Ilir Rusmali: Rama mund ta fusë sa herë të dojë në "shtrat" Bashën, protesta i duhet si "certifikatë divorci" kreut të PD-së

22 Janar 2018, 13:45Blog TEMA

Në një analiza për Panoramën ish deputeti i PD  Ilir Rusmali thotë se Basha po e kërkon me zor protestën më 27 maj që nëpërmjet saj të heqë qafe komplekset që i ka krijuar Rama.

Rusmali argumenton se Basha kërkon që protesta të mundë obsesionin që Rama i krijoi me marrëveshjen e 17 majit 2017.

Më tej ai thotë se Rama ka krijuar idenë në popull se siç e futi një herë Bashën në “shtrat” mund ta fusë sa herë të dojë, në çdo maj, jo me lutje e përgjërime, por me fërshëllimë.

Më poshtë analiza e plotë e tij.

Nga Ilir Rusmali

Bënte përshtypje në seancën e fundit të Kuvendit komunikimi publik i Bashës dhe i Ramës. Basha ishte gati të sillte erën e protestës në sallë, edhe duke u përplasur fizikisht, kurse Rama i përgjigjej po ashtu fizikisht, pa fjalë, por me buzëqeshje dhe krahët hapur. Unë nuk e përcjell dot komunikimin e liderëve të vendit si teatër (më pëlqen të rri në anën e asaj pjese të popullit, që i merr seriozisht liderët e tij), prandaj rri e vras mendjen me veten time për këtë sjellje.

Unë e dua opozitën, si kur është e qetë, ashtu edhe kur proteston. Unë e ëndërroj atë të fortë dhe serioze. Në një shoqëri demokratike, opozita është forca e vetme që tremb kur vjen dita që ajo turfullon, ngre zërin dhe përplas grushtin, është forca e vetme që turbullon e që kthjellon, që ngre peshë dhe që rrëzon, që jep shpresë e dëshpëron, që përmbys edhe që zgjon. Në një shoqëri demokratike, kur zemërohet opozita, shtetit i tunden themelet, asgjë s’është si më parë dhe vetë jeta ndryshon. Unë dua që protesta e datës 27 janar të ushtojë sa të tunden malet, ndaj më mërzit moskokëçarja dhe cinizmi i Kryeministrit përballë saj. Ka dy gjëra në qëndrimet e Bashës e të Ramës, të cilat më duket se lexohen që së largu e që dëmtojnë rëndë protestën e opozitës (Basha) dhe demokracinë (Rama).

Së pari, Basha duket se e kërkon gati me zor protestën, se nëpërmjet saj kërkon të heqë qafe komplekset e veta.

Ai kërkon që protesta të mundë obsesionin që Rama i krijoi me marrëveshjen e 17 majit 2017. Rama i ka mbushur mendjen gjithë dynjasë se, siç e futi një herë Bashën në “shtrat” mund ta fusë sa herë të dojë, në çdo maj, jo me lutje e përgjërime, por me fërshëllimë. Prandaj i duhet protesta, që ta ketë si certifikatë divorci.

Basha e di se i madh e i vogël, gjithashtu e dinë se rregulli i artë i politikës “humbësi nuk bëhet dot fitimtar” nuk thyhet dot me lutje e ëndërrime, edhe sikur filmin e humbjes udhëheqësi ta kthejë mbrapsht një, dhjetë apo njëqind herë dhe demokratët të ëndërrojnë bashkë me të një, dhjetë, apo njëqind herë, por thyhet me forcë. Prandaj protesta i duhet masive, që të tregojë forcë e të bjerë era fitore.

Për shkak të lojës së vet të gabuar, Basha dhe PD janë sjellë me Reformën në Drejtësi, sikur të ishin “kontingjent” dhe nuk po çlirohen dot as sot e kësaj dite nga perceptimi se Reforma po bëhet posaçërisht për lidershipin dhe ish-lidershipin e PD-së. Prandaj protesta i duhet e zhurmshme, që t’i japë kurajë dhe t’i mbrojë politikisht.

Basha nuk po e fiton dot betejën e spastrimit të PD-së me të larguarit. Të larguarit, me ose pa meritë, bashkë me largimin, kanë marrë me vete simpatinë e anëtarësisë dhe të drejtën. Spastrimi nuk e ka rigjeneruar partinë, por e ka rrënuar atë, e ka bërë të vogël, të cekët, jo përfaqësuese, klienteliste. Prandaj protesta i duhet e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, që të mos e akuzojnë më si varrmihës.

Basha ende ka frikë se nuk e pranon njeri për udhëheqës. Udhëheqës është ai që, kur del në publik, bind, ngjall besim dhe frymëzon. Basha nuk ndjehet i tillë. Prandaj protesta i duhet entuziaste, që ta ngrohë dhe ta qetësojë.

Unë besoj se Basha pret këto gjëra nga protesta. Vetëm po plotësoi këto nevoja protesta do të jetë e arrirë. Por gjithashtu kam frikë se kjo gjë nuk i bën mirë as Bashës dhe as PD-së. Sikurse e shpreha më lart, protesta nuk është mjeti që trimëron liderin e opozitës, por është mjeti që tremb liderin e qeverisë. Basha duhet të çlirohet vetë nga komplekset e veta, në rrugë të tjera, me mjete të tjera dhe me tjetër politikë. Po ia doli kësaj sfide, atëherë nuk do ketë më nevojë të bredhë fshat më fshat për të thirrur njerëzit të marrin pjesë. Njerëzit do jenë aty, sikurse janë dhe tani, në pritje të liderit.

Së dyti, unë kam përshtypjen se, më mirë se kushdo tjetër, komplekset e Bashës i ka lexuar Rama, ndaj ai qesh me cinizëm kur e sheh Bashën të bërtasë i nervozuar. Ndryshe nuk e shpjegoj dot përpjekjen e tij dinake për të mbjellë tek njerëzit bindjen se Rama e ka blerë kryetarin e opozitës me 13 milionë euro, se këtë e ka bërë ashiqare, se këtë e shohin të gjithë shqiptarët, ndaj e përçmojnë Bashën po aq ashiqare.

Rama është i lirë të gjejë instrumentet që gjykon të përshtatshme në komunikimin e tij publik dhe me kundërshtarin. Por Rama, përveçse kryetar partie, është edhe Kryeministër. Si Kryeministër, Rama ka detyrë të mbrojë sistemin demokratik, ta shëndoshë e ta zhvillojë atë. Prandaj sjellja e tij politike nuk mund të jetë pa kufij. Kufizimi duhet, jo për hatrin e Bashës, por për hatrin e demokracisë. Rama nuk mund ta trajtojë Bashën si investimin e tij më të madh në PD, edhe sikur kjo të jetë e vërtetë. Ai nuk mund të ngulë çdo ditë thikën në komplekset personale të Bashës, për të mos e lënë atë të ngrihet mbi vetveten.

Kur qesh në parlament me zemërimin e liderit të opozitës, ai nuk është duke qeshur me Bashën, por po tregohet cinik me protestën, nuk po komplekson kundërshtarin, por po shprish opozitën. Ndaj opozitës doza të tilla nuk mund të përdoren dot. Opozitën nuk e bën dot qesharake, se kështu e vret.

12 komente në “Ilir Rusmali: Rama mund ta fusë sa herë të dojë në “shtrat” Bashën, protesta i duhet si “certifikatë divorci” kreut të PD-së”

  1. Rusmajli dhe kurvicat says:

    E pse jo mo Rusmajlo?!Ti je dhe burre I martuar dhe e di mire se femra po e humbi virgjerine se ka me problem heren e dyte.Pastaj ti nuk po e shikon çfar po ben Ilir Meta me lesh e line e tije?Shkon me Saliun dhe çvirgjerohet dhe se kishte me problem Ramen pastaj se kur perballoi hunden e madhe te malokut tinzar ku pyeste me per Ramen ai as qe e ndjente me mjafton te merte milionat dhe hajde shtrie mëngën.Edhe diçka tjeter ne qofte se se di ti mesoje;Kurvat e kane zili njera tjetren,po lum ai dy metroshi thuaj qe po e parkon se te njeri te tjetri.

  2. Protesta e 27 janarit do te jete plotesisht nje proteste pa pike fuqie, per sa kohe ne krye te saj do te jene keto drejtues partish politike. Vetem kur ne shesh, bulevard, rrugica, te dale populli dhe mesues, mjeke, intelektuale, studente te dalin e te thone fjalen e tyre, atehere qevria do te degjoje qe populli po flet. ne jemi popull qe kurre nuk e kemi patur kete cilesi, protesten pa patur drejtues politike, qe bejne marrveshje mesnate me njeri-tjetrin. Populli nuk do t’a ndjeke kurre thirrjen qe ben PD, LSI apo kushdo tjeter, persa kohe ne krye te tyre te jene Bash, Kryemadhi dhe drejtues e kryetare te tjere partish qe qendrojne ne krye te partive, sikur ti kene prone private, prej 20 e ca vitesh. Kush do te degjoje perrallat e Mediut, barcaletat e Dashit, traplliqet e Ndokes e te tjereve me rradhe? Loja e tyre ka perfunduar, prandaj populli duhet te ngrihet vete, drejtuar nga intelektuale e qytetare te cileve u dhimbset ky vend.

  3. Buxhingla says:

    pra fajin e ka Rama qe opozita eshte qesharake.

    O rryp pantollash me parafrafin e fundit e tregove veten qe as rryp nuk je por ushkur

  4. alb says:

    Ça ndarje thu ti kto jan si ajo principata e Libofshës keni harruar nje partner

  5. undefined says:

    Si gjiromstrit ti gjithmone vidhke shime dhe harxhoje pakYe lumte Gje e zgjuaf

  6. Ajaxi says:

    I shkreti Lul Basha, i ka ngecur dopjo gjashta ne dore, nga marifetet e Berishes. I trullosur vazhdon protestat e tipit Berisha per shkatrim te asaj qe eshte ndertuar dhe paraqitjen e ligesise se tij sikur eshte e shqiptareve.

  7. Harillaqi says:

    Bashes i ka hyre frika ne palce,dhe diten e 27 Janarit ne proteste,do t’i bjere dambellaja.Gjithashtu Monika çizmes,do t’i shpetoi shurra,Saliut do ti zgjatet hunda.Me ne fund,pordhet do t’i çoi Mul Noka,sinjale per Meten ne presidence.Metes do t’i fiket televizori,i cili mirepret qe protesta te rrezoi qeverine e Edi Rames.

  8. Konti Sbalta says:

    Po ti ke qene edhe funksionar i larte partie dhe shteti more Rusmaili , me kete gjuhe te ulet ke folur edhe atehere!

  9. Ai shoku,,,, says:

    Ne trupin e bashes ka hyr berisha,gjithashtu dhe tek truri i bashes,,,,,vazhdon me traplleqet e plakut te rrjedhur,,,,dhe luli, nuk di nga iken dhe nuk di nga nga shkon ,,,si ajo pula pa koke,,,, dhe rama tall te gjatin me lulin dhe shoket e lulit,,,,,

  10. Epo me ne fund the disa fjale te verteta o Rusmajli per faktin se ku ka perfunduar Partia “meme” PD, por prit edhe “pak” se ku ka per te perfunduar nga *martesa* e dyte me LSI e Mones e Likes. Prit prit sa keq e ka te ardhmen.

  11. shkolla e partise says:

    Foli edhe Rusmali i biri i Çajupit, drejtorit te shkolles se partise te Nexhmije Hoxhes. Po ça u kujtua tani se kishte humbur ka kohe. Si duket s`e rruan me njeri per te dhe doli krimbi te kujtohet. Mire, po me Bashen ça ka, se kete Rusmalin nuk e largopi Basha sic largoi Topallin, a Bregun, a Patozin, etj. Rusmalin e largoi si legen e mashtrues ne zgjedhjet e 2013, Berisha kur nuk e futi ne lista. Ne kete kohe Basha nuk ishte bere akoma kryetar i PD. Atehere ça ka me Bashen. Kaq shurranjos eshte sa as tani pas 5 vjetesh nuk guxon te thote nje fjale per Berishen, por sulmon kot Bashen. Epo te tille zgjyre politike si Rusmali nuk kemi pare. Megjithate per nje gje do te mbahet Rusmal plera: eshte i vetmi demokrat ne histori qe eshte rrahur para parlamentit nga ish te perndjekurit politike duke qene dhe deputet. Po ja falim te gjitha, vetem te dale nje here dhe flase kunder Berishes, po vetem nje here te pakten, qoft edhe vetem per ate qe e perzuri si qen nga deputet. ha,ha,ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje