ti garantojmë mësuese dhe të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për atë ilac që ai të rifillojë dhe të mos ndërpritet më.”- tha Rama. (TemA)

 

 

7 komente në “VIDEO/ Rama: Me çizme, me taka, me këpucë, pa këpucë, Basha-Kryemadhi vetëm një gjë kanë bërë, bllokimin e integrimit”

  1. Cobo says:

    Ata kane dale per placke Jo per shqiperi. Po u vendos ligji ata marin fund. Beni gati shkopinjte e gomes.

  2. drdogani turqia,kthimi i ish kalifatif ismamik otoman,me islamin tipik ku shehirati te sundoj popullin,lidhja islamike-konference islamike ku bushati ju premtoj turqis e arabve se do votojn anti amerikes ne okb,dhe jo-ja per shqiperin ne unionin evropian.presidenti meta ne heshtje tradhtije,a deponon miliona ne banken e lublanes sloveni.

  3. "BOHOTINA" says:

    Si nuk e kuptuan njehere se sa here vjen e majta punohet e kur vjen salihu me banden e tij bie re e zeze mbi atdhe.

  4. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Pordhe me rigon….

  5. kosta says:

    E djathta në pushtet, ka sjellë fatkeqësira të mëdha.
    E majta,ka kusure sa të duash, por s’të vret.!
    E djathta është e frikshme.Mbase nga që ka pasur në krye Saliun, shkollēshumë(sipas QIRIE VASILIT), por agresiv dhe larg tê qënit normal. Pa poture si të Ramës, por me kallash,tritol thika, dhe diarre gojore, që entuziazmonte dhe motivonte krimin që më mirë se tërë Shqipëria,e njeh TROPOJA. Në BE, na pranojnë a jo, s’e di .Por ndjej që kjo e djathtë me JASHTËQITJEN E TË MAJTËS(. LESHELINË) ,vetëm do të na dëmtonte tani. ?????????????????

  6. spartaku says:

    Edi Rama,si kryeminister,por edhe si njeri,flete me çiltersi dhe me ndergjegje,hapur dhe drejte.Kushe ka ment e kupton.Rama eshte njerzor.Saliu i Zi,Mbolli kudo ne shqiperi vetem te zeza,mjerim,dhe shkaterrim total te vendit.I vaft shpirti ne kazanet e seres.

  7. Genti S says:

    hahahhahahahhahahhaahhaa
    cfare moterqiri as dhe nje lloje pergjegjesie sdo te mare ky KMut!

    por mire me gjith fajet te jteret i kane per gjerat qe nuk shkojne ne kete vend!!!

    prisni se skeni pare gje akoma!

    po shiku ky dhe basha dhe berisha dhe gjith moterq ky vend do falimentoje!

    duhet nje levizje e re me te rij e te reja si movimento ne italy dhe podemos ne spanje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje