Zyrtarizohen emrat, 5 deputetë do të përzgjedhin anëtarët e KLP dhe KLGJ, ja kush janë

17 Janar 2018, 14:59Politika TEMA

PS, PD dhe LSI kanë përcaktuar emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Partia Socialiste do të përfaqësohet me Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushën.

Ndërsa Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, i cili do të jetë edhe nënkryetar i komisionit, dhe LSI me Nasip Naçon.

Më herët, në Komisionin e Ligjeve u miratua rregullorja për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. (TemA)

1 komente në “Zyrtarizohen emrat, 5 deputetë do të përzgjedhin anëtarët e KLP dhe KLGJ, ja kush janë”

  1. ela says:

    A kane Nacon? e regulluat a i gjeti 500 mije eurot qe ju vodhen ne shtepi? po leket qe coi ne bank ne amerik a i deklaroi veren e shkuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje