Protesta dhe pallati!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Eduard Zaloshnja

Vendimi i gjykatës së Strasburgut, për dëmshpërblimin e pronarëve të apartamenteve të prishura nga qeveria Rama, në Ujin e Ftohtë të Vlorës, ishte një lajm i keq për Lulzim Bashën. Bash në kohën kur ai po mobilizon përkrahësit e PD-së për protestën e 27 janarit, mediat po gëlojnë nga titujt e tipit: “Vjehrri i Bashës, do të marrë 13 milionë euro nga qeveria”.

Pavarësisht se 13 milionë eurot e dëmshpërblimit, do t’i marrin pronarët e apartamenteve të prishura, dhe pavarësisht se vjehrri i Bashës kishte qenë vetëm një nga ortakët e firmës që i shiti ato apartamente (ai kishte ortakë, ndoshta, edhe më të rëndësishëm), në media dhe në publik ka ngjitur ideja se, ai pallat ishte pronë e vjehrrit të Bashës.

Dhe kur Basha po bën thirrje, qytet më qytet, që shqiptarët e thjeshtë të vijnë në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë Rama, ideja se vjehrri i Bashës do të marrë 13 milionë euro, bash nga kjo qeveri, nuk është frymëzuese. Për më tepër, mediat po u rikujtojnë shqiptarëve të thjeshtë, historinë e dyshimtë të ndërtimit të atij pallati brenda në det, si dhe faktin se Rama, vetëm pak ditë pas takimit të tij me Bashën më 18 maj, pranoi të paguante për atë pallat, plot 11 milionë euro (vetëm dy më pak se sa e caktoi dëmshpërblimin gjykata e Strasburgut).

Nga ana e saj, kjo historia e pallatit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, po u rikujton shqiptarëve të thjeshtë, pyetjen që Rama i bëri Bashës në Kuvendin e Shqipërisë, rreth oligarkëve të favorizuar nga qeveria. Ai pyeti me emër, për secilin prej tyre, duke theksuar se secili nga ata, kishte qenë një përkrahës dhe sponsorizues i PD-së. Mesazhi ishte i qartë – kur vjen puna te biznesi, të gjitha partitë menderosin në të njëjtin oturak …

Në një situatë të tillë, shumë shqiptarë të thjeshtë, edhe pse mund të kenë njëqind arsye për të protestuar kundër qeverisë, nuk mund të frymëzohen nga Lulzim Basha. Ai padyshim do të jetë në gjendje të mobilizojë militantët e PD-së nëpër rrethe, të cilët mezi presin të rikthehet PD-ja në pushtet, që të rifitojnë vendet e humbura të punës, apo favoret që përfitonin prej saj. Por sidoqoftë, ata përbëjnë një pakicë të 455 mijë votuesve të djathtë, të cilët votuan për partitë e djathta më 2017-ën.

Gjithashtu, një ndihmë të madhe për rritjen e pjesëmarrjes në protestë, Basha do ta ketë nga LSI-ja, e cila ka një regjiment të disiplinuar militantësh. Militantët e saj e organizojnë sjelljen me autobusë në Tiranë të protestuesve. Të mësuar me qenien në pushtet për tetë vjet, ata nuk mund të durojnë gjatë në opozitë, dhe çdo thirrjeje për rrëzimin e qeverisë, ata i përgjigjen me entuziazëm e përkushtim.

Duke e përmbledhur, protesta e 27 janarit duket se do të ketë më tepër pamjen e një përpjekjeje për afrimin e ardhjes në pushtet, se sa të një proteste popullore kundër qeverisë. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, për dëmshpërblimin e pronarëve të apartamenteve të prishura nga qeveria Rama në Ujin e Ftohtë të Vlorës, duket se e shfryu jo pak tullumbacen që po mundohej të frynte Basha.

Sa do kishte dashur kryedemokrati, që ai dreq vendimi të ishte shpallur pas 27 janarit …!(AFP.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Protesta dhe pallati!”

  1. Tani says:

    Të lumtë o Zaloshnja thuaja pak ti këtij populli këto gjëra mbase u vijnë mëndë njerëzve dhe nuk bredhin më si delet mbas çobanit kur I intereson çobanit por të ndërgjegjësohen dhe të ngrihen për të drejtat e tyre kur u mohoen dhe për padrejtësitë që vazhdimisht mbi kuris u praktikohen.

  2. Skerdi says:

    Ne fakt militantet duken te fuqizuar nga ky lajm sepse nje gjykate nderkombetare verteton se qeveria e Rames eshte abuzive me vendimet e saj.

    Lidhja e Bashes me oligarket eshte problemi i tij i madh, po ne rastin e pallatit ne Vlore, nuk ka ndonje gje qe e perkeqeson apo permireson perceptimin e tij publik.

  3. Hasani says:

    Në fakt vendimi i Strasburgut i ka dhënë frymë opozitës. Në një farë mënyre ose del qe vendimi për prishje ishte i padrejtë ose që institucionet e shtetit nuk qenë në gjendje të mbrojnë vendimin. Në minimum paaftësi.

    1. fredi says:

      Ky vendim e qartesoj kete popull budalla se kush eshte Basha e kush eshte Rama te dy ne nje guzhine hane e ne nje uturak shkarkojne.Turpi eshte yni qe i leme akoma

    2. Dima says:

      Dikur thuhej se”…si kur grinden,ashtu edhe kur afrohen superfuqite,haraçet I paguajne pppujt…”

  4. ky tipi eduard zaloshja po pjek petlla ne uje.ha ha ha.mundihet qe te gjithe ngjarjen kautike te qeveris rama ta nderlidh ne banesa te vjehrrit,e bashas ect,a harron,apo fesheh akuzat e evropes per stop trafik drogen e emigracionin.me nje fjal,per nje plesht e djeg,kalle krejte horganin.luja analalist luja,se veq drejtesi po beni.

  5. Lili says:

    tash qytataret te cileve ju prishen shtepiate po ashtu nga qeveria Rama per nje rruge tjeter, nuk ju ka mbetur gje veç te marrin gjykimin e strasburgut, e te shkojne tek nje avokat per te kerkuar te njeten demshperblim si vjerri i bashes.
    E jo kush ka pare me pasur te drejte e kush jo me mbetur pa asgje.
    Avokatja e popullit sigurisht se do t’ju ndihmoje edhe ketyre qytetareve te thjesht me marr ate qe ju takon…

  6. besniku says:

    Asnje nuk duhet te protestoje per partite sepse keshtu demton vehten dhe fitojne lapangjozet.Protestat duhet te organizohen nga sindikatat kunder qellimeve te mbrapshta te partive….. per ritje rrogash dhe pensionesh etj etj dhe jo per te hequr apo per te vene njerez jo patriote ne karike.

  7. Fuat Cela says:

    Po Mire mor te qifshs grune pse nuk flet per Edvin LinddeQimin qe prishi dicka te ligjshme dhe qe sot shqiptaret duhet te paguajne per paligjshmerine e atij idiotic.Ajo eshte gjykata e Strasbourg dhe as e aPukes as e aPeqinit.aTe qifshs grune e vajze o Zaloshnje deri be ADN.

  8. zaho says:

    Kjo varet se i e sheh nje i papanshem, jo nje i shitur si ky Zaloja, kontigjent familjar prej 70 vjetesh i ppsh-urres! E para . Gjykata e Strasburgut nuk ka denuar Bashen por qeverine e edver rrames! Edyta Basha nuk eshte pronar atij pallati qe vjerri i Bashes ngriti dhe e treta lejen e ketij pallati e ka dhene ish bashkiaku i rrames! Deri sa kjo gjykate i ka dhene te drejte vjerrit te bashes dhe jo rrames, duhet te denohet rrama e jo shqiptaret, o bytheleprsat e qeverise halese!

  9. taraboshi says:

    Une taraboshi mbas protestes se Lulit te dt. 27 Janar do dal te protestoj edhe une per tu bere kryeminister me keto objektiva : 1-Te gjitha familjet qe kane nga 1 njeri te semure qe nuk eshte ne gjendje me punu do tu jap nga 400 000 leke (ketu perfshihen te gjithe kategorite deri edhe te paralizuarve per to plus 200 000 leke personi qe i sherben ) 2 2- Familjet me asistence sociale do marrin nga 200 000 leke nga 32 000 leke qe marrin sot. 3-Per te gjith njerezit qe punojne ne ndonje ndermarrje qe kemi deri me sot nuk do te kete rroge me te vogel se 350 000 leke 4-Pensionet do ti bej mbi 300 000 leke .4 Te gjitha universitetet do ti bej shtetror dhe studentet nuk do te paguajne asnje leke 5 .Ndersate gjitha librat nga kl. pare deri ne vitin e fundit te shkollesmesme do ti kene 5 falas5-Çmimet e artikujve ushqimore do ti uli 50% dhe te tjerat 25%.6-Te gjitha familjeve shqiptare do tju hapi nga nje libreze bankare ku tju kaloj ne sasi te barabarte leket e pasurise kombetare qe na vodhen qeveritaret e ketyre 27 vjeteve .Keto leke do ti marr nga sekoestrimet qe do tju bej te gjithe pesurise te hajduteve deri edhe te luga e gjelles.Keto do ti realizoj brenda 2 viteve te pera te mandatit dhe n.q.se nuk i realizoj e le me shkrim qe te denohem 10 vjete burg I them Lulushit a je dakort qe edhe ti po nuk i realizove te denohesh 20 vjete burg se je me i ri se une .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *