VIDEO: Tentojnë të grabisin kazinonë në Vlorë, por hajdutëve u dështon plani

17 Janar 2018, 18:55Kronika TEMA

Një tjetër grabitje është tentuar të kryhet mesditën e sotme  në Vlorë por që është parandaluar nga uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish fabrikës së orizit.

3 persona të armatosur kanë hyrë në një kazino në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë me qëllim grabitjen e xhiros ditore.

Në momentin që autorët kanë hyrë në kazino, është lajmëruar menjëherë policia. Grabitja ka dështuar pasi hajdutët janë larguar me shpejtësi dhe nuk kanë arritur të vjedhin asgjë.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur një sërë pikash postoblloku. Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 3 persona.

Pritet që kamerat e sigurisë të vendosura në kazino të hedhin dritë mbi identitetin e 3 grabitësve që deri më tani nuk janë identifikuar apo arrestuar.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje