FOTOT e rralla: Si u ekzekutua me artileri në shpellë, deputeti Haxhi Hajdari në 1963-in pas përplasjeve me Feçor Shehun?!

17 Janar 2018, 09:28Politika TEMA
FOTOT e rralla: Si u ekzekutua me artileri në shpellë, deputeti Haxhi

Nga Dritan Xhemalaj, TemA

Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili realizohet me mbështetjen e zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Radio Televizionin Publik Shqiptar, (cikël që ka filluar nga muaji dhjetor i vitit të kaluar të trasmetohet në RTSH1), dy gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, që janë dhe bashkëautorë të këtij projekti, kanë realizuar dokumentarin me titull “Shpella e lirisë”.

Ky dokumentar që pason “Aleksandër Kondo, fati i trishtë i një ëndrre” dhe “Elez Isufi dhe tragjedia e familjes Ndreu nën regjimin komunist”, të cilët janë transmetuar tashmë nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, bën fjalë për një ngjarje nga më tragjiket që mund të ketë ndodhur në Shqipëri në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Kjo, përsa i përket mënyrës së ekzekutimit të një funksionari të lartë të atij regjimi. Bëhet fjalë për kolonel Haxhi Hajdar Manin, ish-komandant i të parës çetë partizanë në qarkun e Shkodrës dhe deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë deri në vitin 1963, kur ai u ekzekutua nga regjimi duke u goditur me predha artilerie në shpellën e Rrjollit, dikun në malësinë e Shkodrës, ku ai ishte ngujuar në ditët e para të marist të vitit 1963. Lidhur me këtë ngjarje tejet tragjike dhe pothuaj fare të panjohur për publikun edhe pas 27 viteve të postdiktaturës, (nga viti 1991 e deri më sot për këtë ka vetëm një shkrim dossier nga Dashnor Kaloçi në vitin 2003), dy bashkëautorët e projektit dhe stafi i tyre realizues, kanë synuar e tentuar të hedhin dritë dhe ta ndriçojnë atë duke u munduar për ta rindërtuar edhe njëherë ashtu siç ka ndodhur plot 55 vite më parë.

Po kush ishte Haxhi Hajdari, cila ishte e kaluara e tij, si e fitoi gradën e kolonelit dhe përse u zgjodh ai deputet i malësisë së Shkodrës për disa legjislatura?! Si është e vërteta e konflikteve të tij me udhëheqjen e lartë të asaj kohe dhe çfarë i kërkoi ai Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, në takimet që thuhet se ai pati me ta ku kundërshtoi problemin e kolektivizimit dhe ngritjes së koopetarivave bujqësore në zonat malore ku ai ishte deputet?!

Si dhe përse u acaruan marrëdhëniet e tij me Feçorr Shehun, kryetarin e Degës së Brendëshme të Shkodrës?! Si është e vërteta e planit të arrestimit të tij publikisht në mënyrë demonstrative në sallën e Kuvendit Popullor të Shqipërisë dhe përse nuk u zbatua ai plan?! Cili ishte oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit që e njoftoi Haxhiun mbi planin e arrestimit të tij dhe si mundi ai të largohet nga Tirana dhe më pas duke u arratisur në mal në marsin e vitit 1963?! Përse u mobilizuan 12 mijë forca ushtarake dhe vullnetare për zbulimin dhe kapjen e Haxhi Hajdarit dhe përse ai operacion drejtohej nga vetë kryeministri Mehmet Shehu nga Tirana?!

Përse pas rrethimit të tij, nuk u tentuar që Haxhi Hajdari të kapej i gjallë aty në shpellën ku ishte ngujuar së bashku me djalin e mikut të tij, por u dha urdhëri nga Tirana që ai të ekzekutohej duke u qëlluar shpella me predha artilerie?! Përse pas vrasjes së tij, trupi i pajetë i coptuar u shëtit me gomar në disa fshatra të asaj krahine ku ish-deputeti Hajdari kishte pasur mjaft influencë?

Përse në dokumentet arkivore që publikohen për herë të parë në këtë dokumentar, Feçorr Shehu e cilëson tradhëtar Haxhi hajdarin?! Lidhur me këto dhe mjaft mistere e gjëra të tjera të panjohura, mite apo realitete të një kohe të shkuar, tentohet të hidhet dritë në këtë dokumentar, duke u bazuar sa në dokumente arkivore, (dosja personale e ushtarakut Haxhi Hajdar Mani që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendëshme), foto të rralla, ashtu dhe në dëshmi të bëra nga historianë, shkrimtarë, familjarë të tij, të afërm, ish-kolegë të tij ushtarakë, të afërm, miq të familjues dhe persona të tjerë që e kanë njohur nga afër ish-deputetin e Malësisë së Shkodrës etj.

Në këtë kuadër, në dokumentar vijnë me dëshmitë e tyre, Gjeneral-Leitnant, Rrahman Parllaku, (Hero i Popullit, që ka vuajtur 16 vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës), i cili ka pasur njohje personale me Haxhi Hajdarin që nga viti 1945 kur ishte me detyrën e Komisarit Politik të Qarkut të Shkodrës dhe më pas si deputet për disa legjislatura në Kuvendon Popullor, Shyqyri Çoku, ish-hetues në Degën e Punëve të Brendëshme të Shkodrës, i cili e ka njohur Hajdarin që nga çeta partizane e Shkodrës që ai komandonte dhe më pas në detyrat e tjera që ai ka ushtruar, Shaqir Vukaj, ish-ministër i Mbrojtjes, dhe nënkryetar i Parlamenit të Shqipërisë, pasi babaj i tij, Bejto Fasllia (Vukaj), ka qenë një nga kolegët dhe miqtë më të ngushtë të Hajdarit, Shyqyri Mollaj, nip i Haxhi Hajdarit, shkrimtar që nga viti 1970 dhe publicist i njohur, Spartak Topollaj, historian, ish-ambasador dhe diplomat i karrierës, etj. Po kështu me dëshmi mjaft interesante në dokumentar vijnë dhe Prof.Dr. Mendu Dërguti, historian dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, i cili në kohën që ka ndodhur ngjarja tragjike e vrasjes së deputetit Hajdari, ka qenë arsimtar në një fshat fare afër, Shaqir Elbasani dhe Fran Marku, miq të familjes së Haxhi Hajdarit që e kanë njohur atë që nga viti 1944, etj.

Po kështu ndër dëshmitë më interesante në këtë dokumentar, janë edhe ato të bëra nga Gjergj Paja, vëlla i Nosh Pajës, (27 vjeçarit që u ekzekutua në shpellë së bashku me deputetin Hajdari), si dhe Prek Pjetër Pajës, babai i të cilit, vdiq nga torturat e Sigurimit të Shtetit, pasi nuk tregonte se ku e kishin fshehur deputetin Hajdari, ndërsa nëna e tij, Pashkja, u dënua me 25 vite burg politik. Të tjera dëshmië në dokumentar vijnë nga Ferit Hajdari, (i biri i Haxhi Hajdarit) kolonel në pension, si dhe vëllezërit e motrat e tij, të cilat hedhin dritë mbi disa nga anëtr e errta të vrasjes tragjike të babait të tyre, si dhe persekutimin e familjes nëpër internime në Borsh të Sarandës dhe Fushë-Peshtan të Beratit deri në vitin 1990. Për më shumë na njeh dokumentari “Shpella e lirisë” që jepet premierë në RTSH1 sot, e mërkurë ora 20 e 35.

13 komente në “FOTOT e rralla: Si u ekzekutua me artileri në shpellë, deputeti Haxhi Hajdari në 1963-in pas përplasjeve me Feçor Shehun?!”

  1. Albi says:

    Familje e nderuar ne Shkoder!! Respekte per kauzen e tij!

  2. ..... says:

    OSBEja e financon dhe e shtyn se e shikon qe njerzit ushqejn simpati dhe rrespekt per te shkuaren , se kto 27 vjet demokraci europa dhe amerika e katandisen kte popull qe nuk i ka mbetur gje prej gjeje , as nder as dinjitet as njerzillik , ngaqe e dhjen me nje mut me keq seç ishin pregatitur , tani kan nxier pasardhesit e tradhtarve te tregojn se çfar na ka ber ne komunizmi , sikur ne kemi jetuar ne hen , 35 vjet te asaj kohe , nuk kemi par kurr terror jan te tera genjeshtra , kta mashtrus financohen per te zhber historin e lavdishe , nuk i rruhet te tjerve se shperfytyrohet ky popull i intereson vetem qellimi i tyre qe ne kte vend dhe me SHQIPTARET te bejn si i do bytha te terve , edhe si gjithmon dhe ne kohen e antifashizmit kelyshet e ish tradhtarve dhe bashkepuntorve te sherbimeve te huaja jan ata qe ven gurin e themelit per humbjen e dinjitetit komtar , sa do qe prapagand te beni per te shkuaren nuk ju beson njeri per nje koh qe njerzit e kan jetuar vet , ate qetesi ate harmoni ate siguri jete dhe pune per te ter ate edukacion te mrekullushem tek njerzit i cili ka humbur fare kto koh , nga kto vemje te ktyre shoqatave qe duan ti thurin lavdi tradhtis komtare ne shekuj dhe te perdhosin heronjt dhe patriotet e vertet te kti vendi , ne ka investuar europa e OSBEja ne kte vend i vetmi investim ka qen , shkaterrimi familjes shqiptare shpartallimi i hisoris dhe çrrenjosja nga mendja e njerezve dashuria per atdheun qe na lan te paret , ne vend te ktyre virtyteve , me anen e ktyre shoqatave antishqiptare kultivojn antikuluturen degjenerimin krimin prostitucionin drogen dhe te tera huqet qe xhbejn nje njeri me virtyt , si gjithmon ne ball te ktyre pushtlleqeve jan bijt e tradhtarve qe kan njezet e kusur vjet qe me mashtrime dua ti kthejn dinjitetin te parve te tyre te len rrugeve te historis me tradhtit ndaj vendit dhe atdheut , kerkojn te lajn mutin me shurr , por nuk kan faj dardha nen dardh bie , çfar mund te presesh tjeter prej ktyre krijesave qe nuk din kush jan dhe kush esht atdheu tyre , kta jan qenie pa moral dhe atdhe kta lerin ne renie te lir varini teneqet.

    1. BK says:

      Fol gomarllëqe e bëri vetes qejf. OSBE-ja e dikush tjetër të paskësh faj që je zvetnuar njerëzisht!!

  3. ..... says:

    OSBEja e financon dhe e shtyn se e shikon qe njerzit ushqejn simpati dhe rrespekt per te shkuaren , per kohen e qetesis te punes e te dijes , se kto 27 vjet demokraci europa dhe amerika e katandisen kte popull qe nuk i ka mbetur gje prej gjeje , as nder as dinjitet as njerzillik , ngaqe e dhjen me nje mut me keq seç ishin pregatitur , tani kan nxier pasardhesit e tradhtarve te tregojn se çfar na ka ber ne komunizmi , sikur ne kemi jetuar ne hen , 35 vjet te asaj kohe , ne nuk kemi par kurr terror ne at koh ,bile deri ne vitin 1988 polici ne tiran e kudo nuk kishte as shkop me vete , jan te tera genjeshtra , kta mashtrus financohen per te zhber historin e lavdishme , nuk i rruhet te tjerve se shperfytyrohet ky popull , i intereson vetem qellimi i tyre qe ne kte vend dhe me SHQIPTARET te bejn si i do bytha te terve , edhe si gjithmon dhe ne kohen e antifashizmit kelyshet e ish tradhtarve dhe bashkepuntorve te sherbimeve te huaja jan ata qe ven gurin e themelit per humbjen e dinjitetit komtar , sa do qe prapagand te beni per te shkuaren , nuk ju beson njeri per nje koh qe njerzit e kan jetuar vet , ate qetesi ate harmoni ate siguri jete dhe pune per te ter ate edukacion te mrekullushem tek njerzit i cili ka humbur fare kto vite demokracie nga kto vemje te ktyre shoqatave qe duan ti thurin lavdi tradhtis komtare ne shekuj dhe te perdhosin heronjt dhe patriotet e vertet te kti vendi , ne ka investuar europa e OSBEja ne kte vend i vetmi investim ka qen , shkaterrimi familjes shqiptare shpartallimi i historis dhe çrrenjosja nga mendja e njerezve dashurin per atdheun qe na lan te paret , ne vend te ktyre virtyteve , me anen e ktyre shoqatave antishqiptare kultivojn antikuluturen degjenerimin krimin prostitucionin drogen dhe te tera huqet qe xhbejn nje njeri me virtyt , si gjithmon ne ball te ktyre pushtlleqeve jan bijt e tradhtarve qe kan njezet e kusur vjet qe me mashtrime dua ti kthejn dinjitetin te parve te tyre te len rrugeve te historis me tradhtit ndaj vendit dhe atdheut , kerkojn te lajn mutin me shurr , por nuk kan faj dardha nen dardh bie , çfar mund te presesh tjeter prej ktyre krijesave qe nuk din kush jan dhe kush esht atdheu tyre , kta jan qenie pa moral dhe atdhe kta lerin ne renie te lir varini teneqet.

    1. Suada Hajdari says:

      Zotni, apo zonje, kushdoqofsh ti qe paske jetu e paske harmoni ne kihen e Enverit, nuk vlejne as dy fjale me ti thane se keke karte e djegun… Ke probleme me Qeverine e sotme apo te djeshmen, shko mor vlla ankoju ku asht me u anku, po kush je ti me perdhos vujtjet qe ka kalu baba jem e familja e tij ne radhe te pare, apo aq ma teper me gjyku mnyren pse ka kundershtu gjyshi jem at debil, skizofren Enverin qe te ka hedh hi syve ty e shume si shoket tuj qe ju ç’nderoi e ç’njerzoi.. Kshtu tamarrsha komentet fyse jepja atyne kallam kusureve e familjes tande.. More vesht ? Mora thuj..

  4. Prostituta Atomike Sali says:

    Ne vitin 1960 eshte ngrit kunder kolektivizimit?!
    Akoma me 2018 partite ‘shqipfolese’ nuk shperndajne Certifikatat e Pronesise.

  5. mirel says:

    Epo duhet gjuajtur prape me artileri se ndryshe nuk marrin vesh keta qelbesira.

    1. Suada Hajdari says:

      Z. Mirel,
      Ishalla vujtjet qe ka kalu baba jem me familjen e tij ti kthen Zoti ty e tanve atyne ca ke per zemer ti e ishallaaaaaaa nuk ju jep askerkush uje me pi e as nejun me nejt e as nan e bab me pa me sy te ballit e jo ma kaq vemendje qe po trg sot per Gjyshin tem!

      Perzemersisht, Suada Hajdari!

  6. Bushi says:

    Eshte per te ardhur keq per kete kuader te larte ushtarak,por ama ky po perdoret si nje mjete per te sulmuar dhe fshire nga historia kohen e socializmit.Eshte e veshtire ta fshishe nga historia,pasi ajo kohe eshte skalitur ne mendjen e njerzeve dhe nuk mund te harrohet.Perdoret gjithashtu ky person,per te mbuluar te gjitha palaçolleqet,pdrejtesite,dhe jeten mizerabel qe po i behet ketij populli nga regjimi i sotem kapitalist.Sot bejne jete mondane vetem disa njerez,si, Shkelzen Berisha,biri i Sali Berishes,qe ka vjedhur pa limit.Nuk mund te them se ai regjim ishte pa te meta,por sot njerzit po vuajne per buken e gojes,gje qe ne ate kohe nuk vdiste njeri per buke,se shqiperia e siguroi vete,dhe nuk mbante syt nga bota.Nuk dua te vije perseri socializmi,por dua qe ky regjim kapiitalist,te siguroi mireqenje,pune dhe shtet te se drejtes.

  7. Dritani says:

    Se kush ka qene Haxhi Hajdari e kam mesuar qe gjimnazist, pas ngjarjes. Peshperitej se qe burre e per te tille e njohu Shkodra e Malesia.Nuk qe e lehte ne ate kohe te ishe kunder kolektivizimit te zonave malore e heqjes se titullit kulak, se do te thoshte ti dilje perballe Enverit. Nuk e di se ne kujtim te flijimit te tij per malesoret te kete nje shkolle apo nje rruge emrin e tij.

  8. Suada Hajdari says:

    Falenderoj Dashnor Kaloçin me kolegen e tij, OSBE-ne qe hodhi drite mbi te verteten e figures te gjyshit tem, i cili per aq sa jetoi, ai punoi vetem per popullin saqe dha edhe jeten ne fund gjane ma te shtrenjte per popullin e vet.. Edhe pse per 26 vite te gjata familja jeme vujti e persekutu neper internime, e u perbuz , sot gjejme pak qetesi e prehje per shpirtin e gjyshit tem!

    1. zeni says:

      SUADA e pashe dokumentarin dhe me pelqej shume .Por jam shum kurioz te dije se a ka pase mundesi babai yt me zbulu ndonje gje per gjetjen e eshtrave te z HAXHI .se ne dokumentar nuk doli gje.
      me rrespekt .

  9. Lee lee says:

    …..Jeni te semure ai nuk ishte sistem ishte fatkeqesi.Fshije prapanicen me gazete laheshe 1 ne jave .Shpellar ishe prisje per buke 40 ne fshatra ngordhnin buke misri dhe i futeshin me kazem fushes dhe me lopate kodres se keshtu vendoste byroja .Fatkesia tani eshte je fèudalizem se ti si popull dhe shoqeri i prodhon keta mostra politikanesh .biznesmenesh te fortesh eku ta di une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje