Shitjet e grupit Volkswagen për vitin 2017: Rriten në rreth 10.7 milionë makina, tejkalon Toyota-n

17 Janar 2018, 14:34Hi-Tech TEMA

Shitjet e grupit Volkswagen u rritën në rreth 10.7 milionë makina vitin e kaluar dhe mbajtën gjigandin gjerman përpara Toyotas si prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, njoftoi “Bild am Sonntag”

Shifrat më të larta të shpërndarjes në të gjithë grupin, që përfshinë markat premium Audi dhe Porsche, ndihmuan që të ardhurat të shkojnë mbi 220 miliardë euro (264.62 miliardë dollarë) për herë të parë pas rekordit të vitit 2016 prej 217 miliardë euro, tha gazeta të dielën .

Rritje e qëndrueshme në çdo kontinent ku dallon Amerika e Jugut me +23.7%, Europa Qendore dhe Lindore me 13.2%.

Kontinenti Europian shënoi një rritje prej 3.3% ndërkohë që Amerika e Veriut +4.0%.

Sipas Reuters Grupi Volkswagen renditet i pari duke lënë pas grupin Toyota i cili vitin 2017 pritet ta mbylli me rreth 10.35 milion makina të shitura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje