Kunati, bisedime me LSI për ndarjen e punëve për protestën

22 Janar 2018, 19:13Antena TEMA

Kunati ka kërkuar bisedime urgjente me LSI-në, për të ndarë punët para protestës së datës 27.

Kunati ka parashtruar kërkesat e tij për LSI.

1.Numri i pankartave të jetë në propocion me numrin e mandateve.

D.m.th PD do ketë 43 pankarta, kurse LSI 20.

2.Për parrullat do biem dakord si do t’i ndajmë.

3.Rreshtimi i atyre që mbajnë parrullat të jetë i përzier dhe jo grup.

4.Flamujt e PD dhe LSI po ashtu të ruajnë propocionin e mandateve, shumëzuar me 5.

5.Tit Vasili dhe Eno me dy n, të jenë në mes të turmës për çdo mosmarrëveshje.

Pasi mori kërkesat, Monika i kthen përgjigje:

1.E para, nuk jam e sigurtë sa do të jetë numri i mandateve në dy partitë, nëse bëhen zgjedhje sot, ndaj nuk mund ta pranoj kërkesën e parë

2.Parrullat nuk i ndajmë dot, pasi militantët tanë vijnë me parrulla nga shtëpia, dhe nuk mund t’ua sekuestrojmë.

3.Turma jonë nuk mund të përzihet me tuajën, pasi këta tanët kanë traditë që ecin bashkë.

Dhe kur ishim me PS-në, po ashtu rrinim bashkë.

4.Kriteri për flamujtë po ashtu nuk qëndron, pasi çdo anëtar i LSi ka një flamur me vete.

5.Për Tit Vasilin jemi dakord të rrijë në mes të turmës, biles mos ta shikojë njeri.

Pas kësaj përgjigje brutale, Kunati i shqetësuar shkoi tek Luli dhe ja tregoi.

-Mos u shqetëso, i tha Luli.

Qenka lajm i mirë.

Vazhdo nxehe dhe pak Monikën, të paktën të na mbushë sheshin, se ata harxhojnë për mitingje.

Të tjerat nuk kanë rëndësi

2 komente në “Kunati, bisedime me LSI për ndarjen e punëve për protestën”

  1. Andrea says:

    Fjalimin ta hape Akademiku me i madh shqiptaro-coban Jorgos Kaqani. Ai te marre drejtimin e venit qe ne te lulezojme e te begatojme. Lejani atoj ta dhjese sic dhiu Politeknikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje