Përfundon mbledhja e grupit të PD: Të largohet Ruçi, Arta Marku nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime

15 Janar 2018, 13:56Politika TEMA

Teksa pak orë nga hapja e sesionit të parë parlamentar për kë vit, grupi parlametar i Partisë Demokratike ka kërkuar kthimin e ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Burime nga mbledjja e grupit parlametar të PD bëjnë më dije se demokratët kanë diskutuar për Prokurorin e Përgjithshëm e Përkohshëm.

Sipas demoktatëve Arta Marku nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime.

“Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime. Mazhoranca po kap drejtësinë. Iu kthye pasaporta Tahirit, Orest Sota u lirua nga burgu, po mbyllet çështja Xibraka”, mësohet se është thënë në mbledhjen e grupit të PD-së.

Gjithashtu deputetët demokratë kanë diskutuar për seancën e fundit Parlamentare ku pasi disa incidente.

Sipas Partisë Demokratike, në këtë seancë është shkelur rregullorja e Kuvendit, janë falsifikuar votat e deputetëve dhe është dhunuar e drejta e opozitës për të folur dhe këto arsye demokratët kërkojnë largimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Është shkelur rregullorja, janë falsifikuar votat. Gramoz Ruçi të largohet nga drejtimi i kuvendit, është dhunuar e drejta e opozitës për të folur”, kanë deklaruar deputetët e PD. (TemA)

7 komente në “Përfundon mbledhja e grupit të PD: Të largohet Ruçi, Arta Marku nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime”

    1. adi says:

      Rilindja
      Nuk e thote pd
      Eshte e shkruar ne kushtetute e zeze mbi te bardhe!!!
      Prokurori i pergjithshem i perhershem apo i perkohshem nuk ka te drejte te beje as emerime as shkarkime as zvendesime, kete te drejte e ka vetem KLP!!!!!!!
      Eshte njelloj sikur keta prokuroret ti emeroje Bashkim Fino, kaq lidhje ka prokuroja e re me kete levizje.
      Vari leshte se me kete popull qe e vjedh diten per diell dhe nuk kupton, do kuptoje nga drejtesia e nga kushtetuta.

  1. ABC says:

    Keta me duket se nuk kane si te mbushin diten dhe dalin me vendime boshe individuale se si mendojne keta se eshte e drejta per keta. Po te ishte se nje shtet funksjononte ne kete menyre atehere do kishim aq parlamente sa edhe parti dhe se cili vendoste per fshatin e tije. Ajde lider Basha ajde. Mos i lodh deputetet e tu kot. Heren tjeter bei keto lloj mbledhjesh ne kafene se kalon edhe koha me embel.

  2. taraboshi says:

    Jo ne Janar kena me largu Edi Ramen Ne shkurt Gramoz Ruçin ne Mars Arta Markun Ne Prill Fatmir Xhafen ne Maj Daken (kryetarin e bashkise Durresit ) Ne Qershor Sejdinin e Elbasanit Po patet te tjere na i thoni ta mbyllim kete liste deri ne Dhjetor .O ju hengert mortja pse keshtu drejtohet shteti more shpellare .Une me gjithe mend habitem kush jene ata njerez qe vijne mbas jush nuk mund ta paragjykoj mendjen e tyre . Edhe ata qe kan perfitu deri tashti pa te drejte nga P .D ja gjate qeverisjes tyre kujtojne se po perfitojne me padrejtesisht jo ajo kohe vdiq nje here e pergjithmone .Turp turp turp .

  3. floriri i Bençes says:

    Jo, keta bejne sikur nuk kuptojne qe shqiptaret ju hoqen perfundimisht te drejten per t’u marre me problemet e shqiptareve, ne fakt po merren me problemet e tyre. Ha ha ha ha

  4. drejtesia po vjen says:

    Po kush u pyet juve per keto qe thoni? Apo doni te shkruaj ndonje rresht, Lubonja, Bushati Shkullaku apo Zheji dhe te plotesojne emisionet bashke me Fevziun. Te pranishem, Dashi, Preçi, Fahriu, me tutje Fatmiri dhe ndoshta i vetmuar Lulezimi e Monika. Ju vazhdoni se qeveri po punon te sheroje plaget kanceroze qe mbollet ju me ministrin tuaj Vasili. Perpara drejte sukseseve, perpara ne protesta dhe duke ngrene kroasan.

  5. BERISHA LARGOHU says:

    Sipas PD-se, kryeprokororija duhet te urdhrohet nga PD dhe te marre leje tek opozita ne lidhje se ke te shkarkoje, hajde opozite kriminale qe jeni. Shqiptaret do tju lejne ne balte me 27 janar ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje