FOTOT e rralla: Si u zbulua pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

21 Janar 2018, 10:40Politika TEMA
FOTOT e rralla: Si u zbulua pema gjenealogjike e familjes së

Ekskluzive: Fotot e rralla. Publikohet skema e pemës gjenealogjike të familjes së Skënderbeut, e cila u botua në vitin 1968 në revistën “Koha Jonë” në Itali, nga dy emigranët politik, Isa Ndreu dhe Lec Shllaku

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Një nga pinjollët e familjes së Heroit tonë Kombëtar, i quajtur, Giorgo Castriota Scanderbeg, ia dorzoi atë Lec Shllakut në Itali në vitin 1968. Shllaku dhe Isa Ndreu, dy emigrantët politik shqiptar, financuan fushatën elektorale të Shirakut kur ai ishte kryetar Bashkie i Parisit dhe ai si shenjë mirënjohje, më 10 korrik 1978 pagëzoi një shesh në qëndër të kryeqytetit francez, me emrin “Skënderbej”

Historia e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka ngjallur vazhdimisht një interes të madh, dhe me figurën, jetën, veprën, betejat, luftrat, diplomacinë e tij, etj etj, janë marrë breza të tërë kronikanësh, studjuesish, historianësh, shqiptarë dhe të huaj, që nga periudha e tij e deri në ditë tona. Dhe si rezultat, janë shkruar me dhjetra studime dhe libra të ndryshëm si nga të huajt ashtu dhe nga autorë e historianë shqiptarë. Por edhe pse në Shqipëri ka një numër të madh studimesh e librash për figurën e Skenderbeut, që fillojnë që nga periudha e Rilindjes sonë kombëtare, e sidomos pas vitit 1968 kur u festua me bujë të madhe 500 vjetori i tij, asnjëherë nuk është bërë e mundur që të botohet pema gjenealogjike e familjes së tij të Kastriotëve.

Por ajo që nuk është bërë dot në Shqipëri, është arritur dhe është bërë nga diaspora shqiptare që jeton në Itali, në vitin 1968 me rastin e festimeve të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Kjo gjë, pra pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut, është botuar në revistën “Koha Jonë” që dilte në Itali nga viti 1962 deri në 1990-ën, prej Isa Ndreut (i biri i Cen Elezit, pinjoll i familjes së famëshme Ndreu nga Sllova e Dibrës) si botues, dhe Lec Shllakut si editor. Pema gjenealogjike e familjes së

Kastriotëve të cilën po e botojmë ekskluzivisht për gazetën Tema në këtë shkrim, fillon që nga viti 1405 e shtrihet deri në vitin 1963, kur ajo është përmbledhur prej njërit të pinjollëve të saj, (Gjergj Kastriotit), i cili në vitin 1968 ia ka dorzuar atë për botim, z. Lec Shllaku, (me origjinë nga Shkodra, emigrant politik në Francë e Itali), me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ndreu me Shllakun njihen gjithashtu edhe si dy shqiptarët që bënë të mundur që një sheshi në Paris, t’i vihej emri “Skënderbej”, gjë të cilën atyre ua mundësoi, kryetari i Bashkisë së Parisit, Zhak Shirak, pasi ata më parë kishin ndihmuar dhe financuar fushatën e tij elektorale. Kështu, pas shumë bisedimeve që Isai me Lec Shllakun zhvilluan me mikun e tyre të ngushtë Zhak Shirak, ai mblodhi Këshillin Bashkiak të Parisit, i cili në datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vendimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skënderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit, i cili më parë quhej “Villa Lumier”.

Pas marrjes së aëtij vendimi, ceremonia zyrtare për dhënien e emërit “Skënderbej” atij sheshi, u zhvillue më datën 6 dhe 7 maj të vitit 1980-të, ku morën pjesë me dhjetra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të Botës. Në atë ceremoni madhështore, mungoi vetëm ambasadori i Shqipërisë. Pas kësaj në shënjë mirënjohje dhe respekti, Lec Shllaku me Isa Ndreun, i akorduan një medalje ari kryebashkiakut Shirak, e cila iu dhurua me një ceremoni madhështore në Paris, ku morën pjesë personalitete nga e gjithë mërgata antikomuniste shqiptare. Bashkë me skemën e pemës gjenealogjike të cilën e kemi marrë nga revista “Koha Jonë”, në këto pak rradhë po publikojmë edhe shkrimin e plotë të z. Lec Shllaku me të cilën është shoqëruar ajo në botimin e saj të parë në vitin 1968 tek revista në fjalë.

Shkrimi i Lec Shllakut, editorit të revistës “Koha Jonë”, Itali 1968

Fisniku dhe pasardhësi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e Jubileut të revistës, na ka drejtue urime dhe nji pemë Gjenealogjike të Familjes Kastrioti, të cilën po e botojmë në këto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgo Castriota Scanderbeg, si emni i stërgjyshit, Heroit tonë Kombëtar, dhe banon me familje në rrethe të Napolit. Rreth familjes së Kastriotëve dhe brez-nive, të njimbasnjishme, gjtë shekujve, kemi pasë dijeni të përcipta e të errta, dhe për këto arsye jemi interesue me gjetë

vërtetime dhe dokumenta sqaruese, drejtë për së drejti nga vetë Familja e Kastriotëve, me të cilën që në kohën e pagëzimit të Sheshit Skëndërbej, në Paris, qemë ndërlidhë. Siç dihet, Familja e Skëndërbeut, mbas vdekjes së tij dhe pushtimit Otoman të Shqipërisë, emigroi dhe u vendos në Italinë e Jugut, ndër pronat që u qenë dhurue dhe njoftë nga Mbreti i Napolit, Ferdinanti i Arragonës, për ndihmë ushtarake që Skënderbeu i dha kur zbriti në Itali, në Gusht të vjetit 1461, kundër Princit të Tarantos Giacomo Piccinino-s dhe Baronëve aleat të cilët kishin rrethuar në Trani dhe përkrahshin Derën Franceze d’ Anjohu, të sundonte mbi Mbretërinë e Napolit. Pasardhësit e Skëndërbeut mbasi dështuen në përpjekjet e tyre me lirue vëndin nga pushtimi otoman, me shkarkime në Shqipëni, tue kërkue ndihmën e Venedikut dhe tue nxitë popullin në kryengritje, edhe pse nuk pushuen kurrë të interesohen për fatet e atdheut të Arbërit, u stabilizuen njëherë e mirë në Itali.

Nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve del se në Itali gëzuen tituj Fisnikërije (Nobilare) të ndryshme dhe të shumta, që u vijshin nga krahinat, katundet dhe qytetet që ata zotnojshin. Njikohësisht, si Bulerë (Bujarë-Fisnikë që ishin, u martuen me gra familjesh aristokrate me pajë (prikë pasunish të tundshme dhe të patundshme, simbas traditës së kohës të cilat forcuen pozitën e tyne.

Nga këto martesa, Kastriotëve, në Itali, patën shumë djelm dhe vajza, me të cilët sigueruen, me breznitë e vijueshme, Derën dhe Emnin e Kastriotëve deri në ditët tona. Në pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, pasardhësit direkt të Skënderbeut, janë marrë për bazë, simbas traditës sonë kanunore, trashëgimtarët mashkuj, për këtë shkak disa vëlla-zëni, gjatë breznive, tue mos pas lanë mashkuj pasardhës, barqet janë shue. Në Pemën Gjenealogjike të Kastriotëve, si aneks, gjindet dhe ajo e Topiajve, të Islamizuem, Toptanve, për arsye, motra e Skëndërbeut, Mamica me 1445, u martue me Karl Muzhak Topinë, dhe pat tre dejlm: Gionin, Gjergjin dhe nji tjetër që i Islamizuem, pat marrë emnin Ali Bej Toptani.

Këto shënime Gjenealogjike lanë me kuptue se familja e Toptanëve të sotëshëm kanë prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani, djalë i motrës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në Pemën Gjenealogjike të Toptanave, sigurisht për mungesë kontaktesh shekullore, shënimet angrafike, në breznitë e pasardhësit e tyne, janë të meta dhe gjenerike. Si po shifim, dera e Toptanëve asht shekullore, e përmëndun dhe rrjedh nga i Pari Karl Topija, Prine i Arbërisë, (i Shqipnisë së Mesme) i cili për të përballue kërcënimin e Balshës së II-të dhe të Venedikasve, iu drejtue për ndihmë ushtrisë turke që kishte mbrri deri në Maqedoni. Më 1385, ushtrija turke nën komandën e Hajredin

Pashës mundi ushtritë e Balshës, në Jug të Lushnjes ku u vra edhe vetë Balsha i II-të. Ishte hera e parë që turqit hynin në Shqipni, por edhe u duk qartë se ky fakt do të kishte pasoja të randa, tue konsiderue se se Turqit kishin fillue pushtimet në Ballkan. Për arsynat të pushtimit të gjatë shekullor të osmanëve në Shqipni, po ashtu ndeja aq e gjatë në Itali, të pasardhësve të Skënderbeut, nuk u erdhi mbarë Kastriotëve të nxjerrin përfitime, për një rivendosje të Derës në Fronin e Shqipnisë, aq sa u preferue një i huej, Princ Vidi, i cili tue abdikue vdiq tue lanë një dinasti fantazëm, me Skënder Ëied-in.

Kastriotët e kohve tona, sidomos Ferdinant Kastriotin (15-1-1893 -18-7-1978) janë interesue për manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Në prill 1968, kur zhvilluen kremtimet kastriotiane të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Romë, i Pari i Derës së Ferdinantit muer pjesë me Familjarë të tjerë. Pasardhësit e tij Filipi, vdiq më 1984 dhe Gjergji (1928) përfaqëson derën e Kastriotëve, por ka vetëm dy vajza Marien) 4-2-1958) dhe Maria Luisa-n) 30-41963). Për vijimin e Derës dhe të Emnit të kastriotëve Filipi ka lanë mbrapa dy vajza dhe një djalë Gjergjin 92-8-1958). Kur u inagurue Sheshi Skandërbeg në Paris, Filipi i pat drejtue zotit Chirac telegramin që po botojmë.

Kurse Gjergji asht ndërlidh me ne, ashtu si e do tradita e Familjes së Kastriotëve. Si po e konstatojmë nga Pema Gjenealogjike e Kastriotëve, për çdo brez janë përjetësue emnat e të parëve zambëdhenj: Gjon dhe Gjergj. Për mirënjoftje ndaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik, Pirro dhe Akil: me Pirron, Skënderbeu mburrej, ndaj Kontit Picinino, tue thanë se ai dhe shqiptarët e tij rrjedhin nga një racë dhe kanë të njëjtën gjak. Për femnat janë përjetësue Donika, Maria, Mara.

Paris. Nandor 1986.

26 komente në “FOTOT e rralla: Si u zbulua pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut”

  1. Kellira says:

    Ahahahahaha nje Toptan (me turqisht se kaq nuk ka ku te shkoje) na futet si dobiç turk ne pemen gjenealogjike te fisnikeve shqiptare.
    Dhe per 5 shekuj me 2-3 kalime dalim direkt tek Esad Pasha.

    1. Flm says:

      Nga njera ane Arberia e paster qe u ruajt ne Itali (me kulturen, fen dhe emra) dhe nga ana tjeter Shqiperia e Turqizuar, qe kerkon te perfaqesoj traditen e Skenderbeut.
      Nje Anomali Historike qe jetohet vetem ne Albanistan.
      Jemi te pushtuat nga Otomanet per 600 vjet me radhe dhe nuk e kemi kuptuar, kete fakt e tregon qarte 70% e Arnautve Islamik qe kan zaptuar vatanin, e tregojn qarte lukunit me Xhihadistat Shqipetar qe vershuan ne Siri dhe Europ.
      Jemi tmeresisht dhe pa kthim te shperfytyruar si komb.
      Jemi bere Jenicer Turq qe punojm per interesa te Sulltan Erdokarit kunder fqinjeve te Krishter, gjoja nen petkun e interesit Kombetar.
      Nuk e duam kete komb te Turqizuar dhe te “madhe” por te PASTER sic e la Skenderbeu 550 vite ne pare,
      …….
      Vetem po pastruam “koleren” e Islamit do te zgjidhen automatikisht konfliktet ne Ballkan …. eshte ceshtje Feje dhe Kulture dhe jo Etnie.
      Sa “konflikte” kishin Kastriotet 600 vjet me pare me Serbi dhe Greqi aq konflikte do te kemi edhe sot po zbuam Koleren Islamo-Otomane.

      1. Filid says:

        Kapa nje detaj shume te rendesishem ne kete shkrim, me 1382 Topia i shqiperise se mesme, u kerkon ndihme turqve mbasi ishte kunder Balshes se Shkodres dhe Venedikut, pra ky personazh e ka shitur qe ne ate kohe Arberine tek turqit. Ku eshte perqindja me e larte e suniteve ne Shqiperi? Ne shqiperine e mesme.
        No moment.

        1. Flm says:

          Kam nje pyetje per kasten Politike per krye bashkiakun Veliaj dhe vecanerisht per “Patriotat”, qe shtyhen ne rradhe kush do te tregohet me shume atdhedashes…..
          Perse kete “Peme gjenalogjike” dhurat kaq te vecant te Arbereshve te Italis nuk e beni kopje ne metal ose mermer dhe ta ekspozoni si monument kulture ne sheshin Skenderbej ???? a ka gje me te bukur se sa te njifen me vazhdimin Historik te kesaj figure Madheshtore duke e bere ate me te prekshme, me te qart dhe me te kuptueshme.
          ….
          Kam iden se kjo nuk ju interesen “patriotave” dhe baballareve Turk-Arnaut te “kombit”.
          Ky eshte viti 0 i Kombit Shqipetar, qe tregonte qarte se cfare ISHIM dhe si i u KATANDISEM.

      2. pirdhuni ne qipro ! says:

        Shko ne rrenjen tende….azi te vogel. c’pune ke me shqiptaret o i zi nefetyrezemeremendje!

  2. Messerschmidt says:

    rrena me bisht …toptanet jane turq te paster !!!!

    1. Flm says:

      Toptan= Topiaj= Theopia= Theo-pio= Zot-Krijim (ne Greqisht)
      Per ta vertetuar lexoni librin “Mbishkrimet ne kishat Shqiprare” ky liber eshte studim i “Intitutit historik” shkruar nga Ylli Papa etj.
      Eshte e referuar ne faqet e para ku flitet per Tanush Topiajn …. Tanush= Thano= Thanas shkurtim i emrit Athanas Theopios.
      Ky liber eshte nje “margaritar” ne dijen e ngjarjeve historike., jane mbishkrime 95% Greqisht nga figura historike te kohes.
      Mund ta gjeni neper librari 12.000 lek.

      1. Flm says:

        Lapsus jo Ylli Popa, por Theofan Popa.

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      Mire o ‘studies’ a ‘historian’ beje edhe ti nje peme te trungut familjar……edhe te Toptaneve !!!!!! Bota e civilizuar ,eshe turqia nuk pretendon per turq ne vendin tone. Ju hienat rrotull nesh …e keni ndier lageshtiren nen bithe!!!!!!

  3. beni says:

    Duhet t’i vehet kryqi ne mes se dy shqiponjave per te respektuar Gjergj Kastriotin e se ky esht identiteti jon kulturor¡

  4. beni says:

    Ka shum opsione si nga katolicizmi e nga ortodoksia dhe shum sajesa nga orienti?
    Nje gjeni duhet te dini 3 te kuptojn shqiptaret per Heroin Ton gjergji Apo gjyro?
    Gjon atesia Simbas katolicizmit,apo Jorgo apo Jovan?
    Nena dihet Vojsava Simbas fes ortodokse e emertimi te kalendarit juljan,pra hyn Serbia ne ket rast e brankovicve?
    Kemi te beim me skiptarine e scutari?
    Emertimi Gjon ka te bej me Xhovani apo Jovani apo Jorgo?
    Pra kemi divergjenca mes nje feje por dy opsione mes katolicizmit qe kerkoj te marre pergjigjet mbi heroin dhe identiteti. E vertet e realitet te heroit,por qe fshihet e damkoset me nje frym patriotizmi te zemres se katolicizmi e jo realitetit te ortodoksizmit?
    Shumica e arbereshve te itali s mbajnë si fe ortodoksinë e jo katolicizmin pervecse jetojnë nen hijen e katolicizmit!!!

  5. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Ku jane turkoshaket e Zike sumqirit ne kete ”peme”!!!??
    Nese jo,athere me cilen paftyresi pretendojne sot si pasardhes te G.Kastriotit……..!!??
    Kur franca apo evropa emeronte platies me emrin e heroit te krishterimit G.Kastrioti,beqiret sunitoshqipfoles emeronin me emrin e sulltan muratit,el basan,berat etj sheshet apo qytetet……….!!!!

    1. Gaqi says:

      Ik pi ilacet se i solli janulla nga anadollli…

  6. "BOHOTINA" says:

    Pas Esat Toptan kriminelit do futet dhe Fevzua ne pemen e Kastrioteve.

  7. ballkan bela gjullurdi kazan says:

    beni thuaji papuse ose janulles te te fusi kryqin ne mendere se kjo eshte kultura dhe identiteti juaj.

  8. Viro says:

    Kjo peme eshte e besueshme pasi ka emra dhe vite konkret. E ndare ne dy pjese: pasardhesit e Skenderbeut ne Itali dhe pasardhesit e te motres, Mamices ne Shqiperi. Fati familjes duket I njejte me fatin e shqiptareve qe iken e ruajten emrat e fene, dhe ata qe ngelen u konvertuan ne mysliman. Interesant qe te dhenat u krijuan e ruajten per pese shekuj ndersa ne nuk dinim gje per to. Kjo peme u ekspozua para disa ditesh ne nje ekspozite te Pallati Kongreseve ne Tirane, me rastin e Vitit te Skenderbeut. Kishte materiale interesante, mes tyre nje kembane origjinale nga koha e skenderbeut qe arbereshet e kishin marre me vete dhe e ruanin ende.

    1. flamurtari says:

      Po mire ore loqeeeee….. (nuk te them palle carri se nuk e meriton kete “autoritet”) keta arbereshet moren kembanen dhe e ruajten mbi 500 vjet dhe nuk paten mundesi te merrnin nje flamur te Arberit, te Gjergj Kastriotit , flamurin e identifikimit te tyre …. he mor “hije e moçme” pak si çudi ??? !!!!! Kur dihej qe ne ato kohera flamujt dorezoheshin armikut kur nuk kishte mbetur asnje “rrob” te gjalle mbi dhe !!!!!

  9. Ylli Polovina says:

    Nuk eshte aspak e vertete qe ne Shqipèrine e pas vitit 1990 nuk èshtè botuar pema gjenealogjike e Skenderbeut dhe e pasardhesve te tij ne Itali. Pèr herè tè parè ajo i eshte dorèzuar, ne pranine e Alessandro Castriota Scanderbeg, pasardhès i degès sè Leçes, drejtorit tè Arkivave tè Shtetit, atè kohè Pfrofesor Shaban Sinani. Pasardhèsin e pata ftuar une dhe e shoqerova ne tere viziten, ku u bèr njè konference e madhe shtypi nè Muzeun Kombètar (drejtor ishte Moikom Zeqo), ne Ministrin e Puneve te Jashtme takoi Sekretarin e Pèrgjithshèm tè institucionit etj. Ai foli ne tv dhe pati gazeta qe i publikuan pemèn.
    Pesè vite mè parè kam ftuar dhe shoqèruar, i mbèshtetur fuqimisht nga Ministria e Punève tè Jashtme dhe Intituti Kombètar i Diasporès nè tè pasardhèsin e degès sè Napolit, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, i cili u prit nga nenkryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto dhe po ashtu nga drejtorja e kohes e Arkivave tè Shtetit, Profesore Nevila Nika. Te dyve iu dorezua nga njè kopje e pemès gjeneaologjike, tè cilèn paraardhèsi i tyre, gjyshi, ia dha, siç saktèsisht e kujton kolegu Dashnor Kaloçi, Lec Shllakut dhe diasporès antikomuniste nè Paris.
    Kjo kopje iu dorezua edhe bashkise sè Peshkopisè, ku Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, u dekorua nga qarku i Dibrès. Ai e dorèzoi edhe nè dy tv, te cilat ia transmentuan kete pemè pèr shikuesit (mbaj mend Vision Plos, sepse isha i pranishèm) Giorgio qe keto ditè te festimeve tè 550 vjetorit tè vdekjes se Skenderbeut, i ftuar nga Qeveria Shqiptare dhe nèn kujdesin e Presidentit te Republikès Ilir Meta, pemèn gjeneaogjike ai e dorezoi Presidentit si edhe gazetès “Panorama”, e cila po pèrgatit botimin e bisedès sè bèrè me tè. Njè nga tè pèrditshmet qè e ka ndjekur me vemendje kètè prani afro pesèmbèdhjetèvjeçare tè pasardhèsve tè Skènderbeut nè Tiranè dhe tè pamjes sè pemès gjenealogjike nè tè dy variantet e pèrputhshme, tè Napolit dhe tè Leçes, èshtè “Gazeta Shqiptare”.
    I pajisur me tè dhe i takuar me kèta pasardhès èshtè edhe historiani Pèllumb Xhufi, sidomos nè kohen kur ishte ambasador ne Romè. Te ftuar ne veprimtari pèr Skènderbeun kanè qene edhe kur ne kryeqytetin italian Shqipèria kishte ambasador zotin Llesh Kola.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      po mire more beqir ,a mund ti dorezohet ”pema e origjines” se heroit te KRISHTERIMIT G.Kastrioti nje sumqiri turkoshak si Sinan Shaban!!!!??
      Ikni o plehra turkoshake merruni me parardhesin tuaj sulltan Muratin e II-te………….se qelbni ere turku anemban Shqiperise!

  10. Nemezi says:

    Pasardhesit e Kastriotit digen dhe kane edhe datat e lindjes e vdekjes. Ata gjoja te Mamices nuk kane data. Kjo e ben kete linje gjenealogjike te pabesueshme. Pike.

  11. Cen says:

    Kane futur edhe Esad Pashen me zor me nje pene qe
    leshon boje nga ana e djathte.

  12. Pellazgos says:

    Injoranca esbte semundje e keqe ,por idiotizmi eshte me i rrezikshem per aresyen se duke patur nje opinion,apo dije te pjeseshme eshte katastrofik.
    Epiri sot per “Shqipetaret” eshte nje emertim i ndaluar nga Katoliket,Myslimanet dhe Orthodhokset e trembur te Kastriotit.
    E them kete se Kostandinopoli ishte qendra shpirterore e Jeorgios Kastriotis i quajture Gjergj quhet nga “pasarrdhesit” e Kastriotit ne Stamboll,apo Kostandinopoje!
    Cfare respekti!
    Per tu patur zili.
    Kastriotis si Prijesi i Epirit ishte krenare qe kishte gjak Epirote kurse shqipetaret e Xhufit nuk kane lidhje.

  13. flamurtari says:

    Po mire ore loqeeeee….. (nuk te them palle carri se nuk e meriton kete “autoritet”) keta arbereshet moren kembanen dhe e ruajten mbi 500 vjet dhe nuk paten mundesi te merrnin nje flamur te Arberit, te Gjergj Kastriotit , flamurin e identifikimit te tyre …. he mor “hije e moçme” pak si çudi ??? !!!!! Kur dihej qe ne ato kohera flamujt dorezoheshin armikut kur nuk kishte mbetur asnje “rrob” te gjalle mbi dhe !!!!!

    1. beni says:

      Flamuri i arber ka qen me kurorën mbretërore persiper kokave te shqiponjave e me kryq ne mes,ngjyra e arte shqiponjat!
      Ne sicilen e Kalabri ka shum te tilla por nuk e lejojnë demagogete orjentale te Tiranës?
      Do u dalin renat,perde hesht vatikani e nuk e pranon Kosoven shtet?

  14. F.Pulo says:

    Heroi i Krishterimit,esht nderuar nga te gjitha vendet e zhvilluara demokratike.Armiq te betuar te pasardhesve te Gjergj Kastriotit e Shqiptarise mbeten turkoshaket

  15. trimeria e burrnia e kryetrimit gjergj kastrioti eshte e madhe per shqiptaret dhe historian korrekt evropian.ne luftra ka batiça e zbatica e imponime emrash e fe,se ne pytje eshte koka dhe jeta,e pastaj vjen inetesi,personal faniliar ,postet,gradat e fitimet.por nje duhet kuptuar te gjithe,pse famlja e gjergj kstrioti kane role e fame te madhe.se ne ato kohra fuqia ushtarake otomane ishte e madhe,ku greket,serbet,bullgaret u dorzuan para otomanve,dhe mbeti vetem fuqia shqiptare ti rezistoje 25 vite.pra gjergj kastrioti ka qen dhe pas rolin e NATO-s ate kohe.tjetra,se motra e tij mamica,apo tjera fjale boshe i fshin historia,se serbet nuk kishin kurfar roli te shqiptaret e fuqishum si shumic,por gjindeshin vetem si eklava te vogla.pataj ka falcifikime historie te qellimshme nga serbet e greket,ku kane falcifikuar edhe emra e mbiemra,data e ngjarje lufte,ku emrin e marash kopiliqit shqiptar i nahis se vushtris,e kane falcifikuar me emrin millosh kopilici serbe,a vete eksperti i historis kosovari hahja dranqollibe thote:se fare nuk ka pas betej ne mes serbve e turqve ne ata betej,dhe e thone ne mes tyte edhe historian serbe,por vetem betej ne mes shqiptarve dhe turqve,ku marash kopilici i drenices katolike ate kohe e mbytibme thik ne bark sulltan muratin.prova qe edhe sot serbia e falcifikon te gjithe historin e luftes se isa boletinit,azem bejtes,shaban polluzhes,shales se mitrovices dhe luften e uck-s.pra vetem mund te themi.rrnofte perjet emri i gjergj kastriotit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje