Komisioni Qëndror Zgjedhor është mbledhur sot për t’i dhënë mandatin dy deputetëve të rinj një nga rradhët e LSI dhe një nga PDIU.
Ata do të zëvendësojnë Gledjon Rehovicën i LSI dhe Aqif Rakipin i PDIU, për shkak se iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Deputeti më i ri nga radhët e PDIU-së do të jetë, Dritan Bici, ndërsa zëvëndësuesi i Rahovicës tek LSI u zgjodh Silva Caka, e cila renditej pas tij në listën e qarkut të Beratit.
KQZ i dha mandatin Cakës me 7 vota pro dhe asnjë kundër.
RENDI I DITËS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 15.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimit:
1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
2.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
3.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëmërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
4.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumëmërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. (TemA)
(emrat)