Partizani barazon ndaj Berliner, shënojnë blerjet e reja

17 Janar 2018, 16:15Sport TEMA

Partizani ka zhvilluar sot një miqësore që në fakt nuk ishte lajmëruar nga klubi i kuq si pjesë e përgatitjeve të tyre për vazhdimin e sezonit.

Kryeqytetasit kanë barazuar sot me shifrat 2-2 takimin e luajtur kundër skuadrës amatore gjermane, Berliner AK e cila gjendet po ashtu në Antalia.

Në informacionin e publikuar nga vetë klubi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se të dy golat e realizuar nga skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova, kishin autorë futbollistët e afruar gjatë merkatos së janarit.

Qendërmbrojtësi Belica, titullar në këtë duel, kishte shënuar që në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa Mala në minutën e 5 të pjesës së dytë, ku ishte aktivizuar bashkë me Xhikën, Sulejmanin, Lukas dhe Filin.

Formacioni titullar:  Hoxha, Kotobelli, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Batha, Asani, Trashi, Progni, Bardhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje