Albin Kurti rikthehet në krye të Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 98% të votave

21 Janar 2018, 23:27Rajoni TEMA

Albin Kurti është zgjedhur në krye të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Në zgjedhjet e zhvilluara sot për kryetar të kësaj force politike, ku Kurti ishte kandidat i vetëm, ai ka marrë më shumë se 98 për qind të votave.

Më pak se 1% e aktivistëve të Vetëvendosje kanë qënë kundër Albin Kurtit në zgjedhjet për të parin e partisë.

Sipas rezultateve paraprake të publikuar nga Vetëvendosje, për Kurtin kanë votuar pro 98.82%, kundër 0.61%, ndërsa kanë abstenuar 0.57%. Vota të pavlefshme ishin 0.26%.

“Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu janë në mesin e atyre që nuk votuan. Shpend Ahmeti zgjodhi të dalë në votime pak minuta para mbylljes së vendvotimeve. Ndërkohë, po ky grup, i kryesuar nga ish-shefi i VV-së Visar Ymeri, thuhet se do të formojnë parti të re.

6 komente në “Albin Kurti rikthehet në krye të Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 98% të votave”

  1. pena says:

    Mos SHqipni mos thuj mbarova/Ke Albinin me shoke gjalle/Shpata e kombit asht Kosova/I del hasmit balle per balle.

  2. pena says:

    O pallavesh pse se boton komentin tim

  3. lola says:

    Tamam, si Enver Hoxha…(?!) Ju “lumtë”……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Stela says:

    Ky eshte proturk eshte antiamerkan

  5. albin kurti ky mikrob parasiter turk dhe ideoligjia e vasa qubrillovicit,sesi shqiptaret deri ne farosje te fundit te trajtohen si turq te mbetur ne ballkan .ky njeri i dyshim i pari eshte qe manipulon populline ne stema e flamirin shqiptare,a ne realitet kurre ska fole per ilitet shqiptaret,pushtimin osman,dhe terroret e tyre ne ne populle e kulturen shqiptare.albini i mashtron stupidat shqiptar,gjysem shqiptar e turkofonet,se nuk ben te blihen produkte serbe,ta zhvillojm kosoven me qepet e kosoves etj.a ne realitet praktikon politika patalele serbe.pershembull:serbia thoshte se bashkimi i kosoves ne shqiperin rrezikon destabilizim,a albini ne 2003-2004 organizojke tubime kinse per bashkimin e kosoves me shqiperi,a kosova fare nuk ishte shtet,por e administruar nga unimik okb.pytja si mund te bashkohet kosova me shqiperin pa qen ako.a shtet.por edhe tani shtet nuk mu mundemi,se ka kushte evropiane e shtetrore,dhe duhet parapregadit terenin me miqsi i bashkpunim me forcat e medha,si usa europa e vatikani.pra albini nuk mund te na tregoj mue e shqiptarve sesi dubet bashkimi shqiptar,se une jame partizani me i madhe i bashkimit shqiptar,por tani nuk jane kushtet.pra albini i dyshimt si nje dore e zez e serbis,tani ka ngel e vetmuar dhe vrapijn pas tije vetem stupidat,klasa e mjer me shkolle minimale,nje shtres tjeter per intetesa peronale dhe disa shqiptat qe ndihen si turq.bash ky albin b..tha i ka aktivizuar vv e veteranet e vetquajtur si ish uck,dhe ka djeg flamurin dardan te ibrahim rugoves i propozuar per flamur shteti,ku kishte shqiponjen kombetare ne mes,a tani me flamurin shqiptar i mashtron publikun.albni e vetvendosja nuk njofin flamurin e kosoves,a thojn se dojm bashkimin shqiptar.po si te bashkohet kosova me shqiperin,pa njofte shtetin e kosoves.psh.vetem dy shtete mund te bashkohen,dhe kurre nje provence.psh.gjermania mund te bashkohet me austrin se jsne dy shtete,dhe kurr frankofonet e belgjikes me francen,se nuk jane shtet ne vete frankofonet belg.albin kurti nje mikrrob vogel i voisllav koshtunices,qe e formoj vv-n,per destabilizimin e kosoves.

  6. Baliu says:

    Parti e re me 1% te pakenaqurish me Albin Kurtin realisht eshte e pakuptimt. Por per ata qe besojne se tashme kan fituar mjaft besim nga populli ne kuader te VV dhe koha eshte per te gezuar privilegje lukosze, me siguri opcioni me i mire eshte te aderojne tek partite qe i kan share deri dje. Ka gjasa qe pas aderimit ta pesojn edhe ndonje rrahje per spital si Arbana Xharra, por per te tillet me mire ashtu se ta vazhdojne rrugen e veshtire ne VV per ndryshime pozitive ne Kosove, pa privilegje te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje