Erdogan nis operacionin ushtarak në Afrin: Do të shkatërrojmë korridorin terrorist

20 Janar 2018, 17:23Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ka nisur një operacion ushtarak në Afrin, i kontrolluar nga kurdët, pasi ushtria turke kreu granatimet ndërkufitare.

“Ne do të shkatërrojmë gradualisht korridorin terrorist, siç bëmë në operacionet në Jarabul dhe Al-Bab, duke filluar nga pjesa perëndimore.” Operacioni në Afrin ka filluar praktikisht në terren. Pas Afrinit, Manxhib është në radhë”, tha Erdogan.

Më parë është raportuar se ushtria turke ka nisur sulme të reja artilerie mbi milicitë kurde në Sirinë veriore, në pritje të invazionit tokësor, raporton AFP.

Siç është thënë, bëhet fjalë për një vetëmbrojtje legjitime, ku forcat kurde përdorin kampet e refugjatëve në rajonin e Afrin, nga i cili ata sulmojnë territorin turk.

Gazetarja e Al Jazeera, Stefanie Dekker njoftoi më parë se Turqia kishte mobilizuar rreth 15,000 luftëtarë nga Ushtria e Lirë Siriane nga pjesa lindore e Afrinit.

“Situata në Afrin po vlon. Turqia po granaton gjithnjë më shumë Afrinin. Kjo përputhet me retorikën që vjen nga Ankaraja gjatë shtatë ditëve të fundit”, raportoi ajo.

Turqia beson se rajoni Afrin kontrollohet nga Partia e Punëtorëve Kurdë (PKK), e cila është shpallur terroriste.

Të premten, forcat turke hapën zjarr artilerie në territorin sirian.

Presidenti Erdogan ka kërcënuar me një operacion tokësor i cili do të përfshin pjesëtarët e opozitës siriane të cilat i mbështet Ankaraja me qëllim të dëbimit të milicive kurde nga zona kufitare.

Por milicia kurde është një nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër forcave të armatosura të ISIS-it në Siri.

1 komente në “Erdogan nis operacionin ushtarak në Afrin: Do të shkatërrojmë korridorin terrorist”

  1. Edi says:

    Ti je presidenti i 7 milion shqiptareve cilet jetojne ne Turqi. Je presidenti i popullsise me te madhe shqiptare ne rrajon. Dhe me shqiptare je rritur po ashtu i ke dhe ne qeveri.E parlament. Thjesht sa per te kujtu qe ke dhe disa terroriste ketej nga Mirdita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje