Luftëtari zyrtarizon portierin Grek Athanasopoulos

21 Janar 2018, 12:13Sport TEMA

Christos Athanasopoulos është zyrtarisht lojtar i Luftëtarit.

Gjirokastritët e kanë prezantuar sot portierin 35-vjeçar, i cili vjen nga skuadra greke e AO Trikala.

Shtatlarti ka një eksperiencë të madhe në Greqi dhe tanimë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika.

Athanasopoulos do rivalizojë me portierin Shkëlzen Ruçi për të mbrojtur katërkëndëshin e Luftëtarit dhe me shumë mundësi kjo është lëvizja e fundit në merkato e bluzinjve.

Gjatë kësaj periudhe drejtuesit kanë bërë afrime të rëndësishme në ekip dhe synojnë të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje