Opozita dhe 620 mijë votuesit gri

22 Janar 2018, 17:15Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Lulzim Basha u deklaroi përkrahësve të tij para disa ditësh, se, me protestën e tyre, do ta rrëzojnë Edi Ramën, e me votën e tyre, do të zgjidhet ai kryeministër i Shqipërisë.  Edhe sikur – dhe ky është një “sikur” i madh – të zhvillohen vërtet zgjedhje të parakohshme pas protestës së 27 janarit, duket se Basha nuk i ka bërë llogaritë mirë. Dhe ja përse.

Aktualisht, vetëm 700 mijë banorë të Shqipërisë në moshë për votim, janë gati të votojnë për një nga shtatë partitë organizuese të protestës së 27 janarit. Ndërkohë, rreth 620 mijë të tjerë nuk janë gati të votojnë për asnjërën nga paritë aktuale – qoftë të opozitës apo të shumicës. Këto shifra i kam llogaritur nga një sondazh elektronik i para disa ditëve, që e zhvillova për një revistë që botohet këtu në anglisht.

Fakti që vetëm 700 mijë votues, janë gati të votojnë sot, për partitë opozitare, nuk është shumë shpresëdhënës për opozitën. Koalicionit opozitar do t’i duhen të paktën 800 mijë vota, për të patur shans fitoreje ndaj koalicionit mazhoritar (PS+PDIU+PSD).

Nga shtatori e këtej, periudhë gjatë së cilës kam zhvilluar rregullisht sondazhe mujore, ka pasur ulje e ngritje të numrit të votuesve, të gatshëm për të votuar për partitë opozitare. Por aktualisht, shtatë partitë organizuese të protestës, janë në gjendje të marrin potencialisht vetëm 20 mijë vota më shumë, seç morën në qershor 2017 – një rritje shumë e vogël kjo, në një kohë kur shumica nuk ka pësuar ndonjë rënie dramatike.

Në fakt, të vetmen rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe, e ka pasur elektorati gri – nga 520 mijë mosvotues në qershor 2017, sot kemi 620 mijë.

Zakonisht në demokraci, kur ka pakënaqësi ndaj qeverisjes, nuk rritet elektorati gri, por ai i opozitës. Sepse kjo e fundit, hamendësohet të ofrojë një alternativë më të mirë qeverisëse, sesa ajo e shumicës. Ndërsa aktualisht, nuk po vihet re ky fenomen në Shqipëri – opozita është rritur në mënyrë modeste vetëm me 20 mijë vota, ndërkohë që elektorati gri është rritur me 100 mijë.

Po përse është rritur kaq, elektorati gri?

Së pari.

Nga 70 mijë vota që morën vjet partitë e vogla “asnjanëse” (LIBRA, Sfida, FRD, PDS, etj., etj.), u kanë mbetur sot vetëm 10 mijë vota. Shumica e ish-votuesve të këtyre partive të vogla, nuk duan të votojnë as për partitë e opozitës, e as për ndonjë parti tjetër – ata thjesht i janë bashkuar elektoratit gri.

Së dyti.

Edhe rreth 60 mijë votues të partive të shumicës (PS, PDIU, PSD) i janë bashkuar sot elektoratit gri – ata nuk janë gati të votojnë asnjërën nga partitë aktuale.

Nga ana e saj, rritja modeste e opozitës prej 20 mijë votash, ka si burim votuesit që nuk morën pjesë në zgjedhjet e qershorit 2017. Por asaj i duhen edhe të paktën 100 mijë të tjerë, që të jetë konkurruese ndaj shumicës.

Zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje lokale?

Llogaritë e mësipërme morën shkas nga thirrja e Bashës, për zgjedhje të parakohshme. Por, siç kam argumentuar në një shkrim paraardhës, zgjedhje të tilla ka pak gjasa të zhvillohen së afërmi, pavarësisht pretendimeve të organizuesve të protestës së 27 janarit.

Sidoqoftë, llogaritë e mësipërme duhet t’i bëjë qysh sot, opozita, në përgatitje të zgjedhjeve lokale të vitit që vjen.

Së pari, protestat e organizuara me militantë të transportuar me autobusë, nuk ndikojnë për të tërhequr elektoratin gri. Të tilla protesta entuziazmojnë votuesit e vendosur të opozitës, por jo votuesit gri. Për të tërhequr këta të fundit, opozitës i duhet të paraqesë nisma ligjore, si dhe të shpalosë alternativat e saj të besueshme për eliminimin e defekteve të qeverisjes. Gjithashtu, ajo duhet të promovojë politikanë opozitarë, që mund të fitojnë besueshmëri në opinion si qeverisës të ardhshëm, e jo politikanë që shquhen vetëm për sharje e kritika personale ndaj qeveritarëve.

Së dyti, opozita duhet të piketojë që sot kandidatë për kryebashkiakë, që të jenë të aftë të tërheqin edhe elektoratin gri. Me 700 mijë votat që ka aktualisht opozita, nuk do të jetë në gjendje të fitojë më shumë bashki se sa shumica…(AFP.al)

9 komente në “Opozita dhe 620 mijë votuesit gri”

  1. lavdosh says:

    Per te gjithe ate qe thone: “eshte koha per tu larguar zoti Kryeminister”! Ju kujtoj qe ne demokraci jane zgjedhjet dhe sovrani qe vendosin kush behet Kryeminister. Ato jane te planifikuara me 2021. Vetem nqs Rama dhe PS mendojne se nuk mund te qeverisin dhe humbasin shumicen parlamentare do te kete zgjedhje te parakohshme. Te tjerat jane gjera te kota. Thirrjet e opozites tregojne se PD/LSI kane humbur shpresen se do vijne ne pushte me vota te lira dhe shpresa e vetme eshte nje pushtet i dhene ne tavoline si ai i 18 Majit. Opozita duhet te pergatitet per zgjedhjet vendore dhe ti perdori ato si nje test dhe nje mundesi reale ti tregoje Rames dhe PS se sa mbeshtetje kane. Por sic e thashe me siper Opozita e di qe nuk mund ti fitoj zgjedhjet dhe do te krijoje nje alibi per humbjen e saj te rradhes. Kjo opozite jo vetem qe nuk ngjall shprese, nuk frymezon popullin, por me thirrjet e tyre po demoralizojne edhe mbeshtetesit dhe fanatiket/militantet e tyre .
    Pjesmarrja ne protesten e rradhes sipas Berishes do te jete 500,000 vete pse jo edhe nje milion, sipas kazanit mbeshtetes te opozites dhe analisteve qe bejne shplarjen e trurit pjesemarrja do te jete diku 200,000-300,000. Ne realitet sipas Google maps duke marre densitete (perqendrime) te ndryshme per meter katror (dhe ketu eshte shejtani dhe specialistet ne kamera dine si ta mbulojne kete fakt) bulevardi Demshmoret e Kombit nga Lana deri tek kryeministri nuk mund te nxeje me shume se 30,000 (densiteti 4-5 persona per meter katror). Por dihet qe vetem rrotull tribunes mund te kete kete densitet te larte (gjer me 6-7 vete per meter katror), Larg nga tribuna sipas protestave te kaluara densiteti eshte me pak se nje person per meter katror. Parashikimi per 10,000 veta eshte i mbeshtetur ne llogaritje dhe me realistik. Si gjithmone numrat nuk kane rendesi. Cdo opozite ne cdo kohe eshte ne gjendje te mbledhe me autobuze 10,000 apo edhe 100,000 nga gjithe vendi ne Tirane per protesten e rradhes.
    Rendesi ka fryma, shpresa, mesazhi dhe fatekeqesisht kjo proteste dhe kjo opozite nuk ka asnje nga keto.
    Rama eshte mjeshter per ti sfumuar keto protesta. Shiko qendrimin e tij per te kuptuar qe asnje gje nuk do te ndodhe. Perpara qetesise se tij dhe planit te veprimit te policise se shtetit burra si Nokaj dhe militantet me te flakte te PD maksimumi qe do bejne eshte qe te hedhin ca shashka dhe boje mbi policet simpatike te policise qe duam. Pas kesaj nje numer i madh arrestimesh dhe me shume militante qe do rrine te fshehur dhe nuk do marrin pjese ne protesten tjeter, qe me shume gjasa do ndodhe kur karrigja e Bashes ne PD te vihet ne rrezik

    1. Harillaqi says:

      Ne proteste do kete pjesemarrje,pasi pd-ke ka vene shume te medha ne dispozicion te rretheve e qarqeve per te paguar militant te saj.Pra njerzit do vijne ne proteste se i gezojne 5 mijelekshit,dhe nuk u pullcet bytha shume per Bashen apo shalshqyeren Momika çizmen.

    2. adi says:

      dmth
      nese timonieri ka ndermend te rrjepi cdo qindarke te xhepave te shqiptareve nuk kemi ca i bejme se zgjedhjet behen ne 2021???
      nese timonieri simbas preferencave te tij bashkon turqine me shqiperine ska gje o burre kur te vijne zgjedhjet se deri atehere nuk kemi ca bejme???
      nese timonieri e ben shqiperine nje hale te madhe me plehrat e europes nuk kemi ca bejme zgjedhjet jane ne 2021????
      nese timonieri kerkon te deboje nga shqiperia dhe keta qe kane ngele , nuk kemi ca i bejme zgjedhjet jane ne 2021???
      dhe vetem sa per shembull ketyre truthareve te naftes timonieri per zgjedhje ju tha , ju premtoi 2 gjera qe investimi i miqve te tij ishte serioz dhe ata do i mernin leket, tani qe keta nuk kane mare lekte e bukes simbas llogjikes se ketij sorosianit zaloshnjes keta tipat bejne gabim qe kerkojne leket e bukes te timonieri se zgjedhjet jane ne 2021?????
      beni qejf o qeratallare se me kete popull bageti qe ha bar, bile edhe mut mund ti hidhni dhe kenaqet se zgjedhjet behen ne 2021!!!!!!

      1. Kapedani says:

        Adi nje fjale per Gerdecin,21 janarin,97-ten e gjithe krimet e bera nga PD. Ato qe parashtron zotrote eshte thjesht mendimi yt por jo i imi dhe jo i te tjereve.Ti ke kohe deri ne 2021 te pellasesh poshte e perpjete qe te besh sa me shume njerez per vete.Kete do e tregojne zgjedhjet lokale ku do shikoni sa elektorat ju ka mbetur PD-se dhe LSI-se.Problemi ketyre partive eshte se nuk duan zgjedhje se LSI-ja do shkermoqet ndersa Lulushja nuk ka si ta justifikoje edhe nje humbje tjeter.Ne pritje te plaçkitjes se radhes do shohim ku do ju nxjerri kjo rruge.Ndersa per ata qe thone se po vjen Vetingu une spara besoj shume.Duart ne tepsi i kane futur te gjthe .Ujku ujkun nuk e ha.Vetem Sali Kar*axhiçi si kriminel dhe antishqiptar qe eshte mund te vrasi dhe burgosi,por jo per vjedhje ose abuzohet thjesht per te hequr qafe ata qe i prishin pune.Miting te mbare dhe mos harroni se çdo demtim apo shkaterrim do riparohet me paret e popullit dhe jo te Ed palles.

  2. G says:

    Ky ta mbush mendjen

  3. Rrema says:

    Demokracia do të thotë numëra këto maxhoranca i ka kështu që Luli i ben qefin vetes.

  4. murat kepa says:

    Kete koment e paska bere Merua.Se ky komentet kundra qeveris nuk i boton.U ftofsh ne b……Mero djali!

  5. Lili says:

    Demonstrat per te dhane siçtha ai gazetar certifikat virgjineri Bashes? Jo nuk fjeta me Ramen ate nate pas marreveshjes,nuk jane bere çuni i Rames,jam ende çuni i Berishes….
    Kush do luftoje per kete mut?
    Le te vazhdoje edhe ne votimet e ardhme edhe ma pak vota do fitoje.

  6. Petrit says:

    Na rrujti [email protected] ky zaleshi me keta sondazhe
    Ne fakt nuk eshte faji i zaleshit
    Eshte kjo qe dikush e quan gazete qe i boton ne menyre te perseritur te njejtin shkrim gjoja per te bindur delet se çdo gje ne kete vend shkon vaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje