Vendimi: KKR miraton projektet për rijetëzimin e 18 banesave në Gjirokastër (FOTO)

18 banesa në qytetin e Gjirokastrës do t’i nënshtrohen së shpejti procesit të restaurimit!

Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të KKR-së, e cila miratoi  projektet restauruese  të hartuara nga  IMK dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës në Gjirokastër në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Në listën e shtëpive që do të restaurohen janë edhe  disa ndër më të  përfolurat për gjendjen e  tyre të keqe si banesa e Kabilatëve, banesa Çano, Lolomani,  Skënduli etj, të cilat do t’i nënshtrohen një restaurimi tërësor sipas projekteve specifike për secilën prej tyre.

Nga  seria e banesave që do të restaurohen si banesa Kabilatët; Zeko; Lolomani; Batha; Skënduli; Kokobobo; Gurgai ; Ish-Radio dhe banesa Çano, janë pjesë e projektit “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, një projekt  i cili  parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme të këtyre banesave të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë.

Përveç banesave që janë pjesë e projektit “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, KKR miratoi edhe projektet e restaurimit dhe rehabilitimit të fasadave  në lagjen Hazmurat dhe Pazari i Vjetër në Gjirokastër për banesat, “Avdi Bozgo”,  “Familja Aliko” , “Zapanaja Alimatët”,  “Pajtim Ahmeti” , “Hirov Spahiu”, “Vëllazëria Dudumi”, “Kamberi dhe Krongo” , “Familjes Jaupi”, “Familjes e Sevo Caro”.

Hartimi i projekteve restauruese për këto shtëpi është një tjetër hap i rëndësishëm i politikave të Ministrisë së kulturës dhe IMK për rijetëzimin tërësor të Gjirokastrës, pas përfundimit të disa projekteve të tjera të mëdha, si ai për restaurimin e Qafës së Pazarit.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-skenduli-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-skenduli.png","attachment_id":"828043"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Banesa-Sevo-Caro_003-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Banesa-Sevo-Caro_003.jpg","attachment_id":"828042"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/spahiu-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/spahiu-1.jpg","attachment_id":"828041"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zeko-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zeko.jpg","attachment_id":"828062"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/skenduli-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/skenduli.jpg","attachment_id":"828061"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/lolomani-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/lolomani.jpg","attachment_id":"828060"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/lolomani-23-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/lolomani-23.jpg","attachment_id":"828059"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/kokobobo-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/kokobobo.jpg","attachment_id":"828058"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/kokobobo-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/kokobobo-1-1.jpg","attachment_id":"828057"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/kabilatet-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/kabilatet.jpg","attachment_id":"828056"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/cano-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/cano.jpg","attachment_id":"828052"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/batha-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/batha.jpg","attachment_id":"828049"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/bozgo-12-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/bozgo-12.jpg","attachment_id":"828050"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-cano-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-cano.jpg","attachment_id":"828045"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-skenduli-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-skenduli.png","attachment_id":"828043"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *