Topalli: Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve, vijon të qeverisë me Ramën sipas paktit të 18 majit

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë ekskluzive në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Topalli, një nga firgurat krysore të së djathtës, thotë se vendi është pa qeveri dhe opozitë, ndërsa sipas saj Basha dhe Rama, vijojnë bashkëpunimin mes tyre, në bazë të marrëveshjes së 18 majit.

“Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë.

Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit te saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mborjtjen e të drejtave të njeriut”, thotë Topalli.

“Çfarë pritshmërie mund të ketë nga një protestë që kërkon të rinegociojë 18 majin, që sipas medias ishte për dhjetra miliona eurot të pallatit në Ujin e Ftohtë…ndaj thashë që vendi është në buzë të greminës.

Përgjigjes për pritshmërinë i është përgjigjur vetë Basha dje në një televizion ku thoshte që “nëse nuk doni të paguani taksën e Lulit, vjehrrit dhe kunatit, duhët të rrëzoni Edi Ramën.

I bie që nuk ia kërkonte paratë Ramës, por i thoshte qytetarëve o më paguani paret o me jepni pushtetin se alternativë tjetër nuk ka.

Pra vendi është pa opozite dhe ata janë bashkë. Nëse qytetarët nuk ngrihen në protestë për të rrëzuar edhe Edin, edhe Lulin edhe Monën, edhe ata që kanë pushtetin, ky vend do udhëhiqet edhe për 20 vjet të tjera nga Luli, Lali, Eri, Mona dhe Edvini”- tha Topalli.

Gjithashtu në intervistë, Topalli flet edhe për marrëdhëniet e saj me ish-kryeministrin, Sali Berisha, duke theksuar se raportet e saj me liderin historik të së djathës i ka njësoj si më parë.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Topalli: Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve, vijon të qeverisë me Ramën sipas paktit të 18 majit”

  1. gioanna says:

    Fillove ti mo shtrige qe e kishit bere parine demokratike stan per vete na late pa nje prone ne tiranve rri ne Shkoder he rregullo Shkodren mjaft bere parade ne Tirane ku i gjete parate per te bere llukse!!!!

    1. @gioana says:

      Ajo vjen nga familje e pasur o tutkun e nuk eshte nje familje qe i vuri parate duke vjedhur kurssimet e shqiptareve me Vefen. Nuk ishte kamariere qe u be milionere duke vjedhur.

  2. Drya says:

    TI MOJ ZHELEFINË, S’KRAHASOHESH ME BASHËN.
    BASHA ËSHTË DJALË I EDUKUAR DHE MODERN.
    TI JE E PA SJELLËSHME,ARROGANTE, INATÇORE ,
    S’DITE TË BËHESHE NJË ZONJË E VËRTETË.!
    TI S’JEP DOT KËSHILLA. HESHT MË MIRË.!
    MOS NA IRRITO ME MONOTONINË E PËSHTIRË TË ZËRIT TEND.!😈👎👎

  3. Qazim Gjoni says:

    Te lumte goja Drya! That’s enough!

  4. Manjola says:

    Tani shikoni si fillon pune grupi I call center I shokut KUNAT per te sha Jozefinen!!!!!!!
    Porosia eshte te shkruhet ne dialekt shkodran!!

    E verteta eshte e hidhur!!!

    1. palla says:

      Drec, u bqa e gjalle edhe kjo baxhelle qe nuk po do me jetue pa pozite.Ka ba boll marrina kjo baxhelle e tash po don me u duk e zgjume. Ka harrue shpejt se sa karrike ka thye.

      1. Sara says:

        Kembe karrigesh deshe me then?

  5. Nadi says:

    Manjola!
    Jozefina është e sharë ,sa të ketë jetën, që nga momenti që ndau popullin ,në të sajin dhe në kundërshtar.
    Këtë duhet ta bënte me politikën dhe politikanët, jo me njerëzit e thjeshtë, të cilët vuajnë pasojat e gënjeshtrave dhe dallavereve të politikanëve.
    Është femër e urryer, e kanë përshkruar shumë mirë më lartë. Ngjall urrejtje, dhe bezdi. 😖😣☹️

  6. taraboshi says:

    Ti ke luftu fort per demokratizimin e parlamentit e vendit sa qe as nje kriminele si ti nuk kishte vepru .Mjafton me te vene kasetat qe ke drejtu ti parlamentin qe tane thoshim ne dore te kuj ka ra parlamenti : Kur bertitshe :”Kape per zhelesh e xjerre jasht ” Ose kur shate Sala socjalistat ti qesheshe hi hi hi hi . Etj etj etj .

  7. Mihali says:

    Te qeverisnin bashke do te ishte mire per Shqiperin po ashtu edhe per PD-s dhe e PS-s,do te ishte me mire shume per popullin.
    Tani Basha,Berisha,Monika,Iliri dhe disa te tjer Jan ber bashke dhe lobojne neper bote kunder integrimit,shaje DHE paguajne gazetar per te njollosur dhe shtyr integrimin.
    Jan ber bashke per te analluar reformen ne drejtesi dhe vetingun.Te inkriminuarit ku mund te jesh edhe ti Jozefin ,edhe ne radhet e socjalisteve,Jan terbuar dhe nuk din se cfar te bejn dhe si ti shptojne burgut eshte kthyer ne makth i te githe te inkriminarve.Kjo eshte arsyeja pse opordhzita eshte tmeruar nga Arta Marku.
    Bashkpunim per te mire e shiptarve dhe Shqiperis nuk ka.

  8. rroku says:

    Ke te drejte Zhulzefine. Te tane duhen rrezu keta politikan dhe duhet me te ba ty kryeministre. Jo per ndonje gja, por e meriton. I kap te tane per zhelesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *