Vrasja e Ivanoviç, reagon Haradinaj: Të mos shfrytëzohet për qëllime të politikës ditore

16 Janar 2018, 12:30Rajoni TEMA

Vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicë ka trazuar marrëdhëniet e brishta mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i delegacionit serb në dialogun dypalësh në Bruksel, Marko Djuriç njoftoi tërheqjen nga dialogu teknik dhe rikthimin në Serbi deri në një njoftim të dytë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar akt kriminal vrasjen e Ivanoviç por thekson se shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!

“Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike. Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdo qoftë!”, shprehet Haradinaj.

1 komente në “Vrasja e Ivanoviç, reagon Haradinaj: Të mos shfrytëzohet për qëllime të politikës ditore”

  1. fshatari pafshat says:

    Edhe ky … si Nard Noka. Po atehere, lind pyetja, pse e vrane? Per hajgare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje