Në kërkim të një populli për Blushin!

20 Janar 2018, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ben Blushi ka dhënë dorëheqje nga partia që krijoi, i zemëruar me popullin shqiptar, që sipas tij nuk e mbështeti atë dhe idetë opozitare të tij. Është një ndjenjë që nuk e ka provuar ai i pari. Të gjithë ata që kanë dështuar në politikë, kanë pasur një moment reflektimi, duke sharrë nën dhëmbë popullin. Që nga lashtësia, deri më sot, ekziston gjithmonë një politikan i dështuar, që nuk e shikon problemin tek vetja, por tek populli.

Populli ynë i ka të gjitha ato veset që thotë Ben Blushi. I kanë dhe popujt e tjerë. Por shoqëria është shumë më viskoze dhe më e qetë në të menduar, se një individ apo emocionet e tij, që të ndjekë atë në kapriçiot e veta.

Dhe në këtë pike, vlen të thuhen disa gjëra për politikën shqiptare, që nuk kanë lidhje personalisht me Ben Blushin, por me përpjekjen për të krijuar diçka të re në politikën shqiptare.

Fillimisht, duhet të themi e të pranojmë se Ben Blushi nuk ishte një politikan i ri. Ai është një politikan i vjetër i tranzicionit shqiptar, biles nga dinosaurët e saj. Ai është futur në politikën aktive qysh me ardhjen e Fatos Nanos në pushtet, pas vitit 1997, dhe qëndroi si i tillë deri në vitin 2016. Ai ka qenë tre herë ministër, ka qenë i akuzuar për korrupsion, dhe ka pas ambicjen të ishte në krye të Partisë Socialiste, pas ikjes së Fatos Nanos. Si i tillë, Ben Blushi nuk mund të prodhonte ndonjë gjë të re në politikën shqiptare, por mund të bënte dhe mund të bëjë shumë gjëra të reja brenda Partisë Socialiste, ku ishte në shtratin e vet. Ai ishte simpatik si opozitar i Edi Ramës, kur ky i fundit u bë kryeministër, ashtu siç ishte i pështirë si vënës stërkëmbash ndaj tij, kur ishte në opozitë me Berishën.

Prej vitit 2007, kur Blushi dha dorëheqje nga kryetar i Grupit Parlamentar në PS, ai harxhoi për vite të tëra energji kundër Edi Ramës në opozitë, me shpresë se humbjet e tij do ishin fitore të Blushit, por nuk ja doli. E kishte në krah Berishën, Sandrin dhe gjithë shpurën e biznesmenëve të qeverisë, që vdesin të sponsorizojnë opozitat e opozitës, por nuk e pengoi dot PS-në të vinte në pushtet.

Pas ardhjes së PS në pushtet, ai u bë kritik simpatik i saj, dhe kjo është dhe periudha më e mirë publike e Ben Blushit. Nëse ndonjë shqiptar ka simpati për të, e ka prej vitit 2013 deri më 2017, kur ai si socialist, i përvishej përditë Edi Ramës dhe qeverisë tij, edhe pse është politikisht jokorrekte. Por, një politikani me identitet kjo i lejohet.

Gabimi i Ben Blushit nuk është se tentoi të krijojë një parti të re, por ideja fikse që ai ka për veten, se është politikan i ri. Shqiptarët e panë Ben Blushin si dikush që u largua pas 20 vitesh debutimi në Partinë Socialiste për të bërë diçka të vetën. Nuk e panë kurrë ashtu si ai e shikonte veten në pasqyrë si “politikan i ri”. Më keq akoma, ata patën rastin ta shikojnë si politikan të vogël, si një mishërim i gjithë të këqijave të liderëve të mëdhenj historik, si intolerant, përçarës, njeri të vogël, pa ide organizimi dhe drejtimi. Për ato çfarë ai thoshte se po luftonte për vite të tëta në PS, i hodhi poshtë me gjestet e tij ndaj Hafizit, brenda gjashtë muajsh, duke e bërër krijesën e tij, partinë më qesharake në vend, shumë më banale nga ato që ai ka tallur.

Problemi i tij është se ngatërron letërsinë me politikën, dhe mendon se populli u ngjan personazheve në libër, që mund t’i bësh si të duash ti. Në të vërtetë, shoqëria është kjo që është, populli është ky që është, dhe një politikan nuk mund të pretendojë se ata duhet t’i binden atij. Për më tepër, nuk kanë pse t’i binden dikujt që dëshmon se jo vetëm që nuk ndryshon nga Berisha, Rama, Nano apo Meta, por është dhe më i vogël dhe i dështuar se ata.

Misioni i një politikani është ta bindë popullin që të ndryshojë, dhe bashkë me të, dhe idetë e tij të ndryshojnë shoqërinë. Nuk është krim kur nuk ja arrin dot, por tregon thjesht se nuk je udhëheqës.

Por kjo nuk do të thotë se je i padobishëm. Ben Blushi është një individ që mund t’i vlejë dhe më tej shoqërisë shqiptare. Ai është  publicist i mirë, me plot tentativa për t’u bërë dhe shkrimtar, por mbi të gjitha, dikush që mund të qëndrojë me këmbët e veta në këtë shoqëri dhe të ketë zërin e tij. Nuk mund të kishte partinë e tij, se nuk dinte ta bënte atë punë. Ky nuk është fundi i botës. Për më tepër, nuk është faji i popullit. Kur populli nuk të kupton apo nuk e bind dot, nuk mund të ndërrojmë popullin dhe të sjellim një popull tjetër me të cilin e ke më të lehtë. Duhet të gjejmë dikë të tjetër, që bindë popullin të ndryshojë. Dhe në këtë pikë, rasti i Ben Blushit vlen edhe si një histori politike e dështuar. Vlen për të kuptuar se si nuk duhet të sillesh me njerëzit, me partinë dhe më tej akoma, me shoqërinë.

23 komente në “Në kërkim të një populli për Blushin!”

  1. adi says:

    mero
    nuk e di arsyen e urejtjes tende per blushin qe ne kohen qe blushi ishte me PS ndersa ti ishe me berishen.
    po kjo pak rendesi ka
    gjeja me e rendesishme eshte se shqiperia eshte kjo hale qe eshte per arsye se
    ka pak njerez si blushi
    dhe shume njerez si mero si rama dhe berisha.

    1. @adi says:

      Shume thjeshte ke thene nje te vertete te madhe Adi. Sot kemi nje popull te “majte” qe per ideolog e shembull kane Meron dhe shkrimet e tij . Se kush ka qene Mero para 10 vitesh pune e madhe. Kane per lider Ramen qe dikur trumbetonte vdekje e litar per te majtet, por prape pune e madhe. Sot oligarket nuk jane me te keqij se jane me PS. Sot Sandrit nuk i ben kush me te fala se armiku eshte Topi. Sot deputete e ministra jane ish-et e djeshem te PD, por pune e madhe. Cdo gje e keqe ketij vendi i ka ardhur nga njerez si Blushi. Sepse ky vend kurre nuk ka pranuar qytetarine. Ky vend vdes per fshatare te tipit Mero, Sandri, Berisha, Meta, Shoku Palla etj etj
      Neser eshte 21 janar! Por edhe per kete eshte faji i Blushit

    2. Skerdi says:

      Sepse Mero ka qene dhe mbetet servili kryesor i pushtetit absolut te kryetareve. Mero nuk eshte nje njeri qe di te beje debate per ide e parime, pra eshte dikush qe nje parti demokratike e frikeson pasi nuk di ku te kontribuoje dhe me ke te lidhet. Mero ndihet rehat kur lidhet me kryetarin dhe pushtetin e ka si pasoje e pushtetit te tij. Nje parti ku Genc Pollo mund te rrezoje Berishen apo Blushi te rrezoje Ramen eshte nje parti ku Mero nuk ka asnje rol per te luajtur.

  2. baffo says:

    BENI nuk ecen vete film shume i bukur ciao BEN BYTHA

  3. Beni qe ecte vet bashk me benrat e tjere e salirat e lulrat e monika cizmja e duan popullin ashtu sic jane ata(fatkeqsisht nje pjes e pop eshte si ata trushplar)por shumica e ka kuptuar se nuk mund te flasesh per ndershmeri kur ti ke 20 vjet qe vjedh dhe i akuzuar per shum gjera,nuk mund te flasesh per drejtesi kur ti je i shtrembet.
    Nuk mund te pretendosh per mbrojtjen e kushtetutes kur ti e ke shkel me te dy kembet.
    Dhe kryesorja e ketyre hajduteve hipokrite eshte se nuk luftohet varferia duke mbushur xhepat e veta.
    Shikojini te gjthe keta qe dalin neper tribuna qe me kostumin e tyre mund te ushqehet nje familje per nje muaj ,te mos flasim per florinjt qe varin,per pushimet dhe harxhimet marramendese,per makinat,per pushimet e sypeshkaqeneve apo familjes bullafiqeve kryemadhi etj etj.
    Blushi te shkoj ne planetin e majmuneve se ndoshta atje e kuptojn me mire se ka dhe ca pamje si majmun.

  4. Haka Tekizoti says:

    Vini re deklaratën e Blushit: “… tërhiqem PËRKOHËSISHT nga politika…”, dmth ai do rrijë në pritje, ose për ndonjë ftesë nga ndonjë parti për t’i shpurë në shtëpi, atje tek shkruan ose më ndonjë shullë, shansin e deputetit, ose kur t’i shëndoshet partia, që e la pa kokë, të cilën duhet t’ia bëjnë gati ata që la pas, që cilët filluan menjëherë nga puna duke ia larguar menjëherë edhe rrezikun Hafizi. Gjatë kësaj kohe edhe populli do t’i thërresë mendjes, do ta kuptojë ç’budallallëk bëri që nuk i besoi atij, do ta ndjejë deri në palcë nevojën e rolit udhëheqës të Blushit dhe, me një autokritikë të thellë fare, do t’i lutet vetë më në fund ta pranojë fronin e perëndisë që e ka ëndërruar dhe që ka luftuar për ta fituar me të gjitha mjetet e mënyrat. Do ndodhë. ai e di se është largpamës.

  5. Sejdini says:

    Blushi nje fodull e dembel klasik. Keto ja njohin kudo qe ka punuar. Inatci model qe per kariere te shkel me te dyja kembet. Mjer kujt i behet peshqesh.
    Mero, shkrimit tend nuk i hiqet presje. Ai eshte ” lideri i madh”, Blushi, nje grafi e sakte.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Adi!
    Qofte e vertete te kete sa me Pak Blusher,sepse ky eshte I paafte te drejtoje parti,te drejtoje administrate.Ky eshte I afte per te vjedhur,per intriga,per t’u kapardisur dhe shitje pirdhesh,qe Nuk ja ble njeri…

  7. Perparimi says:

    Jo ore Adi jo, fatkeqesi eshte qe Blushi eshte njeri i ke ne radhe te pare. Kjo besoj mjafton, madje gojet e liga flasin edhe per pak korrupsion, megjithate kete le ta veretojne. Por qe eshte i keq duket nga menyra cinike si flet per nje popull, sapo ju prek pak interesi. Keshtu Adi. Besoj e pranon kete arsyetim. Le te provoje shkrimtarin megjithese edhe aty nuk shkelqe, ai shkelqen vetem kur shan, ketu nuk ja kalon njeri, ka nje stil perfekt.

  8. miku says:

    Cdo shoqeri ka probleme. Po ashtu edhe Shqiperia. Blushi nuk e kishte kapacitetin per udheheqes. I uroj sukses ne zanatin e tij.

  9. Detar Spardhaku says:

    Sot ne rilindiotet kemi dy festa. Ikjen e Blushit dhe 21 Janarin. Te rroje Partia!

  10. lavdosh says:

    Nuk ka shkrim me te mire se ky per B Blushin. Perfekte. Ku i gjene keto mo Mero djali! Shiko komentet e mija ne portale dhe jam pothuajse me te njejtat ide. Si gjithmone ti je punetor, lexon dhe me se fundi arrin ti artikulosh me mire idete. Bravo

  11. mandakalli says:

    Beni eshte publicist i mire me plot tentativa per tu bere shkrimtar.

    Ha ha ha. Ja dhjeve Benit o Mero.Por as publicist i mire nuk eshte .Ka qene zero dhe zero do te jete. Por Rama do i hape rruge sic i hapi Arben Malajt nje tjeter krimbi qe i duket vetja gjarper.

    1. Memedhetari says:

      Ishte nje pertallje e vertete e Meros, por edhe e vertete thelbesore:
      Ben Blushi eshte publicist i trotuareve te kryeqytetit, por jo gazetar i mbrujtur ne valet e jetes.
      aq me pak ne vorbullen e jetes dhe fatit te Popullit, ndaj te cilit po qahet…
      Ngaqe nuk eshte dot publicist i problemeve te rrepta te kohes, dhe ngaqe koha s’mund te mbetet ne pritje te berjes Politikan i Ri per dike qe ne kete syprine parapolitike mbeti thjesht nje perfitues tranzicional.
      Ne po kete linje logjike, Blushi thjesht trokiti ne Letersi me gishtrinj te politikes dhe se paku do t’i duhet kohe te performoj realisht si krijues.

  12. Alban Dega says:

    SAKTE DHE BUKUR MERO !

    Analize skanim i shkelqyer per nje Ben qe kurre nuk ka ecur as nuk do eci vet !

  13. d.didani says:

    Blushi ka llafet madheshtore ,por “nga e thena ne te bere ,eshte ne mes nje det i tere”….dhe Blushi nuk e hodhi dot detin…Ishte thelle sic jane detet!…..Kaq!!!

  14. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 21, 2016 at 10:41:47 EDT

    BENI S’ECEN VET
    FAKT…. JO OPINION !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Kurre nuk ka ecur vete!
    Ka ecur me koken e Gjyshit….
    me trurin e Babait…
    Me guximin e Lesit
    Me patericat e Nanos!
    Me votat e se Majtes!
    Me tolerancen e Rames…
    E vetmja gje e vetvetes…
    Show mediatik i Blushit!
    ” NA E CAU TRAPIN”
    eshte bere teper bajat!
    Shfaqja e Benit deshtoi
    Total Failure, thone Amerikanet
    Disfate e plote!
    … Enough it’s enough!
    …. Boll me …..
    Ka mbetur cun mamaje
    … Beni s’ecen vet!

    Sent from my iPhone

    1. @ says:

      @Alban Dega
      Do te ishe me i besueshem nese ne fund te komenteve te bollshme qe dergon me epilogun “sent from my iPhone” te shkruaje “Long live Edi Rama”. Behu trim dhe mos i fshih emocionet ose dobesite personale. Vetem bjeri shkurt..

  15. ashtu o posi! says:

    Te gjithe ju qe shani Meron dhe ngrini lart Blushin e beni nga pozitat e nje fanatiku PD ist dhe Salist!
    Mero eshte pena me e mire e publiçistikes shqiptare.Ju ca tifoze te PD së dhe Saliut per perfitimet qe mund te keni patur dhe u kane ikur tani?

  16. faro says:

    Nje politikan qe fajeson popullin, perse i ka hyre politikes, kur nuk shpreson tek ky popull?
    Ku eshte morali i ketij politikani?

  17. faro says:

    Lexova shume kritika ketu ndaj Meros. Me vjem keq!
    Analiza qe ben Mero eshte krejtesisht reale dhe i lumte qe ve para interesin e Shqiptareve ndaj atij te kolegut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje