Producenti i “Pink Floyd” publikon albumin me sazet e Shqipërisë së Jugut

15 Janar 2018, 09:28Lifestyle TEMA

Njohësit e muzikës së viteve ’60 e kanë të dëgjuar emrin e Joe Boyd. Ai është personi që ka bërë regjistrimet e “Pink Floyd”, Nick Drake dhe “10 000 Maniacs”, mes shumë të tjerave.

Ai vetë nuk ka prodhuar një album të ri prej të paktën një dekade. Por ka vendosur ta thyejë “heshtjen” me një album me muzikë tradicionale shqiptare të regjistruar në Shqipëri.

Boyd jeton së bashku me të shoqen në Londër, ku apartamenti i tyre kumbon shpesh nga muzika shqiptare, në veçanti sazet e Jugut.

Në një intervistë radiofonike, që në sfond shoqërohet nga këngët e albumit, Boyd rrëfen historinë e “Tanës”, një prej pjesëve në albumin e tij. “Në malet e Jugut, një bari dhe qeni i tij bien pre e banditëve. Ai e di se do ta vrasin. Delet ia kanë vjedhur, qenin ia kanë vrarë. Kjo këngë haste në forma të ndryshme në të gjitha trevat ku flitet shqip”, tregon Boyd.

Boyd është i pasionuar pas isopolifonisë labe. “Disa spekulojnë se isopolifonia është po aq e hershme sa Homeri. Ndoshta pikërisht në atë mënyrë këndonin sirenat që ndillnin Odisenë nga shkëmbinjtë”, thotë Boyd.

“Për dekada me radhë, kultura e sazeve u mbështet nga qeveria komuniste. Por izolimi politik dhe gjeografik dhe mungesa e studimeve të mirëfillta bëri që një numër krejt i vogël regjistrimesh të tilla të njihen në botën e jashtme. Ky album do t’i japë kulturës së sazeve mundësinë të njihet në botë”, thotë Lucy Duran, etnomuzikologe dhe producente.

“Kjo lloj muzike, shumë rajonale dhe e lokalizuar, është totalisht akustike. Është sublime. Nuk ekziston gjëkundi tjetër. Është gjë e bukur që më në fund i jepet mundësia për t’u dëgjuar në të gjithë botën”, thotë Duran.(TemA TV)

3 komente në “Producenti i “Pink Floyd” publikon albumin me sazet e Shqipërisë së Jugut”

  1. Halleluja... says:

    Mjafte befasues ne kte Trend te Ri Muzikor e Pink Floyd,
    qe padyshim na ben te ndihemi si Shqiptare krenar ,
    akoma me shume sot ,kur ne si Komb e kemi aq shume te nevojeshme .
    Perllat qendrojne gjithmon ne thellesi te Deti ,
    ose then ndryshe ne thellesi te atij Oqeani te Historise Njerezore ,
    e zbulohen pikerishte nga ata , te apasionuarit mbas te vecantes se ksaj Bote ,
    mbas Vlerave te pacmuara te ksan Bote .
    Jam shume – shume kurioze ta degjoj kte Mrekulli YJE-sh

  2. "BOHOTINA" says:

    Te falenderoj me zemer. Bravo!

  3. ben says:

    Hemo se greket duhet ta kene shpikur kete muziken, se edhe fustanellat qe mbajne ushtaret e tyre palikari, nga jevgjitet greke duhet te jene shpikur. Mutofagos, Flm, ku jeni futur? Dilni e mbroni Heladhen nga “hajdutet” qe ju kane “vjedhur” muziken, se po nuk dolet, do ju heqin 300 evrot per kete muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje