Inceneratori në Fier, Vasili: Ramës s’i bëhet vonë për njerëzit, për të ka rëndësi vetëm paraja

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtroi banorët e Vërrisë për inceneratorin e plehrave.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili thotë se kryeministrit nuk i bëhet vonë për shëndetin e banorëve, por se për të ka rëndësi vetëm paraja.

Gjithashtu në statusin e tij Vasili risjell në vëmëndje dhe një deklaratë të kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të përpunimit të mbetjeve.

Statusi i Vasilit

Kryeministri mashtroi paturpesisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.

Nuk besoj qe ka ndonje shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.

Deviza e kryeministrit eshte: “Mashtrojini njerezit, boll që t’u merrni voten dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojme prape”

Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.

Harruan banoret qe per shendetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.

Lexojeni vete cfare shkruante kryetari i bashkise se Fierit duke genjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”

Kjo është Rilindja!

Kjo është Shqipëria që duam!

-shkruante Subashi në prill të 2017-ës. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Inceneratori në Fier, Vasili: Ramës s’i bëhet vonë për njerëzit, për të ka rëndësi vetëm paraja”

  1. Keshilltar i Clinton says:

    Ramuti po ja kalon Saliut e Ahmet Zogut per krime dhe tradheti kombetare por ju plehrat e Leshit jeni funderrimat me te medha akoma.

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Ju qe beni opozite sot, keni vjedhur shqiptaret dhe i keni vrare per qendruar ne pushtet. A nuk ishte blloku i Metes qe acaroj shqiptaret dhe i vrate sepse protestonit kunder LSI-se?

  3. Rrema says:

    Po ish ministri yt i ka miratuar apo keni harruar. 8vjet ne pushtet tani per 4 muaj shqiperia u varferua u be pis kjo sepse jeni ju ne opozite meritoni nje v……

    1. palla says:

      Cka dreqin po do me rrejt ti nipi i Manush Miftiut. Po munet me e gjet nja tjeter me hajdut se ty o vasiliqi. Mallkum qofsh o sherbetori i ilir florinit.

  4. Qytetari durrsak says:

    Cfare idioti ! Si t’i perpunojme plehrat ? Na ofron ndonje metode tjeter ky “plehu” i LSI-se ? Mos ki frike o trap, se nuk do te fusim ne incinerator per tu djegur, si pleh qe je, por do te perfundosh ne bangon e te akuzuarve per korrupsionin qe ke kryer.

  5. sherifi says:

    Po si mendon ti o Petrit, nuk duhen ndertuar keto? Ti thua qe pleherat e krijuara te hidhen neper rruge, kanale dhe te perfundoin ne Det, po keto bota i ka bere para njeqind vitesh o Petrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *