Një udhëtim që ngre pikëpyetje: Armand Duka dhe Takaj, bashkë drejt Zvicrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një udhëtim që ngre disa pikëpyetje mund të konsiderohet ai i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe presidentit i Skënderbeut, Ardjan Takaj, drejt Zvicrës.

Ata kanë udhëtuar pasditen e djeshme me një avion të linjës për në Zvicër, ku pritet të zhvillojnë disa takime me zyrtarë të UEFA-s.

Duka dhe Takaj shoqërohen në këtë udhëtim nga gazetari i “Top Channel”, Endi Tufa, dhe një kameraman i këtij televizioni.

Mendohet se arsyeja e vizitës në zyrat e institucionit që drejton futbollin europian ka të bëjë me një dënim të pritshëm të FIFA-s ndaj një klubi shqiptar, që do të bëhet publik së shpejti.

Megjithatë, ajo që nuk kuptohet në këtë rast është pse në këtë takim duhet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Skënderbeut.

Duka dhe Takaj, në media janë akuzuar si ortakë biznesi, edhe pse kjo është kundër ligjit, pasi ata kanë konflikt interesi, me postet që mbajnë.

Duka do të zhvillojë disa takime në ditët në vazhdim me institucionet ndërkombëtare, ndërsa më pas do të presë në Lozanë trajnerin Panuçi për shortin e Ligës së Kombeve, që do të hidhet javën e ardhshme.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Një udhëtim që ngre pikëpyetje: Armand Duka dhe Takaj, bashkë drejt Zvicrës”

  1. Qifja ut says:

    Hajt se ja tregojne Baci & Olsi sa te marrin FSHF………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *