U vra në Mitrovicë, qindra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit Oliver Ivanoviç

18 Janar 2018, 13:58Rajoni TEMA

Lideri i serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç, është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit. Trupi i tij i pajetë mbërriti dje në Beograd, aty ku edhe u varrost. Qindra qytetarë e përcollën deri në pikën kufitare me Serbinë. Megjithatë, vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç vazhdon të mbetet e paqartë dhe ende nuk është përmendur asnjë i dyshuar si autor i vrasjes së tij.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se të mërkurën ka pranuar një shkresë nga ministria homologe e tij në Serbi. Ai ka sqaruar se shkresa e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi nuk kërkon përfshirjen e autoriteteve të Beogradit në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, por kërkon që prokuroria e shtetit serb të ketë informacione shtesë rreth vrasjes dhe zhvillimit të hetimeve.

Sakaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkesën e shtetit të Serbisë që të përfshihet në hetime për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç, e ka interpretuar si “ndihmë” që ky shtet mund të japë në zbardhjen e rastit, njoftojnë mediat kosovare.

Thaçi ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” se gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, kanë rënë dakord për shumë çështje. Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet dy presidentëve, ishte edhe vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç.

Lidhur me këtë çështje presidenti Thaçi ka siguruar presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje.

Thaçi theksoi se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje.

Gjithashtu, Thaçi tha se u fokusuan edhe në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. (TemA)

3 komente në “U vra në Mitrovicë, qindra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit Oliver Ivanoviç”

  1. vang says:

    PO thone qe vrasja eshte politike dhe as ka per tu gjendur autori.KOMUNIKIMET midis presidenteve eshte etike formale.

  2. oliver ivanovic nje kriminel qe ka ekzekutuar 49 shqiptar burra gra e femije vetem ne mitrovice ket kriminel e eliminuan vet bandat serbe nga servisi sekret ruse,se serbet jane ndar ne pro unionit evropian dhe pro rusis putiniste,se putini e urren naton dhe b-e,n,dhe partizanet pro rusis e vrajten ivanovicin.

  3. harrova te them se nje mik i madhe i oliverit turkoshako-bektashia veton shrroj,eshte tu mbajt dit zie,dhe vuan pse qeveria e kosoves nuk murre pjes ne varrimin e ivanovicit ne beograd.shifni sesa ma muta e kriminel jane turkofonia ne kosove e shaiperi.nje fjale e urte thote,se nga nje turk dalin 30 serbe qetnik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje